Wednesday, May 30, 2007

Elhamra - Ndertesa "Feniks"

Photobucket

Ndertesa Elhamra , apo siç njihet me emrin e vjeter Alhambra (qe dmth e kuqe) eshte nje nga ndertesat me te bukura dhe te rendesishme , nje nga ndertesat me histori me te çuditshme dhe enigmatike , e gjendur ne nje nga lagjet me te rendesishme te kultures, artit dhe siç dihet mire ne ditet e sotme dhe te defrimit siç eshte Beyoglu (apo e njohur ndryshe me emrin e vjeter Pera)…
E quaj te tille sepse e kaluara e veçante e kesaj ndertese te shtyn te mendosh keshtu.Fillimet e saj jane fillimet e shekullit te 19-te .Dihet se ne vitin 1827 nje Gjenovez i quajtur Guistiniani Barthelmy kishte ndertuar aty nje teater me origjine franceze.Njekohesisht ne ndertese ndodhej dhe restoranti i njohur "Billur". Asokohe perballe saj ndodhej teatri Concordo, i cili u mbyll ne vitin 1906 , per ti lene vendin kishes San Antoine..Po ne ate kohe per arsye krejtesisht te paditura Elhamra u mbyll..Ne vitin 1920 , ndertesa blihet nga Arapzade Sait Bej i cili sipas gojedhenave thuhet se e rindertoi çdo gje nga e para duke e shkaterruar ndertesen e vjeter se pari.Ne vitin 1922 arkitekt Ekrem Hakkı Ayverdi dhe Kiryadis rindertojne dhe restaurojne kinemane e re te ashtuquajtur "Alhambra" brenda nderteses.Kesisoj pas nje periudhe tjeter mbylljeje ne vitin 1922 ajo beri hapjen me te bujshme dhe te suksesshme kete here si kinema.Per momentin qe u hap ajo u shqua per anen e saj arkitekturale dhe teknologjine e perparuar te perdorur ne strukturat e saj. U shnderrua keshtu ne nje nga vendet e prefuara te aristokracise dhe shtreses se larte te shoqerise turke , duke mos menjanuar faktin se qe salloni i preferuar i Ataturkut per pritjet e ndryshme…Fama dhe lavdia e saj filloi te zbehej sidomos pas vitit 1945 kur salloni i nderteses kishte filluaj te konkurohej rende nga shume sallone te tjera qe ndodheshin me ne qender.Kesisoj mbyllja e kinemase u be e pashmangshme per t'ja lene vendin serish nje salloni teatri.Ne vitin 1976 salloni i teatrit kthehet perseri ne nje sallon kinemaje kesaj here me emrin e ndryshuar si "Elhamra".

Por Elhamra kete here e kishte humbur shkelqimin dhe sqimen e meparshme dhe rruga e vetme per ta mbajtur te gjalle interesin e klientave u pa si fillim shfaqja e filmave aksion (kryesisht karateje) gjate viteve ’70 , nderkohe qe ne vitet ’80 dhe deri ne vitin ’99 u perhumb ne vorbullen e filmave erotike.Dukej sikur nje lloj mallkimi i padukshem e ndiqte kete ndertese hap pas hapi .Kesaj here arsyeja e mbylljes se saj qe disi me e kobshme , nje renie e befasishme zjarri shkakton djegien e kinemase , e cila duke qene dhe e vogel , daljet nuk i kishte te pozicionuara shume volitshem.Shume mendime dhe supozime jane hedhur mbi djegjen e kesaj kinemaje ne vitin 1999.Njeri prej tyre q ese djegja ishte bere me paramendim nga grupet fetare si ndershkim i politikes qe kjo kinema ndiqte.
Disa vite me vone Elhamra – Ndertesa “Feniks” u ngrit serish nga hiri i saj per t’ja lene vendin kesaj here nje ndertese bujtese te nje teatri te vogel , nje shtepie kulture shume te njohur per ekspozitat e saj te rendesishme rreth artit modern (pikture,fotografi) si dhe leksionet e filozofise (Faqja e saj e internetit : http://www.karsi.com/) ..Ne katin e pare te Elhamres ndodhen punishte artizanati .Elhamra eshte kthyer serish ne nje nga qendrat ne ze kulturore dhe interesi dhe popullariteti i saj po rritet nga dita ne dite.Egzistojne ide se kesaj ndertese do ti kthehet serish atmosfera e viteve , por kesaj here shume me profesionalisht me nje kinema dhe teater super modern.
Duket sikur “Elhamra” kete here do te kete nje jete me te “gjate” dhe do te gjeje qendrueshmerine qe asnjehere nuk e perjetoi.
Qendrueshmeri qe mendoj se e meriton pas tere kokefortesise se saj per te rilindur panvaresisht çdo lloj permbysjeje sado te rende.

Tuesday, May 29, 2007

I'm a bad painter.. Who cares:))

Photobucket

In all my life time I've been a disaster in painting.I liked it a lot and loved my friends paintings but when it came to me I'd stress so much my hands would fill in sweat:(
So you could easily imagine how proud I was to receive an email from a painter asking permission to use one of my photos for her last project.Of course I did accept and I was very happy to see how it came out..Man I suck as a painter , but at least I catched one's attention with my photo:)
Here's the link of the painting for the above photo of mine:)

Permbledhje shqip: them se tere jeten kam qene nje tmerr i vertete ne pikture , por se çuditerisht ja terhoqa vemendjen nje piktoreje me nje foton time , foto te cilen mund ta shihni te pikturuar ne linkun e mesiperm:

Sunday, May 27, 2007

Ndihme njeriut te paafte ne gjuhen e software!!!

Te dashur miq siç mund ta keni vene re kam ndryshuar pakez gunen.Ne fakt doja ta beja me ndyshe por kaq munda te kullundris vete:(
Miq do doja ta vendosja per se gjeri fotografine si dhe dua ta bej me te vogel ate drejtkendeshin ne hyrje..Po ashtu dhe fjalet dua ti ve siper fotografise..Mund t'me ndihmoje ndonje i bekuar prej jush?:))

Flm qe tani:)

Saturday, May 26, 2007

Soneta-Te verteta

Sot po ju ve nje vjershe te E.E.Cummings ketij shkrimtari aq pak te vleresuar ne kohen e tij.E perktheva vete nga turqishtja.Shpresoj t'ju pelqeje , mua me pelqen shume si vjershe...

VII SONETA - Te verteta

Shkrihem pas trupit tim ,
Kur eshte prane trupit tend.
Kjo eshte nje gje kaq , kaq e re.
Muskujt sikur jane me te medhenj
Dhe nervat po ashtu.
Shkrihem pas trupit tend.
Shkrihem pas çdo gjeje qe ai ben,
Shkrihem perpara rrugezave te tij.
Shkrihem teksa ndjej shtyllen tende kurrizore
Trupin dhe kockat dhe
Lemimin energjik tendin teksa dridhet
Dhe une do ti puth ato
Serish , serish , serish
Vdes te puth
Kete apo ate pjese tenden
Çmendem pas krifes tende te perkulur,
Lehte perkedhelese
Qyrkut tend te perkulur
Dhe pas çdo lloj gjeje qe

shkeputet nga lekura jote…
Dhe syve te tu te medhenj
Plot me grimca dashurie
Dhe mbase shkrihem dhe pas
dridhjes kaq te re tenden
poshte meje…


E.E.CUMMİNGS

1894 - 1962

per me shume rreth autorit: en.wikipedia.org/wiki/E._E._Cummings - 60k
P.P.S: Per tekstin ne anglisht dhe me shume rreth autorit shihni ketu se me ne fund e gjeta:) http://www-scf.usc.edu/~thier/ee/#mybody

Thursday, May 24, 2007

Ndjenja me e bukur (2003)

Si ndodhi valle???

As une nuk e di..Dhe nuk do ta marr vesh ndonjehere sado kohe qe te kaloje…
Ne boshllekun e pafund qe ndodhesha , a e dinte valle uni im i boshatisur aq sa te bente jehone mes mureve te tij , ai uni im qe shmangej nga vete vetja e vet , ai shpirti im qe largohej nga çdo gje dhe ndihej i vetmuar mes tere atij kalaballeku ,a e kishte haberin ai shpirti im endacak qe megjithese i pershtatej çdo gjeje por qe nuk mbartte kurrfare gjeje brenda tij se egzistonte diçka qe do ti jepte fund mpirjes se tij dhe terheqjes se tij kundrejt çdo gjeje?
Jo , absolutisht fare…
Si perhere ishte terhequr ne qoshen e vet , duke vazhduar ti pershtatej pa asnje lloj interesi te perhershmes dhe çdo gjeje tjeter te sterditur ,dhe ne te njejten kohe duke perqeshur kete te perhershme vetmevete , ishte krejtesisht pa asnje lloj dijenie ndaj atij momenti qe do ta flakeronte mpirjen e tij me nje shuplake e papritur.
Gjate nje kohe qe une nuk prisja t’me ndodhte diçka e tille , madje gjate nje kohe qe une qeshja me emocione te tilla , gjate nje kohe qe perpiqesha te strehohesha tek veprimet e mia te mekanizuara dhe te sekelldisura , une as nuk e pata menduar se do ta kisha ngrene nje shuplake kaq te embel…
Mjaftoi vetem nje takim sysh..
Ka nje kenge vargjet e te cilave thone : Mbreteresha e shiut , enderron per diellin”… dhe une tani po mendoja nese akulli enderon per zjarrin valle?
Sipas meje po..
I tere uni im i rrethuar me akull ishte mbeshtjelle papritmas nga shalli i nje ere te ngrohte.Akulli brenda meje ishte dhene kaq shume pas kesaj ngrohtesie saqe kishte vendosur te behej njesh me te , duke filluar kesisoj te shkrinte..Sikur te kishte qene perhere i tille!
Sikur te kishin qene perhere keshtu!!!
Papritmas ndjeva çdo lloj te vertete te bezdisshme te largohej porsi tym prej meje, duke ndjere ne ate çast jeten t’e levrinte.
Zemra , ashtu pakez si me ndrojtje filloi te rrihte serish duke me dritheruar tere brendesine time .
Ndjeva çdo ane timen te shkelqente…Kjo s’do dhe aq mend ; tashme e kisha qiellin shume prane.
Zemra,truri dhe syri im kishte vetem nje pike perqendrimi tani : Ate!
Pakez me ndrojte , pakez e terhequr , por ne te njejten kohe pa pushim vazhdoja te shihja Ate.
Sa e çuditshme eshte qe ky shpirt dikur krejt i boshatisur ndjen se e ka pasur Ate perhere prane..Ne fakt Ai paskesh qene perhere aty!
Kur e ndjeja veten krejtesisht te vetmuar mes turmes , Ai paskesh qene qe nuk paksa lene driten time te shuhej…
O dashuri , ti qe e larteson shpirtin e njerezve , qe ja mbush me drite unin e tyre, qe i fal jete zemres se tyre , qe ja zbukuron si anen e brendshme dhe te jashtme çdokujt, dije pra se je ndjenja me e vertete , me e sinqerte, me naive me e veçante ne kete te luajtur bote.
Ti rrofsh dashuri , rrofsh!

Tuesday, May 22, 2007

The irresistible choice: Being an Amateur!

It's one of everybody's choices..Being an amateur..Is it because they like it?
Of course not , but it's safer,easier,touchable,available,logic and smarter.
It bears no risk.It's free of the professionalism stress.It's far away from the fear of loosing the prestige. Being an amateur and accepting to be one of them , offers you a transparent shelter.A shelter where you can hide all of your handicaps , complexes , self mistrust.It's very cozy and practic and you can carry it everywhere.
It's trendy too..Nowadays everybody has become an amateur at some thing.
I do believe there are two different kinds of amateurs:


1.The ones that are conscient of that and don't use it as a tip of security.
2.The ones that disguise their selves under the safe frame of being an amateur...

Launching one self as an amateur at something , is a pure disguising strategy .We can call it : The art of transparent masking and editing of our deficiencies.
Ok , ok this may sound too harsh , but if we ponder on it for a while we could get the point of the above statement.
I'm an amateur too.I'm an amateur at arts , that is : photography, cinema,dance,creative writing. But I have to admit sometimes I feel bad of using this etiquette for myself ..It's not that I want to be called a professional , I hate it because I think of what I said above .Because I think that I'm choosing the easiest way for not accepting I'm a beginner.
One should accept this if he/she wants to progress I think!
It can be dissapoiting at times , but would be the best muse for you to improve yourself and advance! It's hard but it pays!!!

Saturday, May 19, 2007

Klientat, shtetesia dhe karakteristikat e tyre...


Siç ju thashe dhe ne mailin e kaluar po kaloj disa dite te ngjeshura pune ne panair.Panairet ndonese te lodhshme me perlqejne shume sepse jane te mbushura me eksperienca te ndryshme me njerez, ide , kendveshtirime te reja.Nje nga eksperiencat me te çuditshme dhe interesante eshte ajo e njohjes me njerez nga vende te ndryshme te botes.Secili ka veçantine e tij dhe menyren e vet te komunikimit apo te berjes pazar ne çmim...Ja po ju shkruaj diçka nga pershtypjet e mia modeste nga vezhgimet e mia mbi njerezit nga vende te ndryshme qe i kam bere keto dite dhe neper panairet e tjera qe kam marre pjese.
1-Italianet,spanjollet: Mund te them me plot gojen se jane klientat me te kendshem jo vetem per faktin se jane xhentilet qe nuk diskutohet , por njekohesisht te kenaqin per faktin se kane gusto te holle ,(te pakten ata qe jane ne fushen e dekorimit shtepiak po nje here) dhe kur ben prezantimin e produktit e ben me qejf sepse e di qe personi perballe te kupton dhe percepton se çfare po thua (kjo sidomos nese produktet jane produkte te klasit "haute couture")....
2-Gjermanet : Ndryshe nga sa mund te njihen ose paragjykohen si te serte ata jane mbase disa nga klientat me babaxhane:) dhe te qeshur ...
3-Izraelitet: Jane pa dyshim me dinaket nder gjithe klientat e tjere.I ndriçojne syte dhe jane shume te kapshem.S'te falin as gjynafet siç thojne turqit:) pra as edhe centi nuk i shpeton nga syte:)
4.Kinezet : U bene boze me kopjimet e tyre .Mbase nuk eshte e drejte dhe e vlefshme per te tere por kane fituar nje nam te keq per shkak te menyres se tyre kopjuese te prodhimit.Ndaj sidomos kur shikohen teafrohen ata neper stande rritet gadishmeria ndaj aparateve fotografike dhe celulareve te tyre si dhe ndaj atyre vete.Ç'te bejme tjeter , te fikin deren ata:(
5.Arabet:Vdesin per çike lajle lule si ne dizenjo ashtu dhe ne veshje dhe ne çdo gje tjeter..Dmth ato e kane arabeskllekun ne çdo koncept te jetes se tyre.Femrat arabe nuk dine se ku ti vejne florinjte perpara, madje me beri pershtypjse dhe arkitekte dekoresh kishin pak a shume te njejtin stil.E megjithate nuk mund te them te njejten gje dhe per libanezet , te cilet kane gusto shume me terafinuar dhe minimaliste..Kot nuk qe Bejruti para lufte qendra e modes se Lindjes se Mesme.
6-Amerikanet : Jane shume praktike dhe te shpejte ne veprim, por nuk mund te them se jane shume te zote nga ana e zgjedhjeve estetike.
7-Afrikanet e jugut : Kane disa zgjedhje te veçanta dhe interesante .Jane nje fryme e re ne biznes.
Por mbi te gjitha çfare eshte me e rendesishme secili ka nje pike te dobet ku mund ta kapesh dhe te drejtosh apo dominosh biseden dhe pazarllekun:
Italianet,spanjollet shkrihen kur fillon e i flet ne gjuhen e tyre teksa arabet hutohen dhe nga nje kujdes sado i vogel , ndersa evropianet dhe amerikanet nga qerasje tradicionale .Per te perjashtuar ketu te vetmit izraelitet si me mendjekthjelletit e te gjitheve te cilet duan vetem shume fakte dhe argumente te pafund mbi çmimin,koston,prodhimin etj etj...
Keto qene disa ide modeste per te mundesuar nje "kripje sa me te lezetshme dhe te pademshme te truve te klienteve" nga nje person qe ka vite qe punon neper panaire.Nese keni dhe ju ide interesante jane te mirepritura:)
p.s:dje duke zbatuar tere eksperiencat e mesiperme plus dhe me fatin qe eci mbare bera nje shitje prej 45.000 € (jo per gje po i kemi nje çike te kripura produktet:))
p.s.2: ajo bukuroshja ne foto eshte stilistja e firmes:)


Thursday, May 17, 2007

Mungesa


Miq nese mendoni se i kam bere naften blogut dhe kam harruar te futem gaboheni rende:)Keto dite po me del fruthi , jemi pjesemarres me ata te punes ne nje nga panairet me te rendesishme te tekstilit shtepiak.Realizohet ne Stamboll , panairi Evteks, ku marrin pjese kryesisht firma te ndryshme dekorimi te brendshem dhe tekstili shtepiak nga e tere bota megjithse shumaca jane turke.Kete vit mbizoterojne firmat spanjolle me copa per tapicieri..Ka disa stande shume te kendshme por ,sidoqofte nuk kam shkrepur shume foto ,po ju ve nja 2 foto nga standi jone..Nuk do dukem deri nga e hena kur mbase do ju sjell me shume foto rreth ketij evenimenti.
Qofshi mire:)

Monday, May 14, 2007

Give her a reason to be a woman...

 Photobucket

1-By letting her feel like she was one.
2-By not making her feel ashamed of her feminity.
3-By not beating her.
4-By helping her during motherhood process.

5-By getting the keys of entrance to her soul.
6-By listening carefully to her.
7-By not seeing her just as an object of lust.
8-By helping her expose her identity without diffidence.
9-By trying to perceive her.
10-By loving her

Hell , where is that perfect man , who could deal with the above list successfully:)?

Friday, May 11, 2007

Pyetsori...

1.Lumturia e plotë për ju është? Te arrij te ndjej dhe vleresoj momentin kur jam e lumtur vertet dhe te mos e kuptoj kete pasi te kete kaluar shume kohe.
2.Çfarë ju bën të çoheni në mëngjes? Do doja shume te isha nga njerezit qe ngrihen tere gjalleri ne mengjes.Por fatkeqesisht ende nuk jam stervitur keshtu dhe kjo eshte nje nga gjerat qe me ben te zemerohem me shume me veten.Ndaj ajo qe me zgjon ne mengjes eshte zilja e celularit qe e fik tere terbim sa here qe bie:)
3.Hera e fundit që u shkritë në të qeshur? Sot ne megjes kur lexova nje email interesant.
4.Vetia kryesore e karakterit tënd, cila është? Qendrueshmeria (si ne mbajtjen e fjales per ate qe them ashtu edhe ne fiksimin e realizimit te diçkaje qe dua panvaresisht se sa ja arrij).
5.Mangësia juaj kresore? Padurimi ,mosperqendrimi dhe deshira per ta bere çdo gje mrekullisht .
6.Në cilat gabime tregoheni më tolerant? Ne ato qe e di se e kane nje shpjegim te arsyeshem
7.Me cilën figurë historike, je i apasionuar? Asnjehere s'e kisha menduar me pare kete gje. Mbase intelektualet qe nisen levizjen "Humanisma" , levizje e cila u be shtyse per fillimin e periudhes se rilindjes dhe shume ndryshimeve te rendesishme te metejshme.
8.Cilët janë sot, heronjtë tuaj? Çdokush qe ndjek pa frike dhe dredhi endrren e tij
9.Udhëtimi juaj më i dashur? Akoma se kam bere por mendoj se ai ne Prage dhe lindjen e larget.
10.Shkrimtarët tuaj më të dashur ? Hugo,Hesse,Bukowski,Hegel,Bierce,Kafka,Coelho,Pamuk,Murathan Mungan,Camus ohu sa shume qe jane.
11.Cilin virtyt, vlerësoni tek një burrë? Vleresoj qendrueshmerine ne ndjenjat dhe zgjedhjet e tyre.
12....dhe tek një grua? Tregimin e feminilitetit te saj pa perdorur cilesi te rendomta dhe te rreme si krenaria e tepruar, kerkimi i llogarive etj.
13.Kompozitori juaj i prefeuar? Schubert (vdes per Piano Trio in E-flat melodi qe e jep ne 3 filma : 1.Pianisti i Hanekes,2.Sacrifice e Tarkovsky dhe ne nje tjeter qe s'po e kujtoj tashme).Me pelqen dhe Mozart,Bethoveen,Michael Galasso (kompozitori i muzikeve tek "In the mood for love") etj.
14.Këngën që fishkëllen kur je në dush? Bo bo s'lame intimitet pa thene per veten.kete po e lej te pakten:) tallem nuk para fishkellej apo kendoj maksimumi qesh nese me kujtohet diçka komike.
15.Libri me mbresëlënës? Kjo eshte nje pyetje shume e veshtire dhe e gjate ndaj nuk pergjigjem dot.Por mbase shkrimtaret e mi te preferuar mund t'ju ndihmojne ta merrni me mend.

16.Filmi më mbresëlënës? Filmat e Fellinit,Suzukit,Von Trier,Bergmanit,Herzogut dhe shume shume regjizoreve te tjere qe s'po i kujtoj tani.
17.Piktori juaj i dashur? Salvador Dali,Caravaggio,Klimt,Familja Buza nga shqiptaret.
18.Ngjyra juaj e preferuar? Blu-marine, jeshile,gushe-rosaku,e kuqe.
19.Cilin quani, suksesin më të madh tuajin? Moslekundjen nga zgjedhjet,besimet e mia ne çfaredolloj situate ,presioni apo rasti.
20.Pija juaj e preferuar? Uji,uji , uji.Asgje nuk ndrroj me te.Kur s'kam uje , sikur me thahen dhe trute:)Ne mungese te tij leng shege ,dhe frutash te fresketa .Po te jem e detyruar per alkol pak vere ose vodka me leng qershie.
21.Për çfarë jeni penduar më shumë? Per energjine e tepert qe kam ofruar ne raste te gabuara dhe mbi njerezit jo te duhur.
22.Çfarë urreni më shumë nga çdo gjë? Dyftyresine,njerezit e papare qe marrin kot kur arrijne diçka,cmirezinjte, rendomesine .
23.Kur nuk shkruani, cili është hobi juaj i dashur? Edhe pyet : fotografia, kinemaja dhe kercimi.
24.Frika juaj më e madhe? Kam fobi akrepat..nuk ka ndonje gje qe t'me trembe me shume se ato.Prej kesaj frike e ka pesuar dhe Majla kur u detyruam te linim shtepine qe e kishim mu ne qender te qytetit sepse une rastisa ne dy akrepa ne shtepi:) mos qeshni ishte e tmerrshme sidomos akrepi i dyte i zi , i madh 10-12 cm pa egzagjerim qe me doli mu ne mes te perdes teksa po mbyllja perdet.Keni pa akrep ne mes te perdes ju? Tmerr , tmerr u paralizova fare kur e pashe.
25.Në cilin rast, zgjidhni të thoni gënjeshtra? Kur e shoh te nevojshme psh: kur shoh se robi perballe nuk han pyke dhe nuk do te degjoje çfare them, kur nuk dua te thyej zemra qe e marrin çdo gje dysttaban , kur dua te fle dhe pak para se te iki ne pune :)) etj etj..
26.Cila është moto-ja juaj? Kam shume, ndryshojne nga situata dhe gjendja ime shpirterore
27.Si do preferonit të vdisnit? Nuk dua te vdes ne menyre te kobshme ama dhe pa e marre vesh se po vdes, nuk dua te iki nga kjo bote. Prandaj psh.ne gjume nuk do doja te vdisja.

28.Nese do t'ju ndodhte te takoheshit me Zotin çfare do te donit t'ju thoshte? Jo me kaq drejtesi xhan, rruga e shtrembet te nxjerr me shkurt ndonjehere:)) Tallem , ku ta di une?:)
28.Në ç’gjendje shpirtërore ndodheni kësi kohe? Te lekundur


Kaq miq..Tani ju lutem nese nuk pertojne dua t'ja kaloj stafeten: Bizeles
, Zhapikut , Shqipos , Bletes , Briskut , Selfit , Eratos , Lisit , L'etranger dhe kedo tjeter qe deshiron sepse nuk dua te shtrengoj askend:))

1 vit ne blogosfere!

Dje vura re se qe bere plot nje vit qe kur kam hyre ne boten e blogosferes.Ne fillim isha vetem , shkruaja me shume per vete me duket:) Por per fat me ane te ketij blogu sidomos pas muajit dhjetor , pata rastin te njihem me plot shqiptare interesante dhe me vjen mire per kete.Ne njefare menyre ata me shtyne te shkruaj me shpesh dhe me bene me kreative sepse dikur e beja me pertese kete gje mbase.Ndaj ju falenderoj qe me ndiqni dhe komentoni..kjo me jep shtyse per te krijuar:)
Nuk e di si mendoni ju , por ne 6 muaj une besoj se eshte krijuar nje lloj grupi i lezetshem shqiptaresh ne blogosfere secili me idete dhe mendimet e tija te veçanta dhe inspiruese!

Uroj te vazhdoje keshtu.Po iki tashti se me duhet te plotesoj çarçafin qe me erdhi nga Franca:)

Thursday, May 10, 2007

Aventurat e Hikikomor-Enit !

Po mendoja sot mbi hikikomorit dhe thashe me vete se dhe une nuk eshte se jam ndonje qenie shume sociale dhe se ishin disa kerkesa dhe nevoja sa jetike aq dhe shpirterore ato qe me shtynin te takohem me boten e jashtme.Pastaj me shkoi ndermend se po te vendosja te behesha hikikomori me çfare do te merresha.Ja dhe lista si me poshte:)

1.Vura re se koleksioni i filmave qe zoteroj (vcd dhe dvd) eshte afer 100...do shikoja filma tere kohes:) Sigurisht do merrja dhe ca te tjere perpara.
2.Do lexoja dhe nje here me shume vemendje tere librat qe kisha dhe do nxirrja dhe kuptime te reja prej tyre.Une sa here lexoj nje liber per here te dyte zbuloj mendime dhe ide te reja jo per gje:) Por besoj se do merrja dhe ca libra te tjere me vete.
3.Do merrja gogla,komça,susta,rruaza, leter punedore dhe do beja varse dhe zbukurime te ndryshme.
4.Kujtoni se harrova internetin?Jo ore embelsira per ne fund:)
Sa here qe do ta kisha moralin poshte do kerceja tek Mamadhia per te marre dozen e nevojshme te humorit , sa here qe do te doja te zbavitesha ,qeshja,zgerdhihesha dhe argetohesha do surfoja mbi humorin , fantazine dhe skiçllekun e Zhapikut,Edrusit,E.T,Bletes.Kur ta shihja se nga ndenja ne shtepi shpirti po fillonte te me thahej do lundroja mbi detrat e mendimeve te L'etranger,E7E,Kastadives,Bizele,Selfmaderadio,Banago,Vrima e Çelesit,Naides,..Kur te doja ta zhdervjelletesoja trurin tim do merrja pak freski nga Elaisi,Redbonsai&Co,Njeriu i çuditshem,Brisku,Erato,Shqipo,London Lily,Lolers.Kur t'me merrte malli per jeten normale do kaloja nje vrap virtual tek Tena,Belle_Fleur,Candyland,Orange Bakery,Eda, Amour_Monde,Digital Objective,Zografi.Kur truri im te ishte thare nga etja do kridhesha mbi Ne-per Vije dhe Mademoiselle.Kur t'me vinte shpirti ne maje te hundes dhe do te kerkoja nje miks nga çdo gje qe mund te merrja do kerkoja nje kokteil virtual nga Peshku..


Kur e shoh kete liste nuk me duket dhe aq keq dhe mendoj se do mund ta shtyja mire e bukur si Hikikomori..Po juve ç'na thoni, si ma keni syrin?Dua mendimet tuaja nese dikur do te vendosnit te beheni te tille:)



Wednesday, May 09, 2007

The power of beauty

Isn't it stunning to see how fascinated are all of us from beauty?Everybody the easy going, the warm hearted , sulky,showy people..I mean everybody is grabbed by any beauty without even figuring it out.Even the snobb ones , who pretend not being affected and trying not to show any interest are griped into it.I do smile at them , trying not to show how they are pleased to see anything beauty,what a pity of them.I never restrained my self from accepting the beauty enjoying all of the joy its presence offered me .
BUT! Yes there's a but , as always:) Love ,enjoy, daze with it , but don't let it become the meaning of your life , don't fetish it...
Because we all know everything is just a vision...

Monday, May 07, 2007

Hikikomori- eremitet e koheve te sotme

Hikikomori , eshte nje nga fenomenet e perhapura shume sidomos keto vitet e fundit ne Japoni.E hasur me teper tek djemte adoleshente , hikikomori jane personat te cilen shkeputen prej jetes sociale krejtesisht duke e ngujuar veten e tyre neper dhomat, bodrumet,banjot e shtepise. Keta persona e kalojne kohen e tyre gjate dites duke fjetur dhe tere naten duke lexuar , pare tv ose duke lozur apo bere chat ne kompjuter.Jane pothuajse te shkeputur komplet nga bota dhe shoqeria perveç mbase disa dialogjeve te shkurtra me nenat e tyre dhe keto ne raste shume te rralla.
Shkaqet per shfaqjen e kesaj simptome jane te shumta por nuk ka asnje gje te qarte dhe te sigurte 100%. E megjithate ky fenomen shihet me shume si problem social sesa psikologjik.
Personat qe terhiqen krejtesisht nga bota dhe shoqeria jane vezhguar te jene kryesisht persona te bezdisur dhe te stresuar nga jeta sociale qe e shikojne ngujimin ne shtepi si nje shpetim.Nje nga shkaqet me te medha shihet shkolla dhe stresi qe perjetojne nxenesit ne te.Nga disa studime qe jane bere ne kete fushe eshte vene re qe neper shkolla egziston nje atmosfere strikte,kerkuese dhe sfiduese.Ne fakt ky eshte nje fakt i njohur per Japonine dhe ne fushat e tjera si vendet e punes etj.Duke qene nje vend me standarde te larta jete , edhe kerkesat dhe standardet e rendimentit ne pune dhe shkolle jane me te larta, gje kjo e cila sjell rritjen e stresit dhe pakenaqesise ndaj vetes.Ne Japoni çdo vit kryhen 30.000 vetevrasje.
Por nuk eshte vetem arsyeja e mesiperme shkaku.Shume studiues te kesaj dukurie , fajesojne dhe prinderit dhe rolin e familjes ne pergjithesi.Pas luftes se dyte boterore modeli i familjes japoneze qe nje baba qe punon dhe nena qe rrit femijet ne shtepi.Kjo situate vazhdon ende sado qe kushtet mund te kene ndryshuar .Ka akoma nena qe kujdesen per femijet e tyre dhe pse ata kane arritur moshen 30-40 vjeçare dhe nuk punojne.Kjo krijon nje lloj ldhjeje psikologjike dhe serish shkeputje nga bota e jashtme.
Nje mundesi tjeter shkaktare e ketij fenomeni shihet dhe kultura dhe poezia e brishte dhe melankolike japoneze.
Ne fakt asgje nuk eshte e sigurte , por sidoqofte Hikikomori shihet me teper si nje semundje sociale sesa psikologjike.
A perbejne rrezik hikikomorit si individuale?Te qenurit e tyre shume pasive si dhe fakti se kjo nuk eshte nje semundje psikologjike nervore e mohon kete fakt.
E megjithate nuk mungojne rastet e vrasjeve (me raste dhe te disa personave) prej hikikamoreve.Per kete arsye shume prinder e fshehin femijen e tyre hikikamor , prej frikes se mos ja marrin ne ndonje spital çmendine. Nje fenomen ky i rende sa per viktimen dhe per familjen.Nuk dihet numri i sakte i tyre por sipas disa te dhenave te fundit i ka kaluar 1 milionet nderkohe qe ka filluar te shfaqet dhe ne Tajlande,Kine dhe Kore.


Per me shume rreth ketij fenomeni:
en.wikipedia.org/wiki/Hikikomori
news.bbc.co.uk/2/hi/programmes/correspondent/2334893.stm

Saturday, May 05, 2007

Ambrose Bierce dhe "Fjalori i djallit"

Sot deshiroj t'ju flas pak mbi nje nga shkrimtaret e mi me te preferuar : Ambrose Bierce, apo i njohur ndryshe si "mbreti i cinizmit".Lindur ne 1842 ndersa viti i vdekjes mendohet te jete 1914 sado qe nuk ka siguri.U rrit ne nje familje meshkujt e te ciles shquheshin per pjesemarrjen e shpeshte ne luftera te ndryshme.U largua nga shtepia ne moshen 15 vjeçare dhe filloi pune prane nje gazete radikale.Njekohesisht u rregjistrua ne nje institut ushtarak per nje vit.U morr me pune te ndryshme "te çuditshme" siç thuhet dhe ne vitin 1860 u rregjistrua ne listen e vullnetareve te nente Indiane per luften civile.Gjate kohes se luftes ai u nda me te fejuaren e tij dhe dashurine e tij te femijerise "Bernice" dhe kjo ja shtoi atij zhgenjimin e pergjithshem qe kishte ndaj jetes.Pas nje plagosjeje ne lufte ai u be i papershtatshem per ushtri dhe pasi u largua prej andej se pari punoi ne nje institucion te "Thesarit te Shtetit" nje institucion ky aq i korruptuar , ku cinizmi dhe ironia e Ambrose u rrit dhe me shume.Me pas ai shkoi ne San Francisco ku dhe vendosi te vazhdonte karrieren e tij si gazetar.Keshtu filloi te punoje per gazeten "Newsletter".Gjate kesaj kohe Bierce fitoi fame me stilin e tij te veçante dhe humorin e tij "si acid" siç e quanin dhe per kete arsye morri nofken "Bierce i hidhur".Pati nje periudhe fame ne tere shoqerine mondane dhe ne ate kohe u martua me Mollin nje vajze nga shoqeria e larte dhe pas marteses ne vitin 1872 u larguan per ne Londer , ku Bierce punoi si gazetar ne gazetn "Figaro" dhe shkroi tre librat e tij te pare.Ne 1877 ai u kthye ne S.Francisco ku vazhdoi punen e tij si gazetar neper gazeta te ndryshme te rendesishme dhe si shkrimtar me libra te ndryshem.Ne vitin 1888 ai ndahet nga gruaja kur zbulon nje leter te nje admiruesi te saj nga Evropa dhe thuhet se ka thene : Une nuk marr pjese neper konkurse , qofte kjo dhe per nder te nje gruaje.
Vitet ne vijim i falen Bierces shume hidherim si psh.humbja e te birit alkolik ne vitin 1901 per shkak te pleumonise.Bierce sa vjen dhe largohet me shume nga bota dhe shkeput lidhjet me te .Ne vitin 1906 ai shkroi librin e tij me te njohur : Punet Cinike te Bierce apo siç njihet ndyshe "Fjalori i djallit" ne te cilin ai pershkruan fjale,ide,nocione te ndryshme ne nje kendveshtrim krejtesisht te ri.Ne vitin 1914 ai largohet per ne Meksike nga ku nuk u kthye me ..Mendohet se ka vdekur ne vitin 1914 , por shkaqet ende nuk dihen.Thuhet se mund te jete vrare ne lufte , apo ta kene vrare grupe rebele.Asgje nuk eshte e sigurte per fundin e ketij autori kaq te veçante.Poshte po ju ve disa nga copezat qe me pelqejne me shume nga libri i tij i famshem : Fjalori i djallit....

Amnesti:Nje xhest bujar mbi ata ofendues qe do te ishte e veshtire ti ndershkoje.
Avokat: Dikush i afte ne berjen bisht ligjit.
Banaliteti: Elementi fundamental dhe lavdia e veçante e letersise popullore.Nje mendim qe gerhet ne fjalet qe nxjerrin tym.Mençuria e nje milion budallenjve ne diksionin e nje njeriu te ngathet.Nje sentiment fosil ne nje shkemb artificial.Nje moral pa fabul.Çdo gje e vdekshme e nje te vertete te vdekur.Nje gjysem tasi me qumesht e moral.Hunda e priftit e nje palloi pa pupla.Nje kandil duke vdekur ne bregun e detit te mendimit.Nje kakarisje qe i mbijeton vezes.Nje epitaf i dedikuar.
Ciniku : Nje horr , vizioni i gabuar i te cilit i sheh gjerat siç jane , jo siç duhet te ishin.
Emigrant: Nje person i painformuar qe mendon per nje shtet me mire se sa per nje tjeter.
Far: Nje ndertese e larte mbi bregdet ne te cilen qeveria mban nje llampe dhe miken e nje politikani.
Frikacaku: Nje njeri qe gjate nje emergjence te rrezikshme mendon me kembet e tij.
Historian : Mates i madh i thashethemeve.
Konservatori: Nje burre shteti i dashuruar me te keqijat egzistuese dhe i dallueshem nga liberali i cili do ti zevendesoje ato me te tjera.
Konsulte: Te kerkosh aprovimin e dikujt tjetri patjeter per diçka tashme te vendosur.
Kufi:Ne gjeografine politike nje vije imagjinare midis 2 shteteve qe ndan te drejtat imagjinare te njerit shtet nga te drejtat imagjinare te shtetit tjeter.
Mosbindja: Mbulesa e argjendte mbi rene e skllaverise.
Roman: Nje histori e shkurter , e shtuar.Nje lloj kompozimi qe duron te njejten lidhje me letersine ashtu siç duron panorama me artin.Meqe eshte mjaft i gjate per tu lexuar veç me nje te ulur , mbresat e shkaktuara nga pjeset e tij te ndryshme fshihen nje pas nje si tek panorama.Uniteti, gjithesia e efekteve eshte e pamundur, perbri faqeve te pakta te lexuara ne fund.Gjithçka qe ruhet ne mendje eshte asgje me shume sesa pjesa e lexuar pak me pare.Ne romance romani eshte ç'eshte fotografia ne pikture. Ajo dallon principet , probabilitetin,korrespondon me aktualitetin bazik te fotografit dhe e vendos ate qartesisht ne kategorine e reportimit , ndersa krahu i lire i romancierit e mundeson ate te ngjitet ne disa lartesi te imagjinates aq sa atij mund ti vije te ngjitet dhe 3 nevojat e para te artit letrar jane : imagjinata, imagjinata dhe imagjinata.Arti i shkrimit te romaneve , ka kohe qe ka vdekur ne Rusi .Paqe eshtrave te tij disa prej te cilave kane shitje te madhe.
Oqean: Nje trup me uje qe ka rreth 2/3 e nje bote te krijuar per njerez qe nuk kane veleza.
Trashegimi:Nje dhurate nga dikush qe po gjunjezohet jashte kesaj lendine lotesh.
Urimi: Civilizimi i zilise.
Vizatimi: Arti i mbrojtes se siperfaqeve te sheshta nga koha dhe ekspozimi i tyre perpara kritikes.
Vrasje : Te krijosh nje boshllek pa shpallur nje pasardhes.

Per me shume rreth Bierce klikoni:
1.en.wikipedia.org/wiki/Ambrose_Bierce
2.www.biercephile.com
3.www.online-literature.com/bierce
4.www.alcyone.com/max/lit/devils
5.www.keele.ac.uk/depts/as/Portraits/bierce.html
photo source: www.biercephile.com








Friday, May 04, 2007

Perngjasime

I perngjasoj te poshtepermendurit me njeri -tjetrin:

1.Shkrimtaret qe s'dine te bejne tjeter veç vjershave me rime.
2.Aktoreve qe luajne veç nje lloj roli (sidomos ata qe luajne veç role te mira)
3.Padronet qe vetem citojne ne vend te veprimit.
4.Dieticienet qe ne vend te nje alternative , japin veç dieta dhe udhezime te sterditura , duke i bere ketyre te fundit disa zbukurime dhe ngritje te panevojshme ne qiell.
5.Personat qe shkruajne reklama detergjentesh apo produktesh te tjera te konsumit te gjere.
6.Nepunesit me kerkesat e tyre te pakuptimta , e te stergjatura te pa marra vesh dhe nga ata vete.

Lista eshte e gjate, mund te shtoni miq.
Te gjithe mendoj se kane diçka te perbashket : MEDIOKRITETIN !

Tuesday, May 01, 2007

I'm famous:))

Yeah I'm famous , at least for today...My friend a very talented photocomposer's (I call him like that as he creates amazing visions from very ordinary images as well) photo went no:7 in explore on flickr..and guess who's walking on that picture? ME... :))
I just loved it and wanted to share...

photo source: www.flickr.com/photos/atillavibes

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Follow by Email

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator