Thursday, July 24, 2008

Trendet e 2009

Ne qendren e Dekorimit te brendshem , ku ndodhet dhe dyqani i firmes sime , organizohen shpesh konferenca te ndryshme , mjaft informative.

Para 1,5 muaji pata rastin te ndjek konferencen me teme "Trendet e 2009" , nje konference shume informative dhe interesante e specialistit te trendeve Vincent Gregoire.Me terhoqi shume menyra e tij e shpjegimit te temes ishte vertet shume dinamike dhe realiste, e nderthurur me mjeshteri me shume faktore aktuale.Ndaj vendosa ti ndaj me ju sipas shenimeve qe mora gjate konferences:

Sipas tij fjalet kyçe qe karakterizojne trendet ne vitin 2009:

1.maksimalizem

2.elementet latine

3.energjia e viteve '80

4.frymezim nga muzika e viteve '80

5.prakticitet

6.optimizem

7.sofistikim

8.(mendime/trende,ide,besime,gjendje)paradoksale

9.perzierja e paradokseve me njera tjetren

10.Teksa vitet '90 kaluan me filizofine Zen, e ardhmja do jete surrealiste ,plot me paradokse dhe perzierjen e tyre.

11.über

12.Efekte Dyshe

13.Ngjyrat e pergjithsme te 2009’un genel renkleri :E Zeze & E bardhe, Ngjyra Floreshente , Ngjyra energjike trendi qe te kujtojne nje kub si ylberi.

Drejtimet qe do te ndjekin masat e popullsise duke ndjekur shpirtin e shoqerise:

Ka nje lloj ndjesie perhumbjeje.Jetojme ne nje bote plot fatkeqesıra,rreziqe.Tek çdokush ndihet mosbesimi dhe kaosi.

E njejta sjellje do te shihet dhe nga klientet , ku keta te fundit ndihen te humbur dhe kane dalur ne kerkim te pozitives.Kerkojne parajsen e re dhe kesisoj do te drejtohen drejt zgjidhjeve dhe trendeve krijuese .Profilet e tyre Vincent i ndan ne 4 grupe:

*The Metro-puritans

*The Perspectivists

*The Neo Neo Gothics

*The Extantrics

Photobucket

1.The Metro-Puritans

Pikat kyçe qe karakterizojne kete rryme:

1.Thjeshtesi luksoze

2.sofistikim

3.stil

4.ekologjik

5.strukturat fitojne rendesi

6.punime grafike

7.art

8.fiksim pas ujit

9.rendesia e gjelberimit

10.metodika

Klientat qe ndjekin kete rryme i japin shume rendesi ekologjise.Jane kundra çdo lloj produkti qe ndikon keq mbi memen natyre.Duan te jene perdorues me te ndergjegjshem ,pa e demtuar natyren fare.Duan qe te prodhohen gjera duhe e mbrojtur natyren.Tek produkti kerkojne rregull , strukture si dhe duan te jete i sofistikuar dhe ekologjik.Gjemojne produktet e rindertuara , me struktura funksionale te pozicionuara zgjurasisht ,por qe ne te njejten kohe nuk jane bazike (shume te thjeshta) dhe pa njefare stili.

Ka nje kthim ne minimalizmin e viteve 90’ , por kete here ky kthim eshte me shpirteror,sensual dhe inteligjent. I pelqen te jetuarit ne standarte te larta dhe zgjedhin produktet me stil te veçante dhe qe bien ne sy.I japin shume rendesi ujit dhe gjelberimit.Sipas tyre , uji eshte produkti me luks meqe eshte nje burim natyral.Ujin e shikojne si elementin qe do shpetoje boten.
Per shkak te preferencave ndaj gjelberimit, kane preferenca dhe ndaj ngjyrave te produkteve ushtarake.Kjo shihet dhe si nje levizje ushtarake dhe mund te vihet re ne tere produktet e tere sektoreve.

Nuk i terheqin me dhe aq shume produktet organike pasi e dine se dhe prodhimi i tyre i kushton shtrenjte natyres,ndaj preferojne produktet e punuara me dore.Edhe pambuku eshte nje nga elementet e papreferuara per shkak te mos qenit ekologjik.Ne vend te tij do te rastiset shpesh me bambune dhe aplikimet e saj ne shume produkte.

Ngjyrat spikatese:Bezhe,tonet e jeshiles, ngjyrat e dheut,si dhe e verdha perdoret per te dhene veti shkelqyese.

Photobucket
2.The Perspectivists

Pikat kyçe qe karakterizojne kete rryme:

1. Nje lloj i ri gjeometrie/Forma te ndryshme

2.Kombinime te reja

3.Kende te reja

4.Vizione te reja

5.Ri-strukturim

6.Vellim

7.Qarkullim

8.Ngjyre

9.Vazhdimi i rrymes "Disco Fever"

10.Energjike

11.Atmosfere nga vitet '30& '50

12.Madheshti

13.Dizenjo

14.Maksimalizem

Ata qe ndjekin kete rryme , deshirojne ti kthejne te tera pikat e mesiperme ne pjese te jetes dhe ti vene ato ne perdorim.Ri-strukturimi do te perdoret shume , por perhere ne menyre shume madheshtore.Ka nje ri-kthim ne ngjyra,gjeometri,strukture,vellim dhe qarkullim.Eshte plot energji,disa here edhe agresiv.Mund te shihet si simboli i Tregut te Masave , por eshte shume me i fuqishem se ai.Ngjyrat perdoren si force dhe drite.Perdoren edhe si arme.Do te shihen dizenjo te guximshme.

Perspektivistet , preferojne ti shohin produktet si nje gjetje e rralle dizenjoje dhe jo si nje produkt luksi!
Ngjyrat e perdorura jane ngjyra te forta me efekte bllokuese.

Maksimalizmi ri-kthehet akoma dhe me fuqishem.

Kombinimi i formave dhe teksturave eshte shume i rendesishem!Yuvarlak şekil revaçta , onu her yerde ve sektörde görebiliriz.Japon kare ürünler artık o kadar aranılan bir şey değil.Po ashtu bien ne sy dhe detajet ne metal ,ku keto te fundit jane perdorur ne menyre te rafinuar.

3.The Neo Neo Gothics

Pikat kyçe qe karakterizojne kete rryme:

1.Ngjyra e bardhe (por jo nje e bardhe e zakonshme , nje e bardhe me e veçante, e çuditshme , e papare , qe te kujton pudren ,pluhurin dhe tonet organike)

2.Baroke

3.Gotike

4.E kuqe e gjakut (per ta kombinuar me te bardhen dhe per te arritur kesisoj nje efekt te forte dhe trondites )

5.Sisteme te reja ndriçuese

6.Forma dhe struktura te reja , 3 dimensionale

7.ekologjike,natyrale

8.Teknologjike

9.Qelizat dhe strukturat gjenetike jane burim frymezimi

10.Luks

11.Mbeshtjellje ne disa shtresa

Klientet marrin frymezim nga stilet baroke dhe gotike , por kete here nuk nisen nga ngyra e zeze por e bardhe.Kete here e zeza e re , do te jete e bardha!

Arsyeja per kete do te jete pakesimi i ngjyres se bardhe ne pergjithesi.Kjo do te beje qe e bardha te fitoje nje status luksi.E bardha do te jete njekohesisht dhe simboli i modernizmit dhe teknologjise.E bardha do te shihet gjithashtu dhe si nje rilindje,nje rruge e re.Por megjithse e bardha njihet si simbol i pafajesise,kete here nuk do te jete e thene te paraqese serish ate.Kete here e bardha ,ashtu si dhe tonet saj te çuditshme dhe te rralla te perdorura , do te pasqyroje here fantazmat,here magjiken ,here te çudtishmen ,here kujtimet dhe here diçka te papare me pare , por sidoqe te jete perdorimi i saj do te jete perhere shume cilesore dhe me cilesi ekologjike.

Çdo gje do te mbeshtillet me te bardhe.Do te shihen materiale organike dhe revolucion teknologjik.E bardha nuk do te kete tone te shkelqyera.Do jete agresive ,por ne te njejten kohe edhe me tone te buta ,te lehta dhe te pastra.
Do dalin ne pah forma dhe struktura te reja,produkte 3 dimensionale dhe do shihet nje frymezim i marre prej strukturave qelizore/gjenetike.
Per te sjelle kontrast ndaj kesaj te bardhe dhe per te kujtuar stilin gotik prane saj do perdoret dhe e kuqja e gjakut.
Tonet e se kuqes: e kuqe e gjakut, e kuqe si ngjyra e muskujve dhe e mishit.
Po ashtu do te vihen re dhe efektet e kontrastit mes se bardhes e se kuqes,elemente gotike dhe baroke,tone te lehta dhe elegante,detaje te sofistikuara te perziera pakez me hollesi arabeske dhe pakez shkelqyese.

