Monday, July 06, 2009

Amaneti i Nazim Hikmet

Kete poezi doja ta sillja ketu ne fakt me date 3 Qershor 2009 , qe eshte dhe data e vdekjes se Nazim Hikmet , por ja qe ngeli per sot per mungese te kohes.
Kete poezi poeti e ka shkruar ne nje kohe qe ka qene i semure jashte atdheut te tij.
Sic shume prej jush mund ta dini , ketij poeti te madh i qe hequr kombesia e shtetit te vet dhe ai vdiq me kete pikellim.Kombesia ju rikthye vitin e kaluar , tashme shume vone , por sidoqofte ju kthye me ne fund.
Nuk ka nevoje per shume komente kur jane vargjet e tij, ndaj po ju le ta shijoni.
------------------------------------------------------------------------


AMANETI

Shokë nëse nuk e kam për risk ta shoh atë ditë,

Nëse vdes përpara çlirimit,

Më merrni dhe më varrosni

Në një varrezë në fshatrat e Anadollit

Nga një anë e imja le të prehet argati Osman

Që e vrau Hasan beu

dhe në anën tjetër

dëshmorja Aishe që vdiq

pa mbushur të dyzetat

Le të kalojnë poshtë dheut të varrit , meloditë permes traktorëve ,

era e freskët e gjindjes , era e benzinës së djegur në buzë të agut ,

në tokat ; pronë e të gjithëve , me ujë nëpër kanale ,

pa frikë thatësire apo xhandarme .

Ne patjetër që nuk do ti dëgjojmë këto melodi ,

do të dergjemi poshtë dheut tejembanë ,

të vdekurit kalben porsi degë të zeza ,

nën dhe , ashtu të shurdhër , të verbër ,memecë.


Por unë i pata kënduar këto melodi

para se ato të krijoheshin ,

e pata ndjerë erën e djegur të benzinës

para se të vizatohej traktori vetë .

Sa i përket komshinjve të mij të heshtur ,

dëshmorja Aishe dhe argati Osman

mbase dhe pa e vënë re

hoqën shumë nga mungesa e tyre

për sa kohë ishin në atë botë



Shokë, pra nëse vdes para asaj dite,
- që në fakt ashtu duket-
Më varrosni në një varrezë fshati në Anadoll
dhe po qe e mundur ,
t’më vini një pemë panje mbi varrin tim
nuk më bie ndërmend as për gurin e varrit...

27 Prill 1953
Senatoriumi i Barvihasë


Perkthimi nga turqishtja : Eni Turkeshi




7 comments:

  1. te falenderoj per shqiperimin! kam pershtypjen se letersia turke nuk eshte shume e botuar ne shqiperi, sidomos poezia. ndoshta e kam gabim, por s'e kuptoj pse.

    nuk mund ta lexoj ne origjinal, por me pelqejne fjalet qe zgjedh. ama duhet te ushtrohesh me teper me perkthim vargjesh! ;)

    ReplyDelete
  2. p.s.
    me kujtove qe kam ca perkthime amatore te miat diku ne kompjuter. do germoj...

    ReplyDelete
  3. hehe e vertete Korb , patjeter sepse nuk eshte se kam perkthyer shume vargje me pare ;)
    flm per leximin.ke te drejte per letersine turke.shume pak eshte e perkthyer.kohet e fundit ka marre hov prej Pamukut disi.

    ReplyDelete
  4. kontrollova por se gjeta dot versionin anglisht te kesaj poezie :(
    por eshte shume e preferuar ne Turqi dhe sidomos me rastin e pervjetorit te tij e citojne perhere.

    ReplyDelete
  5. dhe pa harruar , nese je i interesuar te lexosh me shume letersi turke , nese shtyp etiketat : nazim hikmet dhe orhan veli kanik ne blogun tim do lexosh disa perkthime te puneve te tyre qe kam bere une.

    ReplyDelete
  6. po, tani prej Pamukut sikur ka terhequr interes. e gjeta ne anglisht, ketu:
    http://www.poemhunter.com/poem/last-will-and-testament/

    lexova dhe poezine tjeter te Hikmetit qe ke perkthyer para shume kohesh. flm dhe per te!

    "Vdekja eshte e drejte"
    "E godet mbretin dhe varfanjakun me te njejten madheshti."

    po te vije nje poll te faqja, une do votoja qe te perktheje vjersha te Orhan Veli Kanık. :)

    ReplyDelete
  7. ah flm se paskam vene re.

    Nazim Hikmet ka gjuhe mjaft te veshtire per tu perkthyer , kjo eshte e ditur boterisht por sigurisht qe perkthimi im nuk eshte me i miri une thjesht dua te sjell ketu disa poema ;)

    ReplyDelete