Tuesday, March 11, 2008

Ekskursioni yne i fundit: Kıyıkoy&Vize

Photobucket

Te dielen e kaluar patem kenaqesine te vizitonim 2 vende te kendshme antike dhe turistike te Turqise me miqte e mi fotografe. Kete here , pikat tona te eksplorimit qene Kiyikoy dhe Vize. Zona e Kiyikoyit eshte e perfshire ne krahinen e Vizes dhe ndohet 164 km larg Stambollit.Kiyikoy eshte nje vendbanim qe ka egzistuar qe gjate koheve antike.
Vendndodhja e tij eshte ne Traken e vjeter.

Photobucket

Kiyikoy ka formen e nje gadishulli , sepse eshte nje cope toke e rrethuar shume çuditshem nga dy perrenj te medhej te quajtur "Pabuç" dhe "Kazan".Zona bregdetare e Kiyoyit eshte e mbushur me shkembinj qe perkedhelen nga valet e detit te Zi. Ne shume nga keto shkembinj ka plot shpella te cilat dikur sherbenin per strehimin e anijeve pirate qe sulmonin zonen.Po midis kety shkembinjve , gjendet dhe nje kishe, e cila eshte nje nder vendet e tjera qe duhen vizituar [sado qe ne nuk na doli koha:(] Kjo kishe e ndertuar ne shekullin e 9-te, eshte nje pjese e kultures bizantine te krishtere. Me lendinat e gjelberta ,perrenjve dhe bimeve te veçanta qe rriteshin ne te, ranishtes shume te veçante dhe shkembinjve te thepisur, si dhe per shkak te vendndodhjes se tij shume te favorshme ne bregdetin e Detit te Zi, Kiyikoy eshte nje vend shume i veçante me plot bukuri natyrale.

Ne u kenaqem dukem bere dhe plot foto hijesh ne rere , siç mund ta shihni dhe nga fotot.
per me shume infor rreth Kiyikoy klikoni ketu : http://en.wikipedia.org/wiki/K%C4%B1y%C4%B1k%C3%B6y

Edhe krahina e Vizes qe perfshin zonen e Kiyikoyit eshte e perfshire ne pjesen Trake.
Ndersa emri Vize eshte pershtatja e fundit , e emrave te meparshem si Byzia,Bizje,Bide,Biza,Vyza etj.
Emri Byzia ne mitologjine greke qe emri i hyjnise se burimeve , emer ne qe ne fakt llogjikisht i shkon shume per shtat kesaj zone mjaft te njohur per bollekun e ujit.Edhe zona e Vizes ka qene e pushtuar nga shume shtete si Perset,Romaket,Keltet,Bizantinet,Bullgaret,dhe se fundmi Osmanet.Kjo sigurisht qe ka ndikuar ne krijimin e mjaft veprave dhe ndertesave hitorike si psh kisha e Haghia Sophias,nje teater antik,kishat neper shpella,manastire,çezme, mure keshtjellash etj..
Mua me beri shume pershtypje dhe nje hamam i vjeter i demtuar shume nga koha por ende shume shume i bukur dhe mbreselenes , megjithe vetmine e tij te zymte.Ja nje foto prej tij:http://flickr.com/photos/eni/2322975313/

Photobucket

Dreken e beme prane nje prej perrenjve te rrethuar plot me peme dhe lule fantastike.Menuja qe: qofte, syxhuk dhe perime te pjekura plus dhalle dhe boze me kanelle.Hera e pare qe piva boze se s'para me pelqen por kjo sikur me shijoi.Tek fotoja e fundit mund te shikoni njerezit duke mbajtur rradhen e drekes si dhe disa pamje nga grupi ne pergjithesi.
Por surpriza e dites qe diçka tjeter.Ne fund para se te ktheheshim , kryetaret e grupit na thane se do na shperndanin deftesat:)
Neve u habitem , çfare deftesash thame, veç kur shohim se kishin printuar per secilin anetar nje foto qe e kishim shkruar me pare ne forum qe na pelqente.Ishte nje surprize shume e bukur te shihje foton tende te printuar ,aq me teper kur nuk e prisja fare:)
fotoja qe kisha zgjedhur qe kjo :http://flickr.com/photos/eni/2068072269

Keshtu e perfunduam dhe ekskursionin tone te fundit duke pritur me padurim per ekskursionin tone te ri:)

shenim : ne foton e pare dhe te fundit ka kryesisht foto nga Kiyikoy dhe ne te dyten dhe te katerten kryesisht nga Vize.klikoni mbi foto per ti zmadhuar.

11 comments:

  1. nooo it's nor fair!!!!!!!!
    pse ne duhet të shikojmë sa qejf bëni juve ndërkohë që ne duhet të punojmë
    :(

    no more neps girl mirë?! :D

    ReplyDelete
  2. ca qejfi!! fotot me pelqejne shume fare. ca ngjyrash!! me ka hypur budallalliku i pranveres me duket, se mezi pres te liroj gishtat e kembes ne sandale.

    ReplyDelete
  3. Eni sa gje e mrekullueshme te kam zili ne kuptimin e mire te fjales.Jam ne shenjen e shigjetarit dhe me pelqen te udhetoj dhe te shoh vende te reja.Sot mora frymezim nga fotografite e prezantuara nga ju jane vertet te bukura.Faleminderit te pershendes Dora.

    ReplyDelete
  4. Eni!Te kam zili se ben nje jete aktive.Por jo vetem kaq:kenaqesite qe ndjen,i ndane me ne,te"humburit!"(ku fus veten time).Nuk je nje kundruese dhe aq:por vezhguese e thelle qe di te japesh"majane" e krejt udhetimeve tuaja aq te bukura.Duke te uruar gjithe te mirat,te premtoj se poeziet per ato "rosat"(duhente jene mbi tri!)ende nuk i kam gjetur.Epo neser do shkoj tek doktori(kasapi thuaj!) dhe,po e kalova lehte"provimin",do rikthehem me peozite.Deri atehere:fat dhe vetem fat te bardhe pace!
    Perparim Hysi,11 mars 2008

    ReplyDelete
  5. Eni!Premtimi duhet mbajtur dhe,ne vend te pules po te sjell sorren.ja qe nuk i gjeta ato poezite per rosat(kerkimet vazhdojne,s'do mend!0,por ne vend te tyre ,po te sjell nja dy-tri me shpeze te tjera qe i kam shkruar ketu.
    Mellenjat
    Dy mellenja tek liqeni
    Uje po pijne si me frike
    Se "gogol"per to liqeni
    Vecese ferren e kane mik.

    Ja tek ngulin sqepat frikshem
    Syrin rrotull a perqark
    Dhe liqenin lene stuhishem
    Per ne ferra futen vrap.

    Se ne ferra kane "shtepine"
    Ze kendojne qok-qok!
    -Ne liqen a veme te pijme?
    Ta provojme njehere tok?!

    Dhe leshohen tek liqeni
    Se s'u ngopen me tamam.
    Moj mellenja,c'keni,c'keni?
    Mos u trembni! Ju kam xhan...
    2 mars 2001
    Turtujt
    Turtujt cdo dite i shoh tek lozin
    Gjithmone jane cift(kurre s'i pashe tek!)
    Ne se mbi peme a mbi bar kullosin
    Mua me kenaqin:nga mengjesi ne dreke.

    Por shpesh here kur shetit mbesen
    Nje turtull nga te tjeret e vecoj
    Se ngjyre te bardhe ka dhe pjesen
    E qafes(me nje rreth te zi ia dalloj)

    Kam qejf qe ta ze kete turtull te bardhe
    Qe rrethin e zi gjeometrik ka ne qafe
    Cuditem me ortakun:s'e ka te bardhe!
    Dua qe ta ze per time mbese,Albe.
    2 mars 2001
    Qukapiku
    Qukapiku "kriminel!"
    Trungun pishes po ia shpon
    Sikur ngul nje fendyer
    Bobo,pisha!Si duron?

    Shih pa shih e shpon me sqep
    trungun sec ia beri shoshe
    Pishe e varfer sec po heq
    Qukapik!C'ben?U shofshe!

    RReh me sqep sic ben kovaci
    Kur rreh hekurin ne farke
    Qukapiku,trazovaci.te gjithe pishen e ktheu thate.
    2 mars 2001
    Nje miu i rashe me gur
    Nje miu une i rashe me gur
    (s'e shoh dot ket'edepsez!)
    Irashe une se jam"goxhaburre"
    C'me dinte?Robert Berns?!

    M'i hodhi syte e tij te veckel
    C"t'ju them?Ashtu si mi!
    Ku pyes une per sy te veckel
    Se jam burre "namuzli!"

    Pse,-i thashe,-mos jam Bernsi
    Qe te ze te qaj per ty?!
    I drodhi gurit sojsezi
    Po tjeter gur kam tani.

    Shyqyr qe iku dhe u fsheh
    Se namin do t'i beja
    Pale,pale shiko c'me sheh
    Tek u fut teke vera.
    24 mars 2001
    Po "vdes" rosaku
    ka tri dite qe e gjej te vetem
    ne te njejtin vend,nje rosak!
    Eshte i menduar sa nuk do veten
    ushqim s'pranon aspak.

    E gjej ate une buze kanalit
    Dhe ne buze kanalit rri kruspull
    E hedh me dore,te notoje kanalit
    Por del me vrap... rri kruspull!

    Mban zi per rosen bukuroshe
    (C'i bere,o grabitqar?!)
    E dehte ajo si rakisarhoshe
    Tani s'eka:plasi me te qare!

    Ne uje tani nuk futet me
    As ha as pi:aspak!
    Dhe qan i vetem,nen ze
    Po vdes pak nga pak.
    20 prill 2001
    Rosaku vdiq
    Rosaku vdiq.Te ngrire,krahehapur e gjeta sot!
    Sa keq!Sa keq me ka ardhur!Grabitqarin ze rrah me shkop!
    E shoh te ftohte,qyqar,te shkretin; dhe zemra zu me dhemb!
    S'duroj dot!E vrau veten:dashuroka dhe nje shpend!

    Dihet per mjelemen qe eshte besnik,dashuron vetem nje mjelme!
    Te vdese rosaku per nje mike,kesaj nuk kam c'i them?
    E mora te shkretin pak me kujdes dhe e futa ne nje grope
    Kjo ndodhi sot ne mengjes.Vdekja e tij me perlot.
    21 prill 2001
    Ketri
    Hipi ketri lart ne lis
    Me thote Alba:-Zere gjysh!

    Si ta ze?A s' e shikon?
    Mu tek tjetri"fluturon?!"

    Kaq i madh nuk ze nje keter?
    -Nuk te dua,gjej gjysh tjeter...
    21 prill 2001
    Perparim Hysi,11 mars 2008

    ReplyDelete
  6. rocky: e madhe je..no more neps..sikur thua no more tears:D

    klodiana:ke pa ti dhe mua sikur po me lezetoka pranvera kete vit:)flm hon

    doracouture: sa me behet qejfi nese te ka dhene sadopak frymezim.flm Dora dhe kalofsh mire!

    Papi:flm shume per fjalet e mira.mundohem tju percjell perjetimet e mia se keshtu lloqe per historine e nje vendi mund te gjeni dhe lexoni kudo ne internet..me shkrive me ate punen e majase flm!

    te falenderoj per poezine shume zbavitese:)
    uroj te jesh sa me mire Papi, shendet dhe vetem shendet te uroj se te tjerat vine dhe me pas.qofsh mire dhe te paçim!

    ReplyDelete
  7. ENI-THE GREAT!!!

    Bej ç'bej e bej nga nje vizite ketej thjeshte per tu qetesuar!!!eshte nje nder blogjet qe nuk me zhgenjen asnjhere.e pra dije kaloj shpesh edhe pse nuk le lomente.sidomos tek postimet ne anglisht,c'te besh kam mbetur me anglishten e klases 8-te.

    pershendetje ENI-THE GREAT!!!

    ReplyDelete
  8. kapiten: oh sa shume fjale te mira ne nje tekst kaq te shkurter:) te falenderoj! do mundohem mos t'ju zhgenjej ndonjehere:)

    kalofsh mire!

    ReplyDelete
  9. C'mrekulli!!! Gezohem qe ke kaluar nje safar tjeter fantastik mes miqsh fotografe.

    T'pershendes!

    ReplyDelete
  10. he dmth ta prishen mendjen dhe ty me bozen me kanelle :) jo une do rezistoj akoma kunder saj...

    vertet qenke kenaqur..eskursioni besoj mjaft i vlefshem pas letargjise :)

    ReplyDelete
  11. belle : shume shume u kenaqem hon! flm!

    majla: yllo ti e di qe e kam zet bozen po kjo qe shume e mire ishte diçka mes salepit dhe njekohesisht qe e athet pakez.plus kanella beheshte e mire mjaft.nuk them se me rane te fiket por qe gje e madhe se piva me ne fund:)
    sa i perket letargjise , yep se dhe muajit e kaluar nuk para beme dot shume foto se binte shi ndaj kete here qesh me nje oreks te madh.mbase mund te kisha bere me shume foto sidomos tek ai hamami qe ma hoqi trurin po kur je garumbull ke kohe te caktuar..anyway ke ai hamami ka mundesi te ikim serish se i iku truri drejtorit pas teksturave tha sikur te benim xhirime perdesh ketu..leng me i llaf mund te iki serish:))

    ReplyDelete