Ngjyrat: e bardhe (ne tonet qe permendem me lart) , nje lloj toni i rozes ,e kuqe (tonet e permendura me lart) , ngjyrat fosile, gri,ngjyrat romantike ,e bardha minerale ,ngjyrat marine (por kurre ngjyra blu! ).

Kjo rryme ruan shume elemente nga e kaluara por duke i perzjere keto me teknologjine e re.Edhe dantela eshte nje detaj qe do vihet re ne tekstil.

Eshte rryma e kundert me rrymen ZEN!

similar?

4.The extantrics
Pikat kyçe qe karakterizojne kete rryme:

1.Te çmendur

2.Te egzagjeruar

3.Skiç

4.Komike me spec

5.Anarshiste

6.Vagabonde

7.Surrealiste

8.Simbole te marra nga vitet '50/loje fjalesh

9.Grumbullues

10.Te perzier por ne te njejten kohe te organizuar.Nuk ka rendesi nese eshte e mire apo e keqe,rendesi ka te jete e perzier.

11.Nuk eshte shik ,por e guximshme /madje ndonjehere permban elemente erotike

11.Elemente vizuale

12.Lojra me dritat

13.Objekte te shkelqyeshme

14.Stil

15.Orientalizem

16.Bohem

17.I pasur

18.I shkaterruar

19.Frymezim nga format gjenetike

20.Psikotropik (qe ka veprim te veçante mbi qelizat e trurit )

Klientat qe ndjekin dhe mbeshtesin kete rryme , jane klienta qe duan te dalin jashte normave te shumeditura te luksit dhe mireqenies.E çuditshme eshte se ata qe e ndjekin kete rryme jane me teper moshat e vjetra,teksa te rinjte jane me konservative.

Nuk eshte nje rryme per te shitur mend:) Koncepti i ri i luksit do jete tallja dhe te qenurit komik.
Keta kliente jane te fisem.Per ta ka rendesi stili dhe eleganca e produktit , jo çmimi i tij.Njekohesisht jane te fiksuar dhe pas gjerave absurde dhe te pakuptimta.

Kjo rryme mund te permblidhet keshtu. "Bashkimi i luksit me hedhurinat per te krijuar nje atmosfere te denje vagabondesh" .

Perpiqen te perfitojne dimensione te reja duke luajtur me simbolet.Do vihet re egzagjerimi i dimensioneve .

Eshte nje stil provokues.Ne dekorim do ndihen gjurmet e Orientalizmit (pjese te marra nga kultura turke,iraniane,irakene,jordaneze dhe ajo e Dubait) .Ndersa ne dekorimin shtepiak do te vihet re nje kolazh nga lindja e mesme.

Nje rryme boheme,psikotropike.E pasur ,por qe nuk e imiton te shkuaren.Pothuajse ne çdo produkt do te vihet re nje aplikim llaku ose elementi shkelqyes.Ne tekstil do perdoren shume kadifja dhe puplat.Po ashtu ne dekorim do perdoret shume dhe qeramika.
Ne mobilje do perdoren shume elemente nga koha e Elizabetes,Napolonit dhe ajo Viktoriane si dhe disa efekte nga fundi i shek.XIX.
Ngjyrat: E kuqe , lejla (dhe tere tonet e saj) , blu, e verdhe ,marine , ngjyre kocke si dhe bashkimet e ngjyrave lejla,blu dhe te kuqe.

Ja dhe disa trende dhe rryma te parashikuara per vitin 2010:

New Evangelist: Spiritualizem,barok,jete qyteti.

New Explorers:Perzierje e elementeve romantike,poetikes dhe teknologjise.Merr frymezim nga natyra.

New Shamans:Merr frymezim nga shek XIX ,kthim ne instikt , i çuditshem , i veçante dhe pakez helmues.

New Anartists: Me shume stil anglez,punk ,histerik,madheshtor ,me shume anarshist , plot energji , me ide tallese , shkaterrues i se vjetres dhe perpjekje kerkuese per nje rruge te re.

Ngjyrat qe do perdoren sipas stineve:

Dimer:njgyra te gjalla

Pranvere/Vere: İndigo,akuatik (ngjyra uji) , blu(pas nje kohe te gjate vihet re kthimi fuqishem ei kesaj ngjyre) ,tone gjeometrike dhe agresive ,ngjyra acidike.

Tonet e : Terre de soleil (toka e diellit ) : bezhe e perzier me roze

Perveç kesaj detaje te tjera qe do vihen re ne keto trende jane:aventurier , i çmendur, kiç (dmth art i lire) , perzierja e luksit me hedhurinat,frymezim nga kulturat latine.

per me shume rreth autorit : http://www.vincentgregoire.com/articles_anglais.html

Monday, July 21, 2008

A rare pearl : "Grammar of Ornament"

photo source: www.yapikitabevi.com

Yesterday , I had the chance to visit "Design Cities" , an exhibition where are shown different objects,photos and description about the cities where first changes of modernism,change and revolution of design were seen.
This exhibition is held in Istanbul Modern Museum of Arts. Please click to the museum's site to learn more about this exhibition.
For more infos and photos please visit the museum site as it was forbidden for us to take photos:(

But what I mainly want to talk in this post ; is this brilliant book, I had the chance to learn yesterday while visiting the exhibition.
It's a book named "Grammar or Ornament" .This book , has the importance of a bible in ornament culture and was writen aiming to serve as an encyclopedia for the design and ornament.
Owen Jones (1809-1874) is the writer of this superb work.
Owen Jones was a architect and ornamental interior designer .His interior design work were very well known and famous through all the high society families of time. He also was instrumental in the application of chromolithography to book ilustration.In his early world travels , he was so much affected by the Eastern designs ,that he used these ones by reproducing them in his books.These patterns also influenced the English caperts,wallpaper and furniture's style.
This very special book of his , is a masterpiece of the 19th century , with a very special presentation of ornamental motifs from the ancient world ,up to the Renaissance era.Different motifs of different countries of the world are found here (e.g.ornaments of savage tribes ,chinese,hindu,italian,persian,egyptian,assyrian,greek,roman,byzantine,arabian,moresque etc etc).Also general principles of the arrangement of form and colour,in architecture and decorative arts may be found in this book.
What makes it a creation provocative book is making possible the creation of new designs and ornaments,by following the principles of the other 37 propositions.
As it is told , the design theory of the Grammar of Ornament , is modern,scientific, follower of known patters ,free of deliberated historicism , operating by specific principles to create an ornament for every kind of decoration.

I think that this is a great book,that everyone (not just the ones related to this sector )
would enjoy.
But , I still haven't told you the best part of it:)
You may find the total of this book for free (with all the patterns included ) : here
Isn' t so cool? I'm so happy to have run accross;)

By the way, Illuminated books is a lovely site with different illuminated books,all for free..So enjoy!












Thursday, July 17, 2008

E mira , Brigitte Mira




Brigitte Mira, eshte nje aktore e shkelqyer gjermane shume e njohur nga filmat e te famshmit Rainer Werner Fassbinder.Ne fakt babai i saj Siegfried Mira ishte nje pianist çifut rus ,vetem e jema ishte gjermane nga Hamburgu.Prindet e saj deshironin qe ajo te behej mesuese muzike teksa ajo deshironte te behej kengetare ose kercimtare.
photo source:www.nndb.com
Kariera e Brigitte Mira perfshin 8 dekada ne fushat e baletit , operetave , muzikaleve , kabaretave , film dhe televizionit.Rolin e pare ajo e luajti tek pjesa "Esmeralda" ne vitin 1929 ne Köln. Ne vitet '30 ajo vazhdoi te merrte pjese neper opereta te ndryshme deri sa ne fillim te viteve '40 zbulohet natyra e saj zbavitese dhe talenti i saj ne humor dhe i propozohet nje karriere ne kabare , karriere te cilen e ndoqi me sukses.Me pas ajo vazhdoi punen e saj si artiste ne teater dhe si aktore ne kinema.Ndersa ne vitet '50 -'60 do te luante ne mjaft komedi,vitet e fundit ajo pati nje sukses dhe ne fushen e telefilmave duke luajtur ne serialin "three dames from Grill" per plot 15 vjet rrjesht.(1977-1992).Loja e fundit e saj qe ne skene ne vitin 2000 5 vjet para vdekjes se saj (20.prill.1910-8 mars 2005) ne skenen e teatrit Hansa ne Berlin me pjesen "The beggar queen of Moabit" ne moshen 90 vjeçare.
Por bumin si aktore ajo e pati vetem pas pjesemarrjes se saj neper filmat e Fassbinderit , nje nga emrat me te spikatur te kinematografise gjermane.Megjithse eshte per tu permendur edhe roli i saj ne filmin e shkelqyer te Werner Herzog "Enigma of Kaspar Hauser" , ne te cilin ajo luante rolin e nje sherbetoreje shume te veçante.
Pra mund te themi se ishte bashkepunimi me Fassbinder,ai qe spikati dhe vuri ne dukje talentin e kesaj aktoreje kaq te veçante,shpirtin e saj sa te bute dhe sentimental,aq kontrovers dhe rebel , si dhe natyren e saj te ngrohte por dhe hokatare , sa te terhequr por dhe me aq supriza te guximshme.
Me mimikat e saj jo lehte te shpjegueshme,zerin e saj qe te ben te ndjesh respekt por edhe nje afeksion te papershkrueshem, me melankoline here komike,here trishtuese deri ne pikellim,here te habitshme per tu besuar se eshte e mundur apo e vertete ne nje bote si kjo e sotmja , dhe karakteret e rendomta apo heronjte e paperfillur ne shoqeri mbase qe ajo i shnderroi ne mite te fuqishme dhe mbreselenese ,duke misheruar tek to tere dhimbjen,pafuqite ,sinqeritetin,naivitetin ,humorin pickues dhe dashurine e dlire duke lene nje gjurme te thelle tek tere kinofilet dhe kritikuesit e kinematografise.
Roli me i folur i saj mes 8 filmave te tjere qe ajo bashkepunoi me Fassbinderin , qe ai i Emmi Kurowskit tek filmi i quajtur "Ali :Fear eats the soul" ,ku ajo luan rolin e nje pastrueseje te ve ,60vjeçare , te vetmuar ,te paperfillur nga femijet e saj,e cila e gjen ngrohtesine dhe dashurine tek Aliu , nje punetor ilegal marroken.Te dy karakteret kane "minuset" e tyre ne shoqeri:Emmi eshte 30 vjet me e madhe se Aliu ,teksa Aliu eshte ilegal,i nje feje tjeter dhe i nje race tjeter.Me kete film te shkelqyer, ku loja e Miras eshte me shume se dritheruese dhe brilante ajo fitoi Çmimin e Filmit Gjerman ,teksa po i njejti film fitoi çmimin nderkombetar te kritikeve ne Cannes 1975.(kam vene nje video nga ky film ne post) .Qe pas bujes se ketij filmi Mira fitoi nje fame te madhe si aktore e veçante "karakteresh" , karaktere shume te veçanta,ku ato me te spikaturat qene sidomos karakteret e filmave te Fassbibderit.
Mira do te thoshte ne nje interviste pas vdekjes se Fassbinderit me 1982 :Nese ai do te ishte akoma ne jete,tashme do te kisha marre nje Oskar".
E njohur per sensin e saj thumbues te humorit ; dikur ajo qe pyetur sesi i zgjidhte burrat e saj (ajo qe martuar 5 here) sipas shenjave te horoskopit,dhe ajo do t'ja kepuste aty per aty:Jo marr ç'me del perpara:)
Duke perfituar nga kjo sjellje dhe natyre e saj ajo luajti ne disa role karakteresh pikante ne moshe te pjekur,karaktere keto qe lane shume gjurme ne kinematografi.Megjithese nuk ishin te tere role kryesore ,disa here role ndihmese , tipat interesante qe ajo sillte ne jete si proletare sypatrembur dhe te flakte por dhe po aq naive dhe te pambrojtur nga kurthet dhe interesat politike , sherbetore te marra me bote te çuditshme kundershtuese me njera tjetren , mama te liga,gra te dhimbsura dhe te perkushtuara familjare, dhe sa e sa karaktere te tjera te veshtira dhe krejtesisht te ndryshme nga njera tjetra.
Nese do te pyetesha une se çfare mendoja per Brigitte do te thoja :
Ajo qe me mahniti dhe me beri shume per vete ne çdo film te Brigitte Mira qe kam ndjekur , eshte natyra e paparashikushme e saj.Mbase kjo eshte pika kyçe qe e ben ate kaq te pazakonshme.Nuk mund te gjesh lehte te shkrire ne çdo plastike fytyre aktoresh , pafajesine dhe naivitetin , po aq sa dhe dhimbsurine dhe afeksionin te cilat mund te ndryshojne befasisht dhe kryekeput per tu shnderruar ne shperthime te vrullshme te ndjenjave qe do ta ndryshonin kete grua te mire here ne nje demon,here ne nje kokete,here ne nje terroriste,here ne nje star kabareje apo ne nje psikopate ne dukje te "qete".Pa harruar ketu te shtojme vetine e zerit te saj magjik , te bute dhe te nje toni te kadifejte dhe tere nuancave te pafundme qe mund te marre ai ne raste te ndryshme. Me nje trup te shkurter,fytyre qe nuk mund te thuhet se eshte e bukur , por me nje veshtrim perhere sentimental,tipi i Brigitte te ngulet sakaq ne koke per te mos tu shkulur per nje kohe te gjate.
Ne fund te jetes se saj Brigitte shihej me syrin e nje trashegimie kombetare.Ajo ishte berlinasja komike me nje zemer te madhe..Epitet i cili i pershtatet kaq shume asaj !
Filma te tjere mbreselenes te kesaj aktoreje jane:
Lili Marleen (1981 -Fassbibder)
Mother Kunster's trip to heaven (1975-Fassbinder)
Berlin Alexanderplatz (1980 -Fassbinder)
Adolf and Marlene (1976)
Chinese Roulette (1976-Fassbinder)
Satan's Brew (1976-Fassbinder) etj..
Shume prej tyre si kam gjetur ende dhe jam ne kerkim dhe shume kurioze per ti ndjekur sa me shpejt.
per me shume rreth aktores:
http://www.imdb.com/name/nm0591930/

Monday, July 14, 2008

Ka paqe nen ullinj !

 Photobucket

Ndonjehere titullin e fotos e gjej perpara se ta realizoj foton ose me mire titulli eshte ai qe me shtyn te bej ate foto.Sepse nuk behet fjale vetem per nje titull , por per nje kontekts te tere apo per nje element qe me shtyn te bej kete fotografi.Keto mund te them se jane nje nga llojet e fotografive qe me emocionojne me shume teksa i realizoj.

Sepse me kujtojne shume gjera , me bejne te mendoj dhe te rimendoj nje element qe me ka bere perhere pershtypje dhe ta rivesh kete element mbase me nje ide te re ,te fresket apo thjesht ta paraqes sipas kendit tim te shikimit.

Kete fotografi e shkrepa ne Kapadokja, ne Muzeumin e hapur te Goremese (keshtu quhej vendi pasi eshte nje panorame gjigande me shtepite karakteristike te Kapadokjas te krijuara vite me pare ne saje te shume fenomeneve natyrore).

Filmi :)i drejtuar nga Giusepe de Santis , me rregjizor fotografie nga Piero Poratlupi me teknika te veçanta tipike te rregjizoreve te mirenjohur ruse si Dovzhenko and Eisenstein eshte nje historia e nje hakmarrjeje e stolisur me elemente tragjike.

Ndersa une teksa isha duke ndjekur tere qejf mrekulline aq habitshem leshuar fare bollshem perpara syte e mi, e ndjeva shume fort eren e paqes dhe qetesise te me frynte mbi tere qenien time ndaj e pashe te udhes ti vija kesaj fotoje kete emer..Po juve si ju duket? :)

Thursday, July 10, 2008

Nje eksperience interesante...

 Photobucket

Berberet apo parukieret siç quhen sot kane qene nje nga profesionet dhe postet me te rendesishme gjate kohes se perandorise osmane.
Te ishe berber asokohe ishte diçka me potence.Berberi qe si menaxheri i tere puneve te lagjes ; perveç punes se tij bente dhe detyren e synetçiut , ishte dentist , pastronte dhe mjekonte plaget ,pra ishte dhe mjeku i pergjithshem i vendit ku jetonte.
Ishte e veshtire asokohe te ishe berber.Sipas gojedhenave Sultani i asaj kohe kishte nxjerre nje liber me pershkrimet e rregullave te rrepta qe berberet duhet ti permbaheshin.Te tilla si psh: Nuk do jete me i vogel se 30 vjeç,duhet te jete i martuar, nuk duhet te marre alkol dhe duhet te fale 5 vaktet e namazit.Kadiu i qytetit duhet ti kontrollonte keta nje here ne 15 dite.


Dhe me e rendesishmja:Nuk duhet te jete nevrik!! Perpara se te pranohej si berber , keta njerez kalonin nga disa sprova shume nervagricese:)
Tashti kur e sheh me vemendje ,thua qe ata se kane pasur hiç keq.Jo per gje por ja dorezon koken tjetrit , jo shaka;)Ne ditet e sotme , berberet (megjithese tashme as nuk quhen me keshtu , por parrukiere ose frengçe -kuafore ne turqisht te pakten) nuk e kane me ate shkelqimin dhe madheshtine e diteve te dikurshme.Kundermon gjitheandej ere spa-je , metrosekualiteti dhe teknologjie estetike ;) Une per vedi nuk eshte se ankohem shume ,se nuk e kam provuar ndonjehere berberin e meshkujve, por mendoj se meshkujt edhe ja ndjejne mungesen.
Sado qe nuk do te mundem ta provoj ndonjehere , se paku pata rastin ta vizitoj dhe te fotografoj nje berber nostalgjik te Stambollit duke punuar:)

Photobucket

Ishte vertet 1 eksperience e veçante.Isha duke ecur rrugeve te Stambollit me , mikun tim turist ,dhe tek tuk po kullosja syte per te spikatur nje parukeri per te.
I qeme afruar shume Grand Bazaarit qe gjendet midis zones se Beyazit-Eminonu ne Stamboll,ku diku aty mes Çemberlitashit , ngazellehem kur shikoj mbi nje mur antik,mbi disa shkronja nostalgjike fjalen :Berber ;)
Ikim sakaq.Berberi dhe miku i tij na presin me temenara te medha.Keto jane gjera normale ne Stamboll,çdokush qe ja ben hizmetin punes, sidomos me turistat do ta bente ; por prape seç kishte nje natyre tjeter ne kete sajdisje kete here,nje lloj perqendrimi te habitshem , nje fokusim sederli , dhe nje mikpritje babaxhane.
Eshte shume i vogel ky dyqan,nuk i kalon 10m² dhe eshte i tejmbushur me arturina kujtimesh e shenimesh ,si dhe mjetet e punes se tij ,po ashtu dhe produktet e tjera.Shumica marka te vjetra kremrash,kolonjash,shamposh..Mbase ka diçka te qellimte ketu se doemos çdo gje duhet te jete autentike dhe te te krijoje ndjesi nostalgjike.
E megjithate kjo eshte nderthurur kaq bukur dhe jo-rendomshem saqe nuk vihet re aspak.Berberi ishte fjalepak e megjithate nuk harronte ti buzeqeshte me dashamiresi klientit te tij , dhe te luante mjeshterisht si nje vizore shume e sakte thiken e tij.Me pas vinte masazhi me kolonja freskuese dhe riperteritese .
Ne sfond degjoheshin turbull , por bindshem tinguj te nje kenge te vjeter turke..Nuk e di por me dukej vetja pakez si ne film,mbase dhe nga sekuencat e shumta qe kapja vazhdimisht ne foto duke perfituar dhe nga forca shprehese e reflekseve te pasqyrave te shumta.
Me ne fund pas nje trajtimi te fundit , berberi perkulet para klientit dhe i thote "te shkuara" ..Po po te shkuara sikur te kishte kaluar nga ndonje gje stresante;)
Sigurisht qe kjo nuk vjen nga perkujdesja false , por nga forca e zakonit,atij zakoni qe tere zanatllinjte e vjeter e kane ne shpirt dhe e "derdhin" tere shkujdesje..
U ndame prej berberit me ndjesi shume te veçanta dhe krejtesisht "te trajtuar" shpirterisht.
Nese ju bie rasti te vizitoni nje berber te ketille ne Stamboll mos e humbisni ju them.Kemi te tere nevoje te perjetojme eksperienca te tilla unike!

per me shume rreth berbereve dhe historise se tyre :http://en.wikipedia.org/wiki/Barber

Tuesday, July 08, 2008

There must be good things still


There must be good things still .
There must be affection
There must be joy.
There must be friendships.
There must be still faith left..

Since this guy that has never seen me before and probably will never ever see me again ,is smiling so happily , and posing in such an easygoing , exposed way..
Abandoning hisself so smoothly to my focus and yet trying to entertain me with his timid look..
He knew I was a stranger , but this did not stop him to try to express his emotions somebody has when has just experienced a surprise..
He left his tea and totally focused on his posing..
And thanks to him I paralysed in my camera and my mind the most inneffiable smile I had seen recently.
A true smile ..A smile from the heart..

There must be still hope...

Friday, July 04, 2008

Nga fundi dhe ketu:)

Sipas nje lajmi qe lexova dje ne gazeten Milliyet, sipas nje ankete te bere prof.Ron Inglehart , rreth 97 vendeve me te lumtura dhe atyre me te palumtura , Shqiperia renditet e 91 ne liste:( Pra eshte vendi i 6-te me i palumtur.

Ne ankete u bene keto pyetje:

1.Nese do te merrnit parasysh çdo gje ne jeten tuaj , si do ta pershkruanit veten tuaj:
a-shume i lumtur b-kenaqshem i lumtur c- jo dhe aq i lumtur d-fare i lumtur

2.Sa i kenaqur jeni nga jeta juaj per momentin ?

Sipas pergjigjeve keto dolen shtetet me te lumtura:

10 vendet me te lumtura

1 Danimarka
2 Porto Riko
3 Kolumbia
4 Izlanda
5 Irlanda e Veriut
6 İrlanda
7 Zvicra
8 Hollanda
9 Kanadaja
10 Austria

10 vendet me te palumtura

1 Zimbabve
2Armeni
3 Molldovi
4 Bjellorusi
5 Ukrahina
6 Shqiperia
7 Iraku
8 Bullgaria
9 Gjeorgjia
10 Rusia

Sipas Prof Ingelhart çdo gje ka lidhje me paqen dhe rehatine shpirterore .Te qenurit e njerezve te lire per te jetuar jeten e tyre si te duan eshte faktori me i rendesishem i lumturise.

Wednesday, July 02, 2008

Salt Lake - A virgin beauty

Photobucket

The Salt Lake is one of my most favourite places in Turkey.It's located between the Ankara,Nigde & Konya cities and with its 7414.40 km2 area is one of the biggest lakes of Turkey.
The lake's area and depth of water has had an enormous 60% reduce the last 18 years.
All of this because of the global warming.It's said that this lake will be totally run dry and dissipate in a short period such as 7 years:(
Because of its wide area and the increasing water surface during the winter , this lake has become a great nest for many different bird types such as flamingos etc...Other bird types living there are :
(Glareola prantincola), (Tadorna tadorna), (Tadorna ferruginea), (Anas crecca), (Recurvirostra avocetta), (Burhinus oedicnemus) , (Larus sp.)
This lake is the biggest salt supplyer to the country.

What I love of this lake , is the amazing picturesque view it has.It's maybe because of its wide,shallow,whitish area that it looks always so different,weird,magic,scary sometimes and so very artistic.
I think it was before 8 years ago when I firstly saw this lake.It was winter time and it was all surrounded by snow..It looked a bit scary and you always had the feeling you were lost in this white,frozen world.
I remember seeing a lone tree in the middle of the lake .It was a view I'll could never forget.Like the symbol of stubbornness and vulnerability at the same time!!
This year I coudn't visit it so close , but could shot some photos of it from far away .The second picture doens't belong to the Lake but is very close to it and is located in the opposite site.
We were travelling to Cappadocia and the bus had to stop at the station close to the lake so I had the chance to re-experience this fabulous atmosphere.
It was 6.30 a.m and everything was so quiet and peaceful .The only sound you could hear ,was that of the fresh wind, caressing your face..You could maybe perceive it even from the photos..It was quite surreal..

for more infos on the lake click here:http://www.allaboutturkey.com/tuzlake.htm

I'll be back with more travel writings guys..cheers

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Follow by Email

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator