Tuesday, August 28, 2007

memories of our last safari/ kujtime nga safari i fundit

Photobucket

Miq ju pata thene se do ju flisja per safarin tone te fundit..Isha shume e lodhur per te shkruar ditet e tjera.Plus qe kisha dhe shume fare pune:(
Nejse besoj se tere keto foto do e mbushin mungesen time;)Ne fakt shume prej jush mund ti keni pare dhe ne flickr por pa ditur historine nuk pine shume uje fotot.Po ja nis pra:)
Te shtunen ne darke siç ju pata thene u takuam ne ora 00.00 dhe pas nja gjysem ore u nisem.E forta qe se teksa prisnim ne shesh u perballem me nje grup tjeter udhetimi.Na thane : mos jeni gje dhe ju nga grupi "Shetitje dhe Aventure"?
Ne na kapi e qeshura.
-Jo -,i thame .Jemi grupi i "Photographer's Cafe"..Ku ta dinim ne se me aq aventura sa do kalonim do ja kalonim dhe ketij grupi aventurier:))
Nejse , per tu nisur u nisem sagllam:) Si fillim morrem grupin qe na priste ne anen aziatike pastaj u nisem rruges gjysmen e te ciles e kaluam duke kercyer.Kisha marre disa cd qe vete i perdor per te degjuar si dhe kercyer dhe na pati lezet te gjithve se te tere filluan duke u hedhur:) Vetem se aty nga ora 04.30 -05.00 syte filluan te me tradhetonin.
Me vinte plasja se nderkohe kishim arritur ne nje vend shume te bukur ne bregdetin e detit te zi.Ishte nje atmosfere fantastike dhe na erdhi keq qe nuk ndalonim dot diku per te bere ca foto.Qielli dhe deti kishin marre nje ngjyre shume te çuditshme si te perhimte dhe e perzier kjo dhe me dritat e para te mengjesit qe fantastike.Pak me vone rastisem ne disa fabrika.S'kishte mrekulli me te madhe te shihje ate qiell me re te çuditshme te perzihej me shtellungat e tymit qe dilnin nga oxhaku i fabrikes.Dukej pak a shume surreale.Por siç ju thashe dhe me pare po me kepuste gjumi ndaj pas nja 15 minutash dremita :(
Per te mos e zgjatur dhe me shume arritem shendoshe e mire dhe u ulem ne nje kafe prane te ciles kalonte nje lume.Nuk e di sepse mu kujtua filmi"te gjithe lumenjte rrjedhin" mbase sepse ngjante shume si vend.Secili kishte pergatitur diçka ne shtepi dhe kesisoj u "shtruam" mire:)
Me pas dolem dhe beme nje shetitje te mire neper qytet.Bartini , po ashtu si disa qytete te tjera te Turqise si (safranbolu etj) kane shtepi shume te ngjashme me shtepite Beratase dhe Gjirokastrite.Ne fakt gjate tere kohes se ketij safari pata ndjesine se isha ne Shqiperi aq e afert mu duk ajo zone.Si shtepite , si rrugicat.Me pas u ulem ne nje kafe dhe beme riatualin tone (pra pime çaj:).Aty mu krijua mundesia te kap disa portrete te kendshme te miqve te mij si dhe te pozoj per ta:) Me tutje kaluam ne nje si pyll te vogel ku drekosem me gjerat qe kishim pergatitur si dhe me shalqi (qe e hapem me menyrat Bonzai:) dhe djathe te bardhe..Gjetem dhe lisharse aty dhe hajde qef hajde nja 10 minuta ngela aty..Na kishin ngelur dhe dy zona te tjera veç Bartinit per te shetitur : Amasra dhe Inkumu.Te dyja keto zona jane ne bregdet.U nisem me makine per ne Amasra kur ne mes te malit na ndalon makina! Eh ç'na polli belaja! Nuk luan vendit e uruara.100 here e provuam nuk punonte.Me ne fund therritem nje teknik qe ta shihte nderkohe nje mendjendrituri i erdhi ne mend ti hipnim nje makine tjeter e te iknim.E forta qe se makina e vetme qe gjetem qe nje kamion i hapur nga mbrapa.I hipem atij dhe u kenaqem 100 here me shume sesa te kishim hipur ne makinen me te rehatshme:) Jo per gje po ishim shume lart dhe shikonim bregdetin fare lirshem! Ça ajri,ça pamje , ça atmosfere! Plus dhe ne njeri me skiç se tjetri qe asnje se vind ujin ne zjarr:)Ne Inkumu nuk na doli koha te ikim por ne Amasra u
kenaqem ndenjem goxha.Disa dhe u lane.Amasra ngjante shume fare me Himaren dhe me kapi nje nostalgji e madhe sepse mu kujtuan pushimet qe beja me familjen time atje.Atmosfera qe shume e kendshme dhe mikpritese.Shtepite e vogla te shumengjyreshme, deti me varka nga me te ndryshmet dhe bukurat, kodrat e mbuluara me re dhe mjegull mistike, çdo gje qe shume e bukur.Ne nje pjese te mire te qytetit kishte mbeturina nga nja kala e vjeter keshtu qe shume vende qene te rrethuara me mure te kalase.Pasi hengrem dhe nje darke te mire, na u desh te prisnim dhe nja 3 ore makinen qe te vinte.Pime dhe çajin e fundit dhe nga ora 12.30 te bere telef i hipem makines.Ne fakt nuk erdhi makina jone por nje tjeter se e jona nuk qe rregulluar ende:( Veç te na shikonit kur hipem ne makine.Mezi na mbanin kembet se syte kishin kohe qe kishin perenduar:) Keshtu mbaroi dhe ky safar miq.
Per me shume foto te kendshme mund te shihni dhe tek mozaiqet e miqve te mi, ka dhe disa portrete te miat aty nga ku disa shume komike:))

