Tuesday, July 31, 2007

Safari jone i fundit!/Our last safari

klikoni mbi fotot per ti zmadhuar .Mozaiku eshte i imi , fotoja veç e mikut tim.
(photo courtesy: Burak Yilmaz)
Kisha disa dite qe nuk futesha dot ne blog..Por mendoj se eshte justifikuar mjaftueshem mungesa.Pasi te dielen u mblodha me miqte e mij fotografe dhe patem serish fatin te paralizonim disa momente te paharrueshme.Siç e shihni dhe nga fotoja kete here kishim krijuar nje qyteze te vogel:) qe ja vume emrin : qyteti i fotografise:) 60 veta nuk eshte pak..dhe policet na shihnin te habitur teksa ecnim kujtuan mos qeme ndonje grup qe kishte dale per miting:)Ishin mbledhur si fotografet e Stambollit dhe te Ankarase ndaj u beme kaq shume.Madje midis nesh qe dhe bebja 1 muajshe e njerit prej miqve fotografe , qe e pagezuam :) ne grupin tone:)
E forta qe se ne fillim u perballem dhe me nje grup çiklistash nga Evropa dhe pasi pershendetem njeri tjetrin filluam te fotografinim sho-shoqin:)
Plani i shetitjes qe serish lagjja e Ballatit per te cilen ju kam folur dhe me pare , por ne fakt atje shkuam vetem per te pire kafen/çajin e fundit sepse ne fillim vendosem ta benim ne kembe rrugen por rruga na doli ca me e gjate seç e prisnim dhe vizituam vende te tjera :)
Por nuk u penduam hiç se ja kaluam shkelqyer,se pari u futem neper disa rrugica dhe hane te vjetra te Stambollit , me pas vijuam me xhamine e Rustempashase , pastaj u ulem pak ne kafe"Haliç"..Haliçi eshte i shumenjohuri "Golden Horn" ndaj kafeneja kishte nje emre te tille sepse qe perballe me Haliçin.Ishte nje kafe fantastike me tavan prej çatie qelqi , pa folur ketu per mobilimin shume te kendshem me antika , por antika jo nga ato qe shiten neper muzera , por sende familjare qe e ben dhe me te veçante ndjesine.
Me tej vazhduam me xhamine e Sulejmanies shume e njohur kjo e fundit.(per xhamite dhe vendet e tjera do t'ju flas me me hollesi here tjeter).
Me pas grupi yne endacak u ul per te ngrene dreken (se çajrat dhe kafete qe pijme rruges nuk numerohen:) ndaj s'po i permend ato).U ulem diku afer xhamise.Gjella kryesore ne menu qe çfare do thoni juve? Po groshe mo groshe:) Sigurisht kishte dhe kebape e donere por une per vete mora tere ngazellim nje groshe dhe nje tarator.Apapa apo s'ishte ai kosi per tu prere me thike:) mazallah se binte vaji brenda rrinte siper tere kohes:)
Me tutje vazhduam rrugen neper nje lagje tjeter te vjeter te Stambollit : Xhibali..Nuk ke sesi te mosmahnitesh nga shumengjyrshmeria e rrrugeve,ndertesave,njerezve...Ajo ç'ka me çudit dhe mahnit sa here dal per safari eshte ideja se vizitoj perhere rruge dhe vende qe nuk i kam ditur me pare.Stambolli eshte nje thesar i vertete nga keto ane.Ka shume njerez qe dhe tere jeten sikur ta kene kaluar ketu nuk kane pare dhe nuk kane zbuluar ende shume vende.Nje ide e tille me ben te ndihem mire .Nuk me pelqen te rri ne nje vend te cilit nuk kam me se çfare ti zbuloj!
Me mahniten sidomos femijet me ate aftesine e tyre per te pozuar..A thua se tere jeten kane pozuar!Le pastaj kur filluan te bejne gare se kush do dilte perpara ne foto:)
U larguam serish me nje ndjesi kenaqesie te pamatur prej nje lagjeje tjeter te vjeter te Stambollit..aty ku siç do te thoshte dhe Emigranti : njerezit jetojne ende me shpyrt!
Siper kam vene nje mozaik fotosh nga mund te shihni disa fragmente nga safari jone i fundit.
Meqe ra fjala diten nuk e mbaruam me aq ..E kishim vendosur t'ja nxirrnim ujin dites ndaj ndonese me nje grup me te vogel se pari shkuam dhe hengrem darken poshte ures se Gallates (sandviçin e famshem me peshk)..dhe me tutje nje pjese ende me e vogel e mbylli naten ne bar Eloy nje bar i vogel qe me kujtoi baret rock te Tiranes me ate atmosferen modeste dhe te ngrohte , te hapura ne Shqiperi ne vitet '90.
Ç'tju them me shume , kalova serish nje dite fantastike!Per me teper shihni fotot ato flasin me shume!




Friday, July 27, 2007

Nostalgia!

I ran accross this lovely window in one of our safari's.It was during our safari in Heybeli Island.
The island is very well known with its warm atmosphere.Is also known as the island of writers as many of them have their residences here.

Old buildings, a tiny lovely church , some old style shops, people riding their bikes , smiling coachers on their glamorous phaetons, cute delicatessen shops and lots of other great details like these.
But what striked my attention was this genuine window.Those plastic flowers killed me..Such a naive decoration feeling!And those pots, so regularly positioned pots , ain't them unbelieveable?I can imagine the jam , I can smell the mommy odor , the wellbeing from 1 km apart!I remember of the sunny sundays, long family breakfasts, picnics, our playground, the gossip addicted neighbour and I'm grabbed in an intense nostalgia effect.
Miss those days, with all their naivite!


Wednesday, July 25, 2007

Ka diçka prej alkoli ne ajer


 Oh Lord, won’t you buy me a Mercedes Benz!

Ka diçka te ngjashme me alkolin ne ajer ,
sidomos kur te ka zhuritur malli
dhe e / i dashura/i eshte ne nje vend
e ti diku gjetke
e trazon njeriun , e trazon
ka diçka prej alkoli ne kete ajer,
e deh njeriun , e deh....
Orhan Veli Kanık
Per me shume rreth ketij autori te njohur turk shihni ketu: http://en.wikipedia.org/wiki/Orhan_Veli_Kan%C4%B1k
For the english version of this poem click here pls:http://www.cs.rpi.edu/~sibel/poetry/books/i_orhan_veli/33.html">www.cs.rpi.edu/~sibel/poetry/books/i_orhan_veli/33.html


Monday, July 23, 2007

Human behaviour

I was reading my friend's Blete's last post about "tears " and I paid most of the attention at one of the post's sentence.
She writes to be standing in front of a mirror watching herself while crying and controlling her mimics to enhance the dramatizing effect.

I felt this part to be so terribly true.I have done this always without being conscious.I think people can't help theirselves to feel kinda acting even on their normal expressions of their behaviours.
Not just on happy moments ,even on your worst moments , we tend to add some acting ,some drama to our behaviours.I'm not saying we do it on purpose , on contrary , we don't even realise it.But it's like that.Maybe we do it to express better our feelings , who knows?Or because all of us have that hidden hero that blows suddenly on this cases.
What I can't understand is how can this happen when we're upset?Isn't this so strange?How can we think of acting at this time?
But trust me, we do it, at least I do!Maybe we do it to express better our pathos , who knows?One thing is for sure: This is a very naive kind of acting , as it's natural,so it bears not any intention for emotions corruption.
What do ya think about that?


Permbledhje Shqip: Miq ne kete post shkurtimisht flas per menyren sesi ne i shprehim ndjenjat tona.Ne çdo gjendje shpirterore qe te jemi , sidomos kryesisht kur jemi te trishtuar menyra sesi e shprehim kete ndaj te tjereve mendoj se permban diçka teatrale.Pra ne dashje pa dashje i shtojme nje gjest aktrimi sjelljeve tona , pa qene te ndergjegjshem.Nuk jam e sigurte sepse e bejme kete , por mbase e bejme per te theksuar apo shprehur me mire ndjesite tona.Po ju si mendoni?

P.S: I called this photo "Hallucination?"Think goes well with what I was trying to say:)
P.S:Fotos se mesiperme ja kam vene emrin "Haluçinacion?".Me duket se eshte fotoja e duhur per kete post:)

Saturday, July 21, 2007

Shi-Gan (a.k.a Time) - A mirror of our complexes!




Two years of relationship.Two individuals loving each other.But... the girl's inferior feelings prevents her to enjoy anything.She's maniacally jealous of her boyfriend , believing he was so fed up with her face ..So she decides to undergo a plastic surgery and change her face , desperately hoping to get her lovers attention. (but this is just her apprehension anyway)..What happens further , I'm not inteding to tell you.But if I was to summarize it : lots of meaningless pain.
This film reminded me of a quote I once read at a book.A girl was saying to her boyfriend:Do you know how many identities I changed , to love you?
This is so very painful.The idea that we can't except ourselves as we are , the pointless complexes that make our lives eves more complicated.A never ending paranoia: Am I still attracting for his/her eyes?Am I funny,creepy,entertaining enough?Is their dose always at top?
Why this terrible escape from ourselves?Why this urge need to ornament our characters?Why this feeling of deficience?
If only we could understand that's the reason of our disaster...
I strongly recommend you this Kim Ki Duk's movie , as a mirror of our complexes!
--------------------------------------------------------------------------
Nje marredhenie sentimentale 2 vjeçare.Dy njerez te dashuruar.Por..ndjenjat inferiore te vajzes e ndalojne ate ta ndjeje kete kenaqesi.Ajo eshte çmendurisht xheloze per te dashurin e saj duke menduar se pamja e saj i eshte merzitur ketij te fundit.Vendos te ndryshoje paraqitjen e saj me ane te nje operacioni plastik , duke shpresuar deshperueshem ti terheqe kesisoj vemendjen te dashurit te saj.(por sigurisht ky eshte vetem nje trillim i mendjes se saj).Nuk kam ndermend t'ju tregoj vazhdimin e filmit.Por nese do t'me duhet ta permbledh do te thoja : vetem dhimbje shume e madhe dhe e pakuptimte!

Ky film me kujtoi nje shprehje qe pata lexuar dikur ne nje liber.Nje vajze i thote te dashurit te vet: A e di ti valle sa identitete kam nderruar une , per te te dashur ty?

Kjo eshte vertete shume e dhimbshme.Ideja qe nuk nuk e pranojme veten tone ashtu siç jemi , komplekset e panevojshme qe krijojme qe na e bejne jeten dhe me te komplikuar nga ç'eshte.Nje paranojakeri e pafundte:A jam une ende terheqes/e ne syte e tij/saj?A jam une mjaftueshem komik/e, ngjethes/e, argetues/e?Dhe a jane keto cilesi te fundit perhere ne dozen me te larte?
Ç'eshte kjo arratisje e tmerrshme nga vetja jone? Perse kjo deshire e ethshme per te stolisur karakterin tone?Perse kjo ndjesi mangesie?
Ah sikur ta kuptonim qe kjo eshte arsyeja e tere fatkeqesive tona!..

Jua rekomandoj fuqishem kete film te Kim Ki Duk si nje pasqyre e komplekseve tona!

Friday, July 20, 2007

Hidherim i Sforcuar...

U be shkas nje video e çmendur ne blogun e Strangeman per ta shkruar kete kujtim te zhytur ne rrudhat e trurit tim...Behet fjale per nje nga bemat qe ndodhen diten e vdekje se Enver Hoxhes.Komshija ime qe per arsye ruajtje privacie po ja ndryshoj emrin po ja vej Lili, asokohe punonte arketare ne nje klub me fitime te kenaqshme.Fitime keto qe arketaret qe punonin aty sigurisht kujdeseshin qe te mos i binin si bombe arkes se shtetit duke i pergjysmuar ato:)

Ate 11 prill , Lili (qe duhet te theksoj se nuk qe shquar per simpatizante te partise dhe Enverit) niset per ne pune , pa asnje lloj dijenie rreth "gjemes".Me ne fund arrin.
Por ç'te shohe: Shoqet e saj te punes jane te tera si te shtangura .Syte i kane te fryre sikur u ka rene bomba siper , floket te shkalafitura dhe fytyrat si te trembura.
Lilit i ngrin gjaku.
- Ç'ka ndodhur moj gra,- pyet.
-Ah moj Lili ta dish ti se çfare ka ndodhur , ah, gjema ka ndodhur , gjema..,- thote njera nga grate.
-Çfare ka moj,- pyet Lili serish.
-Ah korbat ne , ç'na gjeti thuaj,- flasin grate.
-Mos e kane marre vesh per arken moj?Ka ardhur ndonje njeri nga kontrolli moj gra?Me thoni moj na kapen, na zbuluan me ne fund?Pu pu pu kaq e pat dhe kjo pune.E zeza thuaj.Me thoni moj te iki te marr leke nga shtepia ta mbyllim kete mesele.Ta mbushim arken dhe t'ja hedhim kete here si thoni, - pyet Lili tere padurim.
Grate vazhdonin dhe qanin pa pushim duke u denesur.
Lilit filloi ti humbte durimi.Ku nuk i shkonte mendja , por kryesisht tek bastisja e arkes , ajo qe frika me e madhe qe kishte.
-He moj gra flisni de , na e zbuluan arken moj si eshte puna , ç'gjeme na gjeti,- bertet tere padurim.
Me ne fund njera nga grate i afrohet asaj dhe me dhembsuri :) dhe ze te dridhur i i thote duke ju marre fryma:
-Ah moj Lili , ta dish ti se ç'na ka gjetur ne .Te shkretet ne , i gjori kombi jone thuaj.Ah dite e zeze , dite e zeze..E humbem moj e humbem.
- Ke humbem moj korbe, fol de te shkreten ,- bertet Lili nderkohe qe mendja i rrinte ende tek arka dhe reflekset i thoshin te ikte ne shtepi , te merrte leket , te .......
-Ah Lili , po ta them por mbaje veten moter , a te keqen , ulu gjekundi mos rri ne kembe , he xhan.
Lili qe nevrikosur keqazi dhe po e shihte shoqen me ca sy te dalldisur.
-Na vdiq shoku Enver , drita e kombit moj korbe, ah te gjorat ne , si do jetojme ne me pas , çdo behet me atdheun tone tashme , ah ah...


Po e mbaj pezull tregimin per nje moment.Dua t'ju kujtoj sa ju thashe perpara profilin e Lilit , ndjesite e saj per partine dhe Enverin dhe çlirimin qe pesoi me ane te ketij rrefimi nga e shoqja nderkohe qe Lilit i kishte fluturuar truri nga ankthi e stresi prej arkes.Por , kete here fillonte nje stres me i madh , paraqitja e dhimbjes para shoqerise , gje qe duhej bere ne menyren me te perkryer.


Lili kishte ngelur si e shtangur ..Çfare te bente?Tere ankti i meparshem teksa qe perballur me realitetin qe shoqja sapo i tha qe thyer ne mijera copa duke e bere Lilin histerike dhe te pavendosur ne sjelljet e saj.Kishte nje lehtesim te çuditshem nga rrefimi i shoqes , lehtesim ky fort i demshem dhe fare pa lidhje me gjendjen e "kobshme" qe mbizoteronte rreth saj.Por te ishte si te ishte edhe Lili duhet ta tregonte hidherimin e saj deri ne piken e fundit.Por Lili qe si e hutuar , ç'te bente.Gjeja e pare qe i erdhi ndermend qe perplasja e dores me sa i hante ne balle (ende thote qe me bene syte xixa nga ajo perplasje:) dhe ulerima : MOS....

Problemi qe se Lilit i vinte shume fort per te qeshur dhe nuk guxonte te ulte koken sepse do ja shkrepte keqaz fare.Ndaj gjithe ç'beri qe vetem perseritja me hidherim te thekshem e fjales: MOS..Shoqet i kishin shkuar prane sepse qene tronditur nga reagimi i saj duke menduar se ajo kishte pesuar nje shok.Lili e mbajti koken ashtu per rreth 15' :)
Lili i kuptoi se nuk do ta shtynte gjate keshtu , ndaj kishte kerkuar te pinte sepse vetem kur pinte i vinte per te qare.Kishte shuar nje shishe konjak aty dhe pastaj ja kishte marre kujes ashtu siç dinte ajo vete dhe kesisoj te ma kishte nderuar kujtimin e xhaxhit me mire se çdo kush.Ajo Lili, me ndihmen e nje konjaku dhe dehjes se pergjithshme prej hipokrizise kishte bere nje vajtim qe shume pak veta mund ta kene bere.

Ende e kujton me te qeshura te medha ate dite dhe teatrin qe beri per te shpetuar lekuren.E çuditshme sa krijues behet njeriu kur eshte ne hall:)




Thursday, July 19, 2007

Birthday girl!

Yep...Another year passed.Here I'm am older and golder:)) lool
Man , how depressive birthday days are! However I can forget everything with a good party and danceeeeeeeeeeee :)
------------------------------------------------------------------------------------------
Ja na erdhi ditelindja serish ..Depresive si ide...Prefiksi i moshes time do dhe 2 vjet qe te ndyshoje..I vetmi element qetesues:)

Wednesday, July 18, 2007

Peruvians in Istanbul

Last day I was just passing through Galata (Beyoglu,Istanbul) and I came across these peruvian singers.I love their kind of music and the instruments they use.Makes the melody so relaxing.They' were also selling some ethnic objects as well , cool things! It was the first time I came accross some peruvians and I enjoyed this experience..To keep on with this country's atmosphere I'd like to share one poem of a peruvian poet , whose poems I find spiritually so powerful!Hope you'll enjoy too!

Photobucket

Black Messengers

There are in life such hard blows . . .

I don't know!
Blows seemingly from God's wrath;
as if before them
the undertow of all our sufferingsis embedded in our souls . . .
I don't know!
There are few; but are . . . opening dark furrows
in the fiercest of faces and the strongest of loins,
They are perhaps the colts of barbaric Attilas
or the dark heralds Death sends us.
They are the deep falls of the Christ of the soul,
of some adorable one that Destiny Blasphemes.
Those bloody blows are the crepitation
of some bread getting burned on us by the oven's door
And the man . . . poor . . . poor!
He turns his eyes around, like
when patting calls us upon our shoulder;
he turns his crazed maddened eyes,
and all of life's experiences become stagnant,
like a puddle of guilt, in a daze.
There are such hard blows in life.
I don't know

César Vallejo
(1892-1938)
Peruvian Poet

Monday, July 16, 2007

Dalldisje vere

Hıstoria e meposhtme eshte historia qe perjetova ne plazh dhe ju pata premtuar se do ta ndaja me ju.Mbase nuk do ju duket dhe aq komike tani,por duhet te ishin aty ta jetonit live per te ndjere çmendurine e momentit:)

Mbremje e ngrohte vere.As edhe nje fije ere nuk fryn dhe perdet jane te palevizshme.
Ben aq vape sa dhe fryma qe nxjerr eshte me e ftohte se ajo qe thith.
Nje sekelldi e madhe me ka perfshire mua dhe mamin , te dyja duke bere nje perpjekje te çuditshme per te fjetur sadopak.Lodhja e plazhit na ka kapluar , por tere kjo zagushi nuk na lejon te fleme.
Eh sigurisht qe kjo na ben dhe me nervoze.Por nuk heqim dore se perpjekuri, sigurisht dhe vazhdojme te kthehemi deshperueshem ne shtrat derisa me ne fund erdhi nje moment qe sikur u topitem dhe mrekullisht syte na u renduan dhe per pak do na merrte gjumi aq i deshiruar por pikerisht ne ate moment ne vesh na vijne disa zera nga apartamenti ne pallatin perballe.
Per juve qe nuk e dini apartamentet ne plazhin e Shkembit te Kavajes jane ndertuar si kerpudha prane njeri tjetrit keshtu qe nuk eshte çudi ta ndjesh veten si i shtepise dhe ne apartamentet afer.Do s’do do degjosh dhe do jesh koshient per çdo gje qe ngjet aty..Keshtu na ndodhi dhe ne..
Me sa marrim vesh nga e folura e tyre kemi te bejme me nje familje tradicionale te Shqiperise se Mesme ..Si fillim degjohen zerat e dy djemve :
-E plako , keshtu puna.Une ja çova ktijna , gjithe ato pjese te reja kembimi , ku filloi tu m’bo si i forte jo , m’bo ulje ktu jo atje , jo duhet ta keni per nder te punoni me firmen me prestigjoze te ketij sektori ne vend etj etj.S’e di ky rrumpalla se kush jam une mer ti.S’e di ky se ne Itali mu m’shtrojn dreka e darka e m’gjezdisin gjith anej n’maj t’Limuzines.Ala s’e di ky barkderri kush jom une por do e msoje.
Flisnin me ze aq te larte sa ne na hypen nervat.
Mami im u hodh : Tani e gjeten keta me na u bo si bilbil?
-Pushoni more,- bertiti.
Por me kot , sa me shume ankoheshim ne aq me shume ngrihej zeri i tyre.Dukej sikur qene ne konrkurs se si te mburreshin sa me shume dhe donin t’ja benin te ditur te gjitheve kete.
-E boni veten legen per i fature 30.000 € .S’e di ai toçi se un kam firmos fatura 1.000.000 € n’dit ene se kom per gjo i 30.000 €.Pastaj ju prish menja e tha po te hap nje leter krediti por une i thashe se mallrat kushtojne 30.000 € dhe jo nje leter krediti…Gamori kujtoi se kishte nai rrote aty afer .Ala s’me njef mu ai or ti jo,-vazhdon djali.
-Ore po gazeta keni ngrene , pushoni ore ;- bertet mami , por jo vetem qe zerat nuk pushojne por atyre i shtohen dhe zera te tjere.Nje grua i bertet se bijes :

-Çohu mi pra e jepi i t’fshime shpise se zuni shpia kryma prej teje jarebi.
Goca: Ngela gjithe diten me radac m’dore s’ma diti njeri s’ma diti.
Gruaja:Mylle mi gojen t’shplaft panuklla , e vej men punes aty.

Ora 3.30 e nates dhe keta njerez zihen per punet e shtepise!!Si mund te flesh ne nje gjendje te tille?
Mami ben dhe nje perpjekje te funfit duke bertitur qe te pushonin por duket se ata e kishin marre me nge ate pune..Ashtu me nerva te shkaterruara siç isha mu kujtua si ne mjegull nje pjese nga nje film shqiptar dhe me kapi gazi e fillova te qesh me lot ..Me tej bertita me sa kisha ne koke :

-Roje,Roje! Ej ti , idiot:) !

Me ne fund ndjeme nje lloj reagimi nga pala perballe .U degjuan disa psheretima …
Epo thashe me ne fund i rane me te budallenjte dhe i therriten mendjes.Por me genjente mendja..Keq fare biles…S’kaluan as 5 minuta nga e bertitura ime kur nga ana tjeter degjohet :

-Degjuam krisma!!! :)

-Eh , ç’na polli belaja , - thashe..Keta po qe qenkan njerez pa pune .
Por nuk kisha fare ndermend t’ja dorezoja betejen atyre bilbilave .

-Pushoni more karafila se eshte mesi i nates,- bertas une.

-Karafili nuk eshte vetem i yni por dhe i juaji,- vjen pergjigjja nga ana perballe.
Qeshe gati ti hidhja dhe une ndonje bejte , kur degjohet zeri i gruas :
-Ambra , shpejt futu mrena se te myti yt ate..Shpejt , e mos e zgjat.

Me ne fund zerat shuhen dhe bie nje fare qetesie , por tashme nuk na ze gjumi nga te qeshurat.Rastesia komike e kesaj nate te gjate vere , na kurdisi keq dhe e harruam gjumin e vazhduam ende te kukurisim nen efektin e momenteve te çuditshme qe kishim kaluar.
Kur te mberthen budallalleku nuk te leshoka kollaj.Dhe nga ky i fundit ka plot ketu :)

Sunday, July 15, 2007

Some truths about my blog :)

Free Online Dating

Mingle2 - Free Online Dating


This rating was determined based on the presence of the following words:
death (6 times)
torture(2 times)
heroin (1 time)
I had a strange feeling my blog was a restriced movie:))

Thursday, July 12, 2007

If I gave you a ticket--Nese do te jepja nje bilete?

If I gave you a ticket, would you joing me to the stations of love,happiness,longing and warmness?
But in fact you don't have to dear , as you are those stations yourself!
---------------------------------------------------------------------------------------
Nese do te te jepja nje bilete , a do me shoqeroje ne stacionet e dashurise,lumturise,mallit dhe ngrohtesise?
Por ne fakt nuk ka nevoje e/i dashur sepse vete ti je keto stacione!

Wednesday, July 11, 2007

Share your favourite quotes!-Ndani me ne theniet tuaja te preferuara!


One of my favourite quotes is a quote from Neruda .
"Your smile is as fragile as a butterfly's flight"
Isn't it just adorable? What about yours?Please share with me!
------------------------------------------------------------------------------------------
Shqip: Nje nga shprehjet e mia te preferuara eshte nje shprehje e Nerudes .
"Buzeqeshja jote , eshte delikate porsi fluturimi i nje fluture".
A nuk eshte fantastike? Ju lutem me shkruani shprehjet tuaja te preferuara!


Monday, July 09, 2007

Open air theatre

Remember once I told you, I had a park very close my house? But I don't know either why I don't go there often.Maybe it's because I don't have time or I'm not well organised.Anyway...
3 days ago , after feeling devastated from a tiring work day , I decided to have a stroll in the park.Yay!I did the best thing! Hanged I saw an open air theatre's posters: It was Sophocle's "Antigone" .This one ,would be organised in the park on Sunday , 21.00 hour by the drama students of Yeditepe University.
Some notes on Antigone : Antigone is the best-known daughter of Oedipus and Jocastra. However, due to the incestuous nature of their relationship, Antigone is also Oedipus's half-sister and Jocasta's granddaughter.According to the history the city of King Laos (the first husband of Jocastra) was cursed by the temple gods and Jocastra's son would kill his father and marry his mother.Terrifyed by this idea, the king and queen give away their son to be killed and one peasant hangs the baby from his foot.But , the baby is saved by other peasants who give this baby to another king who calls him Oedipus (that means swelling foot in Greek) because of his swelling foot.But when Oedipus growns up , he learns the truth and goes to find his family.On a trip he quarrels with 2 people and kills one of them.When he reaches his family's city , he founds a mourning city because of the killed king.There's also another tragedy in the city ; the Sphynx that kills everybody who's not giving the right answer to his 2 questions.Oedipus comes out as a winner, so Sphynx forgives the city and commits suicide by jumping from a rock.As the city's rescuer , Oedipus is announced as the new king and marries Jocastra (his own mother ) from where they have 4 children (one of them is Antigone).When they learn about the truth , Jocastra commits suicide and Oedipus sticks needles to his eyes.Antigone's sad story (her life and tragic death) is used by many tragic Greek poets.
For more infos have a look here : http://es.wikipedia.org/wiki/Ant%C3%ADgona
The theatre was cool.It so special to watch it in nature..The play's music was great too , performed by some rhythm musicians.
Here you may find 2 photos from this event...

Shqip: Teatri "Antigona" i luajtur ne parkun afer shtepise time.Qe nje eksperience e veçante te shihje teater ne natyre.

Saturday, July 07, 2007

Questionnaire - Which movies scare you to death?

I remember when I was in college (high school) we used to rent a movie each week.We had a "cinema night" each day of the week.
I got so nervous to see my friends , that I knew were scared to death from horror movies , to ask for renting them.I mean where's the point of watching such a movie if you'll scream all the time, hide your self under the cushions and be terrorized?
Me?? I just laughed at those films.Horror films are nothing for me , seriously.
Freddy Krueger? Well ,that's a candy.Vampire movies ? Oh they make me lough loudly...
The "Omen" serial was good at the beginning , but now it sucks.
But I do like the far east horror films such as "Ring" , ""Grudge" , "A tale of two sisters" etc..I think the Far East Cinematography does the best of them.Maybe because of the elements of their culture , they manage to do something particular.At least one can be harrased while watching them.
I feel I'm hearing you asking : Isn't there any movie you are afraid of for God's sake?
Well , there is one in fact..I don't know it's original name but if I translate it from Albanian would be "The house at the island".I have controlled this movies from the imdb , but I have found nothing :( I've been 5-6 years old when I first watched it and I don't remember many things , but I guess it was a Scandinavian movie.
I can't forget the moment the main actress enters to a room filled with dolls.The dolls start crying.I've always been afraid of clowns and some dolls faces.I always have felt they bear something evil under their shining beauty and happy smiles.
And the movie's music and scenes cut was really disturbing.I'm not sure if I'll have the same feeling if I watch that movie now , but this "crying dolls" scene is terrifying.
What about the movies you are afraid of?Let us know.
Shqip: Miq na shkruani per filmat e frikshem qe ju kane bere pershtypje ose qe frikesoheni sa here i shihni!

photo source: www.imdb.com






Thursday, July 05, 2007

A life ceased too soon:(

This is a tribute for the rock turkish singer Barıs Akarsu (29.06.1979-04.07.2007)

It made me so sad to hear that he passed away yesterday at Bodrum Private Hospital at 11.00 p.m.He had been found very hard injured on 29th of June [his birthday:( ] in a devastated car altogether with his two female friends (the driver was one of the girls , which was his old girlfriend as well).They were going to celebrate Baris's birthday! :(
Their car , crashed to a big trunk and was drifted 30 m.As it was told from the media groups , the driver wasn't found guilty , the problem was the junction they were passing where there wasn't any light.Many people are told to have passed away in that cursed junction.Ironically , nobody has done anything to arrange something!Do they have to wait thousands of other people to die??
What is sad is that he scrambled to live these last 6 days,while the girls passed away immediately.After the second day the doctors told their hopes on recovery of Baris were lessen , but his being young could change everything! I have very strong intuitions and I was sure he'd manage, but alas he didn't!
Baris became very famous after wining the "Academy Turkey" programe a star creating programe held in Turkey like the wellknown star creating programs in all the world (Pop idol,popstar) etc..Many programs like that are being held in Turkey.
Most of the participants used to create any random scandal to get some more ratings and therefore their fame.For most of them , any disgrace was acceptable as long as they were famous.
That is the big difference between them and Barıs.He was such a modest ,easygoing , cheerful person , with not a granule of star complex and had an undiscreibable energy.He was a true gentleman.You could see him talking,having fun ,taking photos,spending time with his fans! You couldfeel his enthusiasim in his eyes all of the time.So much passion and love for music and life!:(
I wasn't a fan of him and in fact I didn't know all of his works , but it broke my heart to see this positive energy bomb , this very special hardly found amicable guy to pass away so meaninglessly:(
May you rest in peace Barış !
You won't be forgotten!

thanks to my friend Tuba for her great photo.you may have a look at her photos here: www.flickr.com/photos/siempre
for more infos on Baris : www.baris-akarsu.com

Wednesday, July 04, 2007

Dum çun pra mo!!!

Me shtyu Emigranti te shkruaja se sot nuk do shkruaja gje ne fakt.Kjo nuk eshte historia qe ju pata premtuar por nje rast i vertete qe ma tregoi nje e aferta jone qe punon ne maternitet.
Me falni per fjalorin e rendomte por desha ta percjell ngjarjen siç ishte ne realitet:)

Nje çift adoleshent gabelesh (vajza 11 vjeç , djali 13 vjeç , ku gjysem burrit sapo i kishin dirsur mustaqet:) shkojne ne maternitet dhe i drejtohen njeres nga grave qe punojne si personel:

Djali: Ori shoqeeeee..Ne kena ardh se duuum me bo i çun..
Personeli: Shtatezene e keni bashkeshorten?
Djali: Jo mi pra , nuk ben dot kalama kjo gurruja ime nuk di ça me bo..
Personeli: Zonja si e ka ciklin?
Djali: Çere osh ai eri? _ dhe nderkohe i drejtohet gruas: E ke marre ciklin eri?
Vajza: e sheh me sy te perçudnuar..
Personeli: Jo jo more djale , e kam fjalen per ciklin menstrual ..
Djali: ???
Personeli me nerva tashme te irrituara: A i kane ardhur more djale ?
Vajza me ne fund e gezuar se kishte kuptuar hidhet me entuziazem: Jo, jo..
Personeli me sy te habitur: Epo atehere ç'femije prisni o te uruar?
Djali: Dum çun mi gaxhie pra mo , pse bon sikur se merr vesh.M'thuj mu ku ta morr ciiiiiklinn ene ta bojm çunin se vdiq ene prrindii jone per kalamoj ..

Si mendoni çfare komenti i behet ketij dialogu? :))

Tuesday, July 03, 2007

Çfare nuk bejne shqiptaret:)

Çfare nuk bejne shqiptaret me e zmadhu içik shpine:) Ketij pallatit afer shtepise sime kisha nja 3 muaj qe ja kisha vene syrin per ta fotografuar por perhere me ndalonin kuriozet perreth, duke me pare me ata syte plot habi.Shiheni kete pallat , a nuk e verteton idene se shqipot vdesin per çik me shume vend?:)
E megjithate mua me pelqeu pallati.Mos te kishte pallate afer dhe njerez ne rruge do qe klas per tu fotografu ne kende te ndryshme, po kush te le ketu:(

Monday, July 02, 2007

Rifillimi...

Sa bezdi qe i kam rifllimet!!Do thoni ju; - he o derebardhe se dhe perpara ke shkuar e je kthyer nga Shqiperia.
Por sa here qe shkoj e vij te njejtat veshtiresi has.Mbase eshte nga ajo se kur shkon ne atdhe dhe takohesh me njerezit e dashur dhe shkon ne vendet qe ke mall , e ben gjerat qe ke kohe qe do ti besh , shkeputesh krejtesisht nga bota e ketushme.Une te pakten keshtu e bej edhe me pune sikur te iki , ne njefare menyre ate kohe qe jam aty e shkepus mendjen plotesisht prej kendej.
Ndaj dhe mbase sot e ndjej veten si ai krimbi qe ja kane prere koken por vazhdon te ece kuturu nga ana e bishtit:)

Stresin e pare e hasa me tastieren e kompjuterit:) Ngaqe eshte ndryshe , ashtu siç me ndodh dhe kur shkoj ne Shqiperi ,vonohem teksa shkruaj.
Si konkluzion : eshte mire ta stakosh trurin , por sigurisht nese ke guxim ta rizgjosh pastaj:))
Nejse mire se ju gjeta njerez dhe falemderit per vizitat ne kioske dhe kur nuk isha ne shtepi:)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Follow by Email

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator