
Te dielen e kaluar patem kenaqesine te vizitonim 2 vende te kendshme antike dhe turistike te Turqise me miqte e mi fotografe. Kete here , pikat tona te eksplorimit qene Kiyikoy dhe Vize. Zona e Kiyikoyit eshte e perfshire ne krahinen e Vizes dhe ndohet 164 km larg Stambollit.Kiyikoy eshte nje vendbanim qe ka egzistuar qe gjate koheve antike.
Vendndodhja e tij eshte ne Traken e vjeter.

Kiyikoy ka formen e nje gadishulli , sepse eshte nje cope toke e rrethuar shume çuditshem nga dy perrenj te medhej te quajtur "Pabuç" dhe "Kazan".Zona bregdetare e Kiyoyit eshte e mbushur me shkembinj qe perkedhelen nga valet e detit te Zi. Ne shume nga keto shkembinj ka plot shpella te cilat dikur sherbenin per strehimin e anijeve pirate qe sulmonin zonen.Po midis kety shkembinjve , gjendet dhe nje kishe, e cila eshte nje nder vendet e tjera qe duhen vizituar [sado qe ne nuk na doli koha:(] Kjo kishe e ndertuar ne shekullin e 9-te, eshte nje pjese e kultures bizantine te krishtere. Me lendinat e gjelberta ,perrenjve dhe bimeve te veçanta qe rriteshin ne te, ranishtes shume te veçante dhe shkembinjve te thepisur, si dhe per shkak te vendndodhjes se tij shume te favorshme ne bregdetin e Detit te Zi, Kiyikoy eshte nje vend shume i veçante me plot bukuri natyrale.
Ne u kenaqem dukem bere dhe plot foto hijesh ne rere , siç mund ta shihni dhe nga fotot.
per me shume infor rreth Kiyikoy klikoni ketu : http://en.wikipedia.org/wiki/K%C4%B1y%C4%B1k%C3%B6y
Edhe krahina e Vizes qe perfshin zonen e Kiyikoyit eshte e perfshire ne pjesen Trake.
Ndersa emri Vize eshte pershtatja e fundit , e emrave te meparshem si Byzia,Bizje,Bide,Biza,Vyza etj.
Emri Byzia ne mitologjine greke qe emri i hyjnise se burimeve , emer ne qe ne fakt llogjikisht i shkon shume per shtat kesaj zone mjaft te njohur per bollekun e ujit.Edhe zona e Vizes ka qene e pushtuar nga shume shtete si Perset,Romaket,Keltet,Bizantinet,Bullgaret,dhe se fundmi Osmanet.Kjo sigurisht qe ka ndikuar ne krijimin e mjaft veprave dhe ndertesave hitorike si psh kisha e Haghia Sophias,nje teater antik,kishat neper shpella,manastire,çezme, mure keshtjellash etj..
Mua me beri shume pershtypje dhe nje hamam i vjeter i demtuar shume nga koha por ende shume shume i bukur dhe mbreselenes , megjithe vetmine e tij te zymte.Ja nje foto prej tij:http://flickr.com/photos/eni/2322975313/

Dreken e beme prane nje prej perrenjve te rrethuar plot me peme dhe lule fantastike.Menuja qe: qofte, syxhuk dhe perime te pjekura plus dhalle dhe boze me kanelle.Hera e pare qe piva boze se s'para me pelqen por kjo sikur me shijoi.Tek fotoja e fundit mund te shikoni njerezit duke mbajtur rradhen e drekes si dhe disa pamje nga grupi ne pergjithesi.
Por surpriza e dites qe diçka tjeter.Ne fund para se te ktheheshim , kryetaret e grupit na thane se do na shperndanin deftesat:)
Neve u habitem , çfare deftesash thame, veç kur shohim se kishin printuar per secilin anetar nje foto qe e kishim shkruar me pare ne forum qe na pelqente.Ishte nje surprize shume e bukur te shihje foton tende te printuar ,aq me teper kur nuk e prisja fare:)
fotoja qe kisha zgjedhur qe kjo :http://flickr.com/photos/eni/2068072269
Keshtu e perfunduam dhe ekskursionin tone te fundit duke pritur me padurim per ekskursionin tone te ri:)
shenim : ne foton e pare dhe te fundit ka kryesisht foto nga Kiyikoy dhe ne te dyten dhe te katerten kryesisht nga Vize.klikoni mbi foto per ti zmadhuar.