Photos from my friends (my portraits and some funny photos included)
1.
http://www.flickr.com/photos/siempre/1253242558/
2.
http://www.flickr.com/photos/siempre/1251159818/in/photostream/
3.
http://www.flickr.com/photos/siempre/1250103261/in/photostream/ (funny one)
4.
http://www.flickr.com/photos/siempre/1249833205/in/photostream/
5.
http://www.flickr.com/photos/siempre/1249585109/in/photostream/ (eni portrait)
6.
http://www.flickr.com/photos/ozguuun/1247577445/ (our group a.k.a :trimat:)
7.
http://www.flickr.com/photos/ozguuun/1247573005/
8.
http://www.flickr.com/photos/ozguuun/1257157513/

Saturday, August 25, 2007

Escaping from here!

It's such a hot day! I can't get it any more !Just look at these dogs..they look so tired of this hot humid weather as well:(
But I've got a chance to escape this weeken:) Tonight at 00.00 p.m we'll be meeting with my flickr friends to get to Bartın ( a Black Sea region city) for our 14th safari! Doesn't it rock! I'm just looking forward.We'll be driving all night and then a whole day is waiting for us.Our Bartin candidates have already arranged a great day programe:)
I'll be back with all the news and photos as always! Until then, take care andstay away from the sun:))

for more infos on Bartin have a look here:

http://en.wikipedia.org/wiki/Bart%C4%B1n_Province
http://bartin.info

Thursday, August 23, 2007

My photos at Now Public


Yay ! Got 2 photos of mine published at NowPublic ( a.k.a : crowd powered media) , a news sharing community that relies on stories, photos, & videos from different people.
Here are the links:
1.http://www.nowpublic.com/petas_new_id_rather_go_naked_than_wear_fur_spokes_model
2.http://www.nowpublic.com/are-beverages-making-you-fat

for more infos on Now Public have a look here :http://www.nowpublic.com/node/161611

Hope you'll enjoy!

Tuesday, August 21, 2007

Vetmi Urbane/Urban Solitude

Me shume ore pune, me shume mbledhje, me shume axhenda te superfryra.Me shume plane karriere, me shume stres per te ardhmen, me shume xhelozi mes kolegesh.Me shume intriga, me shume pasiguri, me shume merzi. Me shume takime te anulluara, me shume vizita te vonuara.Me shume pagjumesi, me shume plogeshti .
Me pak qetesi,me pak prehje , me pak buzeqeshje.Me pak bisedime, me pak argetim,me pak gjera per te ndare.Me pak shpengim, me pak perkushtim,me pak ngrohtesi.
Me pak kerkesa per hollesira , me shume elemente kalimtare.Me pak vemendje , me shume tubim rreth çdo gjeje te bujshme.Me pak deshire per te degjuar, me shume tendence per tu shmangur.Me pak perhapje, me shume mbyllje ne vetvete.
Simboli i jetes se sotme urbane eshte nje sinteze e izolimit, siperfaqesores dhe indiferences.Te gjitha bashke te çojne ne ate vetmine e pashmangshme.Vetmine urbane...
------------------------------------------
Longer working hours,more meetings,more overloaded notebooks.Much more carrier plans,more stress on future,more jeolous collegues.Much more intrigues,much more insecurity,much more boredom.More cancelled programs,more belated visits.
Less calm, less relax,less smiling faces.Less conversations,less entertainment,less things to be shared.Less outgoing manners,less dedication,less warmness.
Less will for details,more demands on transient elements.Less concentration,more rushing on momentary events.Less will to listen , more intention to escape.Less socialising ,more desist to ourselves.
Nowadays urban life is a synthesis of isolation,superfaciality and indiference.All of these ones lead to this unescapable solitude.The urban solitude!





Saturday, August 18, 2007

Ja kane marre doren keta:(

Kishte disa dite qe me bente numra.Jo kur e hidhja mesazhin dukej sikur nuk qe hedhur e ku ta di une.Deri sa dje me ne fund nuk po futesha dot fare.E kam fjalen per faqen e wordpressit.Siç e dini kam 3 blogje qe mirembaj aty.Pas tere peripecive qe me paraqiti paradite andej nga ora 17.00 u perpoqa te futem ne Wordpress kur kete here perballem me pergjigjen diktatoriale:Eshte ndaluar hyrja ne kete faqe me urdher te filan gjykate sipas iks ligji!!!
O Zot , jemi ne shekullin XIX , ku liria e shtypit eshte sublime dhe kur shtypi dhe media ka marre tashme nje forme me dimensione shume te ndryshme dhe elastike.Shtypi nuk jane me vetem gazetat dhe revistat !
Shume njerez me ane te blogjeve kane krijuar nje lloj menyre jetese!Nuk e kam fjalen per blogjet e mia se ende nuk i perdor per arsye ekonomike (he per he s'e kam menduar kete gje) por per sa e sa veta qe fitojne drejtperdrejt jetesen mes tyre!!! Sa e sa pune e mund i tyre , hidhet ne plehra sepse ashtu eshte vendosur nga lart!!!
Nuk e di ne e mbani mend para disa muajsh gjullurdine e krijuar nga nje video fyese ndaj Turqise qe nje djale grek pat vene ne You Tube .Te gjithe e dini se çfare ndodhi!
You Tube u blllokua dhe u ndalua hyrja ne te me ligj!!! Kush u denua ne kete rast? Populli Turk. Kush nuk e pa videon ?Populli Turk.
Po bota e pa? Offfff e pa sa u ça.
Lind pyetja: Pse u mbyll atehere You Tube???
Siç duket kjo pyetje ndonese me vonese lindi me ne fund dhe ne kokat e shkretuara te personave qe mjerisht kane ne dore çelesat e komunikimit:( ndaj vendosen ta hapnin serish! Pishmanllek pas pilafit i thone kesaj se dhe bota beri sa deshi qyfyre me kete pune!

Jetojme ne nje kohe , ne te cilen elementet virtuale kane filluar te na zene nje pjese te konsiderueshme te komunikimit tone me boten ndaj çdo bllokim drejt ketyre mjeteve te komunikimit eshte vertet egzemplar! Eshte per te ardhur keq! Eshte per te qeshur! Me duket sikur ka rene bomba nukleare ne internet!Imagjino e hap faqen e shkruan dhe nuk te hapet! O Perendi! Ne çfare kohe jetojme qe bejne frenime te tilla ordinere ?Frenime qesharake?
E forta eshte se ky frenim u be pa u marr fare parasysh lajmerimi i popullates perpara per mbylljen!Ja u mbyll ashtu tak fak , si te ishte nje site e rendomte pornografike dhe jo nje nga divat e internetit.Megjithese nuk ka rendesi madhesia e faqes sesa akti totalitar!
U be nje dite qe eshte mbyllur faqja dhe ende nuk dihet se kur do te hapet!! Dhe ende nuk dihet as arsyeja sepse u mbyll! I kane rene shkurt , si duket kane vendosur te mos flasin fare per kete teme dhe ta harrojne fare!
Nuk e di por kjo situate me kujtoi ata tre majmunet .Njeri prej tyre i ka syte e mbyllur dhe thote se nuk pashe, tjetri ka veshet dhe thote se nuk degjova,tjetri ka gojen dhe ben shenja se nuk flet dot!!
Ja keshtu!! Thjesht fare!! Paster fare! E mbyll , se çan koken hiç dhe mbaron muhabeti! Pse te lodhen ata? Kushedi se sa pune kane?Kushedi po planifikojne dhe mbylljen e bloggerit,rapidshare,flickr etj etj..Jane shume te zene:(
Sot nxorra nje shkrim te ri tek Yummania me ndihmen e nje portali te huaj:(Mbase do te zbulohet dhe kjo dhe do mbyllet! Nuk e di thashe po e postoj sa kam mundesi , sepse kur jeton ne xhunglen e internetit mund te ngelesh ne mes te rruges:(

Tuesday, August 14, 2007

Ode to texture / Perkushtim per teksturat

laundry nation III
You must have noticed from my pictures I guess:) I'm a sucker for textures! They've always impressed me deeply.

Their definition at Wikipedia :Texture refers to the properties held and sensations caused by the external surface of objects received through the sense of touch.

However,I think they are much more.
I do define the textures as "Crust of Memories".. I can't help thinking like that.They seem to bear all of these years memories and tracks into.All the fragrances.All the tremblings.All the cracks.
It bears the hands track of a little girl playing with her dolls , the wall sign from a striking ball of some little futballers , the velvety tissues of a ladies neck , a mom's notes on her kids height measures , the engravings of the initials of two lovers , the shivering of two passionately cuddling bodies , the vibration of a dancer's foots , the shadow of a carelessly , yet emotionally writen note , the odour of a "téte a téte" lean ..All of these different ripped of layers,colors are like representatives of time , each of them belonging to a different character , to another mood or event.And the whole texture , is like the synthesis of this dynamics..

Aren't them amazing? :)
--------------------------------------------------
Duhet ta keni kuptuar nga fotot e mia besoj:)Jam e çmendur pas teksturave.Perhere me kane bere shume pershtypje.

Sipas Wikipedias ky eshte percaktimi per to : Teksturat kane lidhje me veçorite e perftuara ite e krijuara nga siperfaqja e jashtme e objekteve , te mara ndermjet sensit te prekjes.

Sidoqofte une mendoj se ato jane shume me teper.I percaktoj teksturat si "Kore te Kujtimeve"... S'mundem te mendoj ndryshe.Sepse me duket se mbartin kujtimet dhe shenjat e shume viteve me vete.Te tera aromat.Te tera dridhjet.Te tera krisjet.
Mbartin shenjen e dores se nje vajze te vogel teksa luan me kukullat e saj , shenjen e murit prej perplasjes se topit te disa futbollistave te vegjel , shenimet e nje nene mbi matjet e gjatesise se femijeve te saj , indet e kadifejta te qafes se nje gruaje , gdhendjet e inicialeve te dy te dashuruarve , fergellimin e dy tupave perqafuar me pasion , dridhjen e kembeve te nje kercimtareje , hijen e nje shkrimi te shkruar sa pa kujdes aq dhe me emocion , kundermimin e nje mbeshtetjeje "koke me koke"..Dhe te tera keto shtresa,ngjyra te ndryshme , te rrjepura jane si perfaqesuese te kohes , secila prej tyre i perket nje karakteri tjeter , apo nje gjendjeje ose ndodhie tjeter.Dhe e tere tekstura eshte si sinteza e kesaj dinamike.
A nuk jane vertet fantastike? :)








Monday, August 13, 2007

Got my Photographer's T-shirt:) Tashme dhe me t-shirt:)

Our Photographers Cafe team has prepared some cool t-shirts for its members.Hats and other accessories are to come as well:) We're getting big , you know;) I've received my own t-shirt as well:) You should have seen me , how I bounced up and down when the courrier gave it to me!I forgot I was at work:) It's good to be a part of a cool group.And now we have this one stamped:D
------------------------------------------------
Ne foto ndodhet t-shirti im , dhurate nga grupi i Photographers Cafe:)

Thursday, August 09, 2007

Escape!

I have a urge need to escape.Escape from here , escape from everything that makes me feel uncomfortable !Uncomfortable with myself and my decisions.That breaks my heart!
That bores me to death!That I can't fight any longer ..

Tuesday, August 07, 2007

Sexy Cows..and not only!

I bet you've never seen sexier cows before.They are stylish,colorful, three-dimentional , trendy and funny.
I kinda hear you saying: What's a sexy cow? :) What do you mean?
No , I'm not ironizing at all:) There are such ones:) You may find them everywhere in Istanbul actually:)
CowParade Istanbul it's the largest open air art exhibition in Istanbul organised 'till now.It's an international exhibition , open for all audiences who want to share their art .Different works of different artists and people not dealing with art are present in this exhibition.This exhibition aims to mix all of these conmpositions and create so a very special , warm , cozy atmosphere for an unforgettable event.
These awesome cows are emplaced in some of the most popular Istanbul districts.I've seen some of them and are truly amazing and genuine , each of them bearing a different message .
The Cow Parade is very popular and has been organised in different areas of the world such as :1998 Zurich ,1999 Chicago ,2000 New York ,2001 Houston, Kansas ,2002 Las Vegas,London, Sydney ,2003 Atlanta, Auckland, Dublin, Tokyo ,2004 Cape Town, Johannesburg, Manchester, Prague, Stockholm, Buenos Aires, Harrisburg ,2005 Barcelona, Bratislava, Bucharest, Geneva, Florence, Monaco, Moscow, Sao Paolo, Warsaw, 2006 Paris, Edinburgh, Athens, Lisbon, Budapest, Norway, Boston, Denver, Curitiba , 2007 İstanbul , 2008 Pekin .
A sum of 10.000.000 $ , earned until know in the held exhibitions and auctions has been deposited to different charity organisations.The profits from the auction that'll be held in Istanbul Cow Parade will be deposited to Rehabilitation Centre for Homeless Children , AÇEV (Foundation for Children with Leukamia) and TEMA (enviromental foundation)...
For more infos on this cool project have a look here: http://cowparade-istanbul.com

Sunday, August 05, 2007

Nje kenge damari...

Keshtu quhen kenget shume te ndjera dhe paksi arabeske ne Turqi.Nuk jam fanse e tyre por duhet te pranoj se kjo poshte ben nje perjashtim.
E kenduar nga kengetarja e vetme e zeze turke (e njohur ndryshe dhe si kengetarja çokollate) Esmeray (1950-2002), per here te pare ne vitin 1974 , me kompozitor te shoqin e saj , fitoi festivalin e kenges kombetare por qe per disa arsye censure nga mediat e atehershme nuk u kendua dot perpara publikut.Sidoqofte buja e kesaj kenge u perhap menjehere dhe ende eshte nje nga kenget me te pelqyera te kengetares.
Kjo kenge eshte shume e thjeshte mbase ne tekst dhe muzika disave mund ti duket e rendomte por eshte zeri i saj i vrazhde , pak si burreror ...Mua me trishton shume kjo kenge.Ja dhe teksti i saj:

"Sikur te isha lemza qe te ngelet
ne gryke
mos me harro mua , mos me harro
Sikur te isha loti
qe kurre nuk tu shkeput nga syte
mos me harro mua, mos me harro

Porsi hija jote , te ndjek ty ne çdo hap
ne çdo frymemarrje tenden
gjendet emri im
Ashtu siç une s'te harrova ty kurre
as ti mos me harro mua;
mos me harro

Erresire qe s'di te mbaroje ,

çdo nate po kaq erret mbeti,
mos me harro mua, mos me harro
Kur ta ndjesh dhimbjen e ndarjes ne zemer
mos me harro mua , mos me harro

Kur te besh dashuri , kur te puthesh
kur te jesh fillikat duke bredhur
kur te mundohesh te harrosh dike
mos me harro mua , mos me harro"


Kengen mund ta degjoni duke klikuar tek radio qe kam vene poshte...



Powered by eSnips.com

Saturday, August 04, 2007

Cool Programme !

I just found this one out thanks to Beni's blog , a cool one for the last technology infos.Just loved it..Really a bright idea.Just love anything new , helping us to show our photos in such a different way.
To read more about this project check this site out : http://www.no3dfx.com/polaroid




Thursday, August 02, 2007

Arome...

(photo courtesy: Şefika Barlas (http://www.flickr.com/photos/74944580@N00)

Aroma e polenave te superfryre te nje liliumi ne pranvere , era e perzier me myshk e nje trungu, ajri shpues i nje fosili ne nje shkemb , kundermimi djeges i prushit..Te gjitha keto secila me te veçanten e vet , mbreselense ne menyra te ndryshme.
Imagjinoni ti vishni ketyre aromave dhe profilin human , esencen e shpirtit njerezor , teksturen e poreve te zemres dhe te formoni kesisoj auren e nje individi.Nje guide perfekte drejt kimise se nje shpirti....Nuk te mbetet veçse te udhetosh drejt tij.
Befas dera hapet dhe dhoma mbushet me aromen tende. Çdo cep i dhomes duket sikur e perpin me nje shpejtesi te çuditshme . Nje arome pishash me freski te athet qe duket sikur mbart tere misterin e nje pylli me vete.Duket sikur ajri ne dhome tendoset si nje tel.Nuk ka me asnje rryme tjeter , nuk ka me asnje lloj perçimi puhizash te tjera , sundon kudo dominante aroma jote. Ketu nis dhe udhetimi im.
Ai udhetim mizorisht terheqes , ajo ndjekja syllambyllsi e emocioneve.Shqisat e mia, me nje ngutje te pakontrolluar fillojne te dehen lirshem nen egzaltimin qe kjo arome i fal , duke lundruar shkujdesshem ne detin e transit te atij momenti fatlum. Ka vetem diçka qe i frenon ato tashme , synimi per te shtrenguar çdo pike te kesaj arome , per te burgosur fshehurazi çdo note te saj, per te fshehur ne menyre fanatike çdo nuance te saj , per ta mberthyer kete te fundit diku thelle ne qilarin e shpirtit.Per tu perballur serish me te ne oret e veshtira , per ta thithur ate ne oret e mallit mallit per ty , per te shuar ethet e mungeses tende …
Nuk marr dot fryme.Nuk mundem me..Jam e mbushur me eren tende..Ne fakt nuk ankohem per kete. As qe dua te leshoj as edhe nje pikez prej saj. Me trondit , me trullos , me shkund dhe me ben te bej gjera te çuditshme por as nuk me shkon mendja te lejoj te me shpetoje sikur dhe nje grimce prej saj.
Tashme aroma jote vjen perhere dhe me e dendur..Duhet te jesh diku fare prane, ja afer skrivanise sime..Duket sikur do te plas nga angushtia qe me jep shperthimi ngadhenjyes i aromes tende.Ja ,tani po kalon prane skrivanise dhe po afrohesh te me pershendesesh.Mbase 5 , ja maksimumi 7 hapa na ndajne.
Ti po afrohesh te me pershendesesh , une e di tashme.Afrohesh me ate buzagazin tend te rehatshem , me ate lirshmerine e perhershme.Ti je kaq afer .
Por une kam frike te kthej koken .Kam frike se po ta kthej koken dhe te te shoh do te filloj te bej nje nga ato xhestet spontane te ngazellimit .Une e di se do ti bej keto , perhere keshtu kam vepruar kur je afruar..

Nje buzeqeshje syndritur, levizje kuturu duarsh lart per te sajuar nje xhest shoqeror tip “give me five” , e folur babaxhane , ja se çfare bej kur kthehem drejt teje.
Kushedi sa idiote duhet te duken te tera keto..Me ngrin zemra vetem duke i menduar..Ndaj bej nje perpjekje te çuditshme per te mos degjuar çkam rrotull…Madje mundohem te mos marr as fryme..Fundja ajo eshte qe i prish te gjitha..
Me vrull bej sikur shkruaj diçka ne kompjuter.Tastiera leshon disa piskama te ngjirura perballe gishtave te mi te çorientuar.Me qeteson disi ky ze.Te pakten mi err syte..Me ben te mos shoh perreth.
Nderkohe ndjej nje dore ne kurriz.Kthej koken gjoja si me pertese dhe teksa perballem me ty mundohem ti vesh mimikes time levizjet me te ngadalta, ti jap reagimeve te mia nje ritem breshke.
Ti me pershendet si perhere , por kete here me nje gjalleri te çuditshme , me nje drite feksese ne sy.Mi ngul syte bezdisshem , sa qe une nuk di me si ta mataroj , trurin tim zaten te lodhur nga kontrollimi i reflekseve te mia.Me fton ne festen qe do te japesh sot ne darke.
Nuk me lejon te kundershtoj dhe largohesh duke me lene te hutuar sa me ska.Madje harron t'me japesh dhe adresen e vendit ku behej festa.

Syte me shkojne mbi tavoline.Siper ndodhet nje kuti mbi te cilen shkruan : Ftese per dy..
E habitur hap kutine dhe brenda gjej diçka qe nuk do te ma merrte mendja kurre ta shihja.Parfumin tim!!! Nga e di ti valle parfumin tim?

Nga prapa tij ka nje shenim te ngjitur:Ndiqe intuiten dhe ndjenjat e tua! Mos ju shmang atyre.Nuk do te çojne ne adresen e gabuar!
Buzeqesh...
Po nisem per nje udhetim te ri ,udhetim ku hapat e mia nuk do te hidhen me kuturu...

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Follow by Email

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator