
I lindur ne Kergezistan ne provincen e Talasit, fshatin Sheqer ne 12.12.1928 .Diplomen e mori si veteriner nga universiteti i Bishkekut.
Filloi punen si shkrimtar ne gazeten Pravda te Kergezistanit ne vitin 1959, pastaj fitoi fame me librin e tij te tregimeve me titull : Povesti Gori Stepey (Perralla nga Malet dhe Stepat).Mekete liber fitoi çmimin Lenin ne vitin 1963 duke u bere keshtu dhe shkrimtari me i ri me kete çmim.Ne veprat e tij te shkruara ne gjuhen kergeze dhe ruse , temat me te shkruara jane dashuria,miqesia,dhimbjet nga koha e luftes dhe trimerite e heronjve si dhe lidhjen e forte te te rinjve Kergeze me kulturen dhe zakonet e tyre.
Aytmatov e ka pershkruar me se miri ne tere veprat e tij , çdo lloj aspekti te popullit te tij , duke perdorur elemente shume te verteta dhe te ndjera dhe duke i qendruar besnik perhere elementeve heroike,historike te popullit te vet.Ai u perpoq t'ja perçonte dhe brezit te ri kulturen kergeze me tere pasurine shpirterore,morale ,fizike , duke perdorur elementet psikologjike , botekuptimin ,kulturen kergeze si dhe historite e njerezve te thjeshte duke u frymezuar nga legjendat,krijimet,perrallat e vendit te vet.Shkrimet e tij kishin dhe karakter nxites atdhetarizmi ndaj lexuesve te tij.
Veprat e tij jane perkthyer ne 150 gjuhe te ndryshme.Ne vitin 1958 ai u zgodh anetar ne Presidencen e Bashkimit te Shkrimtareve Kergeze ndersa ne vitin 1962 zgjidhet si sekretar i pare i Bashkimit te Punetoreve te Kinematografise Kergeze.Pasi i zgjodh si anetar i SSCB nbe 1966, ne vitin 1967 ai behet anetar i Komitetit Drejtues te Bashkimit te Shkrimtareve te SSCB dhe ne vitin 1968 nderohet me titullin e Letersise Shteterore Ruse.
Vitet e fuındit te jetes ai u hodh dhe ne jeten politike.Eshte mjaft i njohur dhe per bashkebisedimet e tij nderkombetare politike.
Ndersa ne Shqiperi , ky shkrimtar nuk njihet shume , pa dyshim qe filmi i tij "Shamikuqja" [per me shume rreth Shamikuqes mund te shihni kete shkrim te vjeter timin ]eshte nje nga te preferuarit e shqiptareve mes filmave turq.Ne fakt ky film ka marre shume çmime ne shume vende te botes,po ashtu dhe skenari i tij ashtu si dhe shume krijime te tjera te shkrimtarit.
Ne nje menyre shume kuptimplote ky vit qe shpallur qe perpara humbjes se shkrimtarit si viti i Aytmatovit ne Kergezistan.
I perjetshem qofte kujtimi i tij!
Shenim: Te dhenat rreth shkrimtarit u morren nga faqja : www.bilgicik.com , ndersa fotoja nga www.patikalar.net