Saturday, March 31, 2007

The brandnew "Nene Tereza" Airport- The new door to Albania






When I went on 18th of March to Albania , we passed from the old airport , but while living on 25th of March , I got the chance to see the brand new airport "Nene Tereza" which was really as I was told .I loved the architecture of it really cool and minimal.Very coherent too.
And the interior design was cool as well.Loved the cafés , boutiques too.Everything was done with style and you could feel the comfort and cozyness everywhere, but you could feel the warm albanian hospitality atmosphere still:)
And yes , the machiattos at cafe rock :)
Here there are some photos for you...


for more infos : http://www.tirana-airport.com.al/

Thursday, March 29, 2007

Poezia ime e vetme..

Nuk e di ne e mbani mend nga shkrimi kur flisja per veten se , jam e paafte ne shkrimin e poezive.Kur isha e vogel me dukeshte si cen sepse ne kopesht dhe klase kisha perhere talente te tilla.Nje here s'e harroj , ne klase na dhane detyre te shkruanim diçka per xhaxhin Enver me rastin e ditlindjes.Çfare stresi nuk e harroj, doja te shkruaja nje poezi te vertete per te dhe jo nje shkrim dosido.Sepse poezia do te kishte me shume pamje.Nuk e harroj u ula nja nje ore dhe u mundova te shkruaj nje poezi dhe pas nje ore mundimi shoh se kisha nxjerre ne drite nje alamet paçavureje.Qe prej asaj dite i dhashe fjalen vetes te mos guxoja me te shkruaja nje poezi , ndryshe do frikesoja boten.Ne pergjithesi me pelqejne poezite , qe nuk kane rime brenda madje pak si te ç'rregullta.Mirepo mosha e adoleshences ben te veten dhe njeriu i lejon vetes dhe lajthitje ne ate kohe.Ndaj ja lejova vetes per here te pare dhe te fundit te shkruaj poezi.Po e ndaj me ju:)

Pa Emer

Dua te qaj por nuk mundem ;
syte me dhembin
Dua te flas por nuk mundem ;
njerezit do te qeshnin
Dua te uleras por nuk mundem;
zeri me eshte shuar
Dua te pyes pse por nuk mundem;
se askush nuk pergjigjet
Dua te shprehem por nuk mundem;
askush s'do t'me kuptonte
Dua te shpjegohem por nuk mundem;
mund te shkaktoj dhimbje
Dua te fle por nuk mundem;
shpirti i trazur s'do me linte
Dua te prehem por nuk mundem ;
se nuk e gjej dot nje vend te qete
Dua te marr fryme por nuk mundem ;
agonia me asfikson
Dua te bej diçka por nuk mundem ;
zemra e ndryshkur nga pritja,indiferenca me ka paralizuar çdo qelize
Dua te gjej nje zgjedhje por nuk mundem ;
gjithçka e re eshte rrembyer
Dua t'ju ndihmoj por nuk mundem ;
jo se jam e dobet vete ,por sepse cinizmi juaj s'me lejon
Dua te bej diçka per te ndryshuar boten por nuk mundem;
se gjithçka eshte ndertuar e erret dhe e komplikuar si nje zgjua bletesh qe ne zanafille
Por mos u gezoni sepse sidoqofte nuk do te mundni t'me merrnishpirtin tim qe eshte i rrethuar nga nje dashuri metalike e kristalte...

Shenim: Eh adoleshentet , sa kryengrites dhe njekohesisht pesimiste jane:)

Tuesday, March 27, 2007

Melodi e vjeter

Photobucket

Muzgu kishte filluar te binte.Qielli kishte marre nje ngjyre te çudishme dhe paksa te frikshme nga shiu i saporene dhe mbase dhe nga dielli i fshehur qe duhej te ishte duke perenduar duke u perlyer ne nje te kuqe te flakte qe reflektonte merzitshem ne xhamat e dhomes.
Ne dhome mbreteronte nje ere myshku dhe amberi nga qirinjte aromatizante.Copeza letrash te zhubrosura dhe te grisura te hedhura kuturu kishin mbushur dhomen.
Greta vazhdonte te shkruante..I shkruante "Atij"..
Befas e kapi nje buzagaz maraz.Si kishte mundesi valle qe ende e shkruante "Ai" me germa te medha sikur kushedi se çfare te ishte ai njeri...
E pat njohur fare rastesisht ne nje takim pune me disa koleget e saj.I kishte pelqyer lirshmeria, elasticiteti ne sjellje, empatia ne veprime dhe te folur , spontaniteti i tij.Siç duket edhe pala perballe kishte pasur te njejtin elektrik ndaj dhe pas nje fare periudhe te shkurter kohe kishin filluar te dilnin.
Lidhja e tyre qe e vrullshme, energjike , e plote dhe pasionante.Kishin nje ndjesi te perkryer ndaj njeri tjetrit , fale kjo ndoshta dhe prej kimise se shkelqyer qe ishte ndertuar ndermjet tyre.
Per Greten , kjo ishte e mahnitshme , nuk qe ndjere keshtu me pare , nuk e kishte ndjere nevojen e dashurise, perkujdesjeve,ndarjes se çdo momenti, perkitjes dhe perkushtimit ndaj dikujt tjeter.Kishte qene perhere indiferente ndaj perdellimeve dhe ndjenjave te perenduara , por kjo nuk ishte keshtu ishte diçka tjeter , ishte diçka qe nuk kishte nevoje te udhehiqej apo te kufizohej , te ushqehej apo te ndalohej me kujdes dhe strategji , ishte diçka qe e therriste dhe e merrte te teren me vete.
Duke ndjere kesisoj , Greta qe leshuar shkujdesshem ne dallget e kesaj rastesie te çuditshme.
Çdo gje qe e bukur dhe e veçante ne fillim dhe do te kishte vazhduar keshtu sikur sjellja e tij te mos kishte ndryshuar.
Papritmas kishte filluar te kthehej ne nje person me rregulla strikte dhe te pacenueshme , pelqime shume egocentrike dhe zgjedhje shume serioze.Befas empatia dhe mirekuptimi i Gretes , pershtatshmeria pa kushte e saj ne lidhje kishte filluar te behej barre per te , nje gje e bezdisshme dhe aspak e volitshme ne rrjedhen e jetes se tij mrekullisht te programuar dhe te perpikte.
Greta kishte humbur shkelqimin e saj , me sa i jepte ai te kuptonte , sepse kishte vazhduar te qendronte e shpenguar dhe e gatshme per te ofruar durimin , perkushtimin , ngrohtesine te pallogaritur holle te saj.Kete ai ja kishte shprehur me disa sjellje dhe reagime te lodhura dhe te sforcuara .
Si fillim perballja me kete gje kishte qene shume e rende, e ftohte dhe e dhimbshme.Kjo i kishte shkaktuar ndot ndaj vetes dhe atij. Zgjati shume dhe i shkaktoi asaj nje perjetim te sterzgjatur kotesie dhe inertesie torturuese.
Me pas Greta filloi te ndjente nje zbrazje totale te tere ndjesive te saj..Kjo ishte si nje kunderpergjigje ndaj ndotjes dhe bezdise qe ndjente ndaj vetes dhe ndjenjave te saj.Kishte arritur perseri ne piken e referimit plus nje mesimi te mire sa edhe te rende qe kishte marre nga historia qe sapo kishte hedhur prapa kraheve.
Ishte shkeputur prej tij duke e lene dhe ate fort te habitur me vendosmerine e saj per ti dhene fund kesaj lidhjeje qe aq shume qe munduar per ta mbajtur te gjalle dhe te fresket.Nuk i kishte dhene asnje shpjegim.
Por kete mbremje , çuditerisht ndjeu nje deshire te ethshme per ti shkruar dy rrjeshta.Kjo nuk ishte nje sipermarrje per ti bere atij shpjegime per ndarjen e befte te tyre , nuk ishte as edhe nje leter hakmarrjeje , apo shfryrjeje , ishte nje leter mjaft e thjeshte ne fakt .Mbase nuk ishte fare nje leter .
Mbase qe veçse nje copez mendimi apor diçka qe donte ti shprehte vetes se saj me shume se askujt tjeter.Ishte mbase veç nje meditim.
Rrjeta e nderlikuar e mendimeve te saj u perkund lehte nga zeri i ngjirur i Billy Holliday teksa kendonte "Solitude"..Ju duk sikur degjoi nje ze te mekur , te larget dhe te vjeter , nje ze qe e kishte shtypur brenda vetes per shume kohe ..
Pastaj qeshi hidhur sepse e kuptoi ç'ishte ky ze.Ishte ajo qe kishte filluar ti shmangej mbase me vetedije , mbase pa vetedije , por perhere me nje vendosmeri te palekundur.
-Dashuria ,- mendoi .
-Kjo melodi e vjeter dhe tashme e harruar...E predispozuar per tu vendosur ne bodrumin e zgjedhjeve te saj te ardhshme....


Eni Turkeshi

Sunday, March 25, 2007

Kembanat e fundit per Sulejman Pitarken




Dje meqenese ishte dita e fundit ne Tirane dhe nuk kisha patur mundesi te ikja me perpara ne teater, vendosa te ikja me motren.Kisha shume qejf qe po shkoja se kam shume vite pa ikur ne teatrin shqiptar.
Por tere kenaqesia na u nderpre tek dera e teatrit ku ishte vene shpallja e vdekjes se aktorit te nderuar te popullit Sulejman Pitarka.
Eshte nje nga aktoret e mi me te pelqyer, madje ai qe doja me shume se paku sa i perket brezit te vjeter te aktoreve qe jetojne ende.Perhere me ka bere pershtypje loja e tij e mrekullueshme , mimika e tij qe nuk kishte te share, veshtrimi aq i veçante dhe i zgjuar , zeri i tij qe aq mahnitshem ndryshonte ne dialektet e shumta..Sidomos dua te spikas lojen e tij te shkelqyer ne teatrin e fundit ku luante nje rol te nje plaku , te bijte e te cilit donin ta largonin sa me pare nga jeta e tyre duke e nisur ne nje azil.
Sulejman Pitarka e filloi karrieren e tij ne banke , por gjate periudhes se ushtrise ku rastesisht luajti ne disa pjese , rruga e tij e karrieres ndryshoi drejt arteve te bukura.
Gjate jetes se tij artistike mjaft te pasur ai i dhuroi publikut shqiptar 50 role vertet sfiduese dhe mbreselenese.
Me humbjen e tij edhe ekrani dhe skena shqiptare , humbi nje pjese te rendesishme te shpirtit artistik.
Teatri qe ndoqa dje quhej "Kembanat e muzgut" me skenar te Teodor Laços, me pjesemarrjen e aktoreve te nderuar si Robert Ndrenika,Mirush Kabashi,Marjeta Ljarja etj...
Nuk e di sepse , mbase nga emri por dhe nga atmosfera e krijuar ne skene , mu krijua ndjesia sikur kjo loje ishte si ajo kembana e fundit qe binte per Sulejman Pitarken...

I paharrueshem qofte perhere kujtimi i tij....
per me shume informacion mbi Sulejman Pitarken : http://sq.wikipedia.org/wiki/Sulejman_Pitarka

Friday, March 23, 2007

Qielli i mrekullueshem i Tiranes











Qe kur kam ardhur ketu ka mbizoteruar koha e keqe dhe me shi.Por nuk eshte se ankohem jo se ajri eshte me i paster, ka nje freski shume mendjekthjelluese dhe nje qiell te mahnitshem.PO ju ve disa foto sic ju premtova...

Thursday, March 22, 2007

Redbonsai dhe Albtranslator takohen:)


Sot takova miken tone virtuale Redbonsain ne Tirane. Ne vend te fotos tone vendosem te veme cantat meqenese dhe me ato jeni prezantuar:))))
Ajo ishte ashtu sic mund ta merrni me mend dhe nga blogu i saj : energjike, me bisede te kendshme dhe plot kripe, spontane..Ishte kenaqesi njohja me te..
Me kete rast piva dhe racionin tim te makiatos shqiptare..eshte e cuditshme dhe ne vendin me te mire ta pi une makiaton nuk e nderroj me ate shqiptaren, ndaj sa here qe vij ketu vetem makiato pi...
Pastaj eshte ndryshe te pish dhe te bisedosh ne nje vend ku njerezit duket qe jane me te ngeshem dhe te lirshem sesa ne nje vend kur cdokush vrapon per diku , sikur vetem dhe me mendje:) Ketu nuk e sheh nje dukuri te tille ndaj vertet qe relaksohesh dhe e le trurin me pushime.
Me vjen vetem keq se po me afrohet kaq shpejt dita e kthimit:(


Monday, March 19, 2007

Fotot e para




Sic ju pata thene , dje erdha ne Tirane..U kenaqa rruges dhe ai na beri xhiro neper Shqiperi , thashe sa mire se me kishte marre malli.Koha qe e mrekullueshme dhe avioni ecte si ne vaj ndaj nuk pata frike sic me ndodh perhere..Kishte nje diell te mrekullueshem roze teksa po zbrisnim dhe u kenaqa.Doja te beja foto ne avion por nuk ma mbajti ...
Sot dola pak se kisha pune dhe kapa nja dy foto qe po i ndaj me ju.Teksa shikoja shtepite e vjetra tiranase dhe kafenete plot si dhe pazarin po mendoja se as 100 safari nuk do me dilnin per te kapur gjithe cfare desha.Apo nuk te shohin si te habitur ketu kur ben fotografi.Nejse une do mundohem te bej sa me shume.Mirupafshim per momentin...

Saturday, March 17, 2007

Kakarisjet e mia...(1998)


1.Roberia eshte e embel , kur njeriu e zgjedh vete roberuesin.
2.Ne thellesine e mendimeve te tua nuk do te mund te mbytej dot as edhe nje milingone.
3.Qetesia e shtirur eshte nje nga shoket me gjymtuese te shpirtit.Po te vazhdoje gjate ; zemra juaj shnderohet ne germadhei trupi ne nje shpelle te boshatisur qe ben jehone dhe shpirti ne nje viktime.
4.Nje njeri qe e mban çdo gje thelle ne shpirt eshte si nje objekt qe thithet nga vrimat e zeza.
5.Nese shpirti im eshte i mbushur me hi kjo s'do te thote se zemren nuk e kam te mbushur me prush.
6.Mire qe nuk na kerkohet bilete dhe per udhetimet e shpirtit..
7.Thone se fatin duhet ta kapesh per flokesh.Ç'ti bejme kur fati eshte me floke te shkutra se?
8.Kuptimi e perfshin dashurine.Te jeshe ekuptuar eshte me mire se te te duan.Sepse te te duan pa te te kuptuar , eshte te te duan verberisht.
9.Kur ne shpirt ka batice zhgenjimi , ka dhe zbatice jete.
10.Jam lodhur se qeni vetem apo thjesht e shoqeruar ne vetmine time.Dua te jem diçka tjeter.
11.You may feel ill , but you are healthy , 'cos your spirit is wealthy. (me falni por ne shqip nuk ka shume kuptim ndaj e thashe ne anglisht kete).

Friday, March 16, 2007

Underwater love




Today I was reading "Hurriyet" newspaper and my eyes were stucked in a very interesting photo.There was a couple kissing and huging underwater.
Right under I read that this photo belonged to the last project of The Sadler Wells Theatre in England .They have been screening Purcell's " Dido and Aeneas" , but in a very special way , underwater !!
The players are the dancers of Berliner Sacha Waltz Dance Theatre.
17 dancers are performing their show in a tank filled with 7.500 litres of water.
It's told that this tank has been produced by some engineers , especially for this show.
I'm in love with water and everything else underwater.It's one of the things that offers me endless peace and calm.For that reason I loved that performance , the pictures were great and I was fascinated to see how the dancers expressed their feelings and how they used their bodies underwater.I'm sure they made enormous efforts just to make it look delicate and not forced by the water press.And their mimics, God I loved them too..So dramatic , eventhough the circumstance.I wish I could be there:(
For more information : www.sadlerwells.com
photo source: www.hurriyet.com.tr

Wednesday, March 14, 2007

Nje dite si gjithe te tjerat...


Ishte nje dite si gjithe te tjerat...Pakez e vrenjtur por pa shi .
- Te pakten me mire keshtu se me ate diellin pensionist qe me lodh koken; - mendoi Fatima.
Kishte nje freski çliruese dhe nje ere bari jeshil e toke neper ajer.Pranvera dukej sikur donte te vinte por ende s'e kishte vendosur ne ishte gati per kete sipermarrje apo jo..
Keshtu mendonte Fatima te pakten , sepse kishte kohe qe moti dukej sikur luante ngriva shkriva dhe nuk po e merrte vesh se ç'behej...
Doli per te pastruar pakez trotuarin perpara shtepise se tyre..E kishte zakon ta bente kete gje , perdite madje dhe dy here ne dite edhe sepse i pelqente se e qetesonte por edhe sepse ne ate rrugice te asaj mehalle te vogel dhe te harruar nga qyteti vete , pastertia dhe mirembajtja e shtepise qe nje nga te paktat gjera qe grate mund te kontrollonin vete, kesisoj ishte e rendesishme per to...Pastaj kush rrinte e degjonte dhe qesendite e trillimet e mburrjet e komshijeve llafazane ,se kush e mbante me mire shtepine...

Sperkati mire trotuarin me uje dhe filloi te veshtronte ujin qe rridhte furishem sa andej kendej...Teksa shihte ate rreke te vogel te sapokrijuar ju kujtua lumi i vogel por ujekulluar i vendlindjes se saj.
Kishte lindur para 42 vitesh ne nje fshat te vogel ne juglindje, ne nje shtepi me 7 femije te tjere , ku perveç nenes dhe te jatit , kishte pasur dhe gjyshen e gjyshin dhe familjen e xhaxhait ..Nje familje e madhe mund te jape pershtypjen e nje vendi te hareshem , por te pakten per Fatimen nuk kishe qene e tille.Qe ne vogeli ishte detyruar ti nenshtrohej rregullave te ashpra te jeteses qe i kishte si dhurate e te lindurit femer.Nuk e kishin lene te shkonte ne shkolle pas fillores sado qe ajo kishte dashur shume te arsimohej duke i thene se pak nga pak po i afrohej koha e fejeses..Ne moshen 14 vjeçare e fejuan me djalin e xhaxhait , pa i dhene askurfare te drejte per te kundershtuar apo folur.
Familja e saj nuk ishte ne gjendje ndaj edhe pas marteses ajo vazhdoi te qendronte bashke me bashkeshortin dhe kusheririn e saj ne te njejten shtepi ku kish lindur.
Fatima nuk qe njeri qe ankohej , ndaj duket se fati "ja morri doren" durimit te saj dhe i dhuroi asaj 3 femije rrjesht vit pas viti secili me sakatlleqet dhe handikapet e tija .Te 3 femijet nuk i rezistuan shume kesaj bote dhe mbyllen syte shume shpejt pa vuajtur shume fatmiresisht.
Asokohe i shoqi kishte gjetur nje pune si punues bakri ne nje lagje te vogel ne Stamboll , ku do te qendronin prane nje te afermi te tyre.Fatima u gezua, se paku do te largohej nga shtepia ku jeta e saj kishte pasur nje nxirrje konstante .
Ishte vetem 18 vjeçe , por dukej si 40.Beli kishte filluar ti kerrusej , fytyren e kishte te nxirre dhe plot quka e rrudha te sapodala, trupi i kishte marre disa deformime nga lindjet e shpeshta, trajtimi i keq dhe stermundimet qe i beheshin.
Por Fatima nuk ankohej, ishte e kenaqur sepse do te shkonte ne Stamboll ne qytetin e madh , ne token qe shume vendas te tyre e pershkruanin si te arte per te gjitha mundesite e mira te jetes qe te premtonte.Ndjente shkelmat e femijes se saj ne bark dhe lumturohej kur mendonte se do te kishte mundesine ti dhuronte "asaj " nje jete me te mire , nje jete me premtuese.
Nuk e dinte ne ishte vajze apo djale , por asaj i thoshte zemra se do qe "vajze"...
Nje gje qe u vertetua , pas disa muajsh te ardhjes se tyre ne Stamboll.
Fatima u deshperua kur pa se dhe ne shtepine e saj te re , nuk kishte asnje ndryshim ne jeten e saj.Serish jetonin 15 veta ne nje shtepi te vjeter 2 kateshe dhe asgje nga e perditshmja e saj e perbere nga : druri i te shoqit , goditjet ne koke dhe mesymjet e te gjithe njerezve te tjere te shtepise ne te ashtuquajturen jeten e saj nuk ndryshoi..
Por kete here ajo kishte diçka te bukur , te shenjte , te delire , nje engjell prane vetes , te bijen Dilaren , nje vogelushe syzeze e e buze trendafil , me kica te vegjel te bardhe si bora..Ajo e kishte gjetur diellin e saj tashme , ndaj nuk kishte me ftohte..
E mbronte te bijen me fanatizem , ndaj te gjitheve .E bija ishte si te thuash pasqyrimi i tere shpresave, pritjeve , fantazive te saj me te mira per jeten ndaj ishte shume e rendesishme per te te ishte sa me e mbrojtur dhe e paprekur, e patrazuar.
- Sepse se paku ,endrrat jane te lira ne kete mynxyre jete dhe si te tilla duhet te jene te paprekura, te pabezdisura,- mendonte ajo me pathos.
Dilara u be nje vogelushe shume e lezetshme , bukuroshe dhe mendjekthjellet , nje nxenese e shkelqyer .. Nuk kishte krenari me te madhe per Fatimen , nuk kishte gaz me te madh per te , sesa te shihte te bijen , kete femije kaq te mire e te mbare , te plotesonte kaq mrekullisht te tera aspiratat e saj per jeten, te tera pritjet e saj , te tera shpresat e thyera aq pameshirshem nga te gjithe njerezit perreth.
Por nuk qe e thene , te vazhdonte shume gjate.I jati e hoqi Dilaren nga shkolla menjehere pas fillores , po ashtu si dikur kishte vepruar i jati i Fatimes me te ..Fatima ndjeu ti thyej e tere qenia ne copa , ndjeu nje deshire dhe force te papermbajtur per te helmuar dhe me pas djegur shtepine me gjithe njerezit ne te..Do ti djeg , keta minj , keta zvarranike ,- thoshte- nuk do jua lejoj kete kenaqesi...
Por Dilara doli me e forte dhe e zgjuar seç e priste e jema dhe me ndihmen e Fatimes vete filloi te mesonte fshehurazi dhe kesisoj mbaroi shkollen tetevjeçare dhe te mesme me ndihmen e shoqeve dhe mesuesve gjithashtu me korrespondence.Te pakten per kete gezohej qe kishin ardhur ne Stamboll , Fatima sepse ne fshatin e tyre as qe behej fjale per mundesi te tilla.
Nje dite te bukur degjoi Dilaren teksa fliste plot me perdellim per universitet e mrekullueshme angleze dhe te ardhmen e shkelqyer qe ato shkolla pregatisnin per nxenesit e tyre.Vetem se keto ishin vetem endrra sepse ishin shume te shtrenjta keto shkolla.
Fatimes i ishin rrembushur syte plot teksa kishte pare vrullin dhe gezimin e te bijes te ndalonte aq kobshem..Sa te dobet dhe te kote e kishte ndjere veten ato momente.
Dilara donte te behej doktoreshe ose psikologe mbase dhe shkrimtare.Donte ne nje fare menyre te kuronte shpirtin e vdekur dhe te fikur te te jemes dhe te vetin gjithashtu.
Por kembanat e rrezikut kishin filluar te binim shume me force madje per Dilaren.I ishte gjetur dhe asaj me ne fund kismeti , fort i mire madje , te pakten ashtu thoshte i jati.
Nje burre i ve , 45 vjeç , kishte dhe 3 femije , por ani sepse ishte shume i pasur dhe jetonte ne mes te Berlinit.Ku te gjente rast me te mire se ky e bija??
Fatima ndjeu ti dridheshin kellqet, ti erreshin syte dhe ti rrihte zemra sikur do ja shqyente kraharorin..Dilara e saj bukuroshe dhe eremire, e brishte dhe e zgjuar ,vogelushja e saj e embel 18 vjeçare ti shkonte symbyllur ketij plakushi robine me kembet e saja???
Kjo nuk qe e mundur , nuk do te ndodhte kjo gje.Po çfare mund te bente valle , çfare zgjidhje mund ti jepte ketij çasti te tmerrshem mes gjithe paforces dhe pamundesive te saj??
Si ne enderr ju kujtua nje thashethem qe endej prej ditesh neper lagje per femijen e nje burri fort te pasur , qe kishte vite qe lengonte ne makinen e dijalizes .I jati kishte premtuar nje shume te majmur per donorin e veshkes se te birit.Syte i ndriçuan plot marrezi dhe doli si e shperfytyruar ne rruge , duke harruar te vishte dhe pallton .Frynte nje ere e akullt, por asaj aq i bente , ajo vraponte e vraponte pa marre fryme.Arriti ne spital dhe me nje fryme shkoi drejt dhomes se te semurit.Aty pa te jemen e te semurit dhe i tha se ishte gati te dhuronte veshken e saj per te birin .Gruas perballe in ndriçuan syte plot gezim dhe sakaq lajmeruan doktorin.Pas disa analizave doli se Fatima qe donore e mundshme per te semurin.
Fatima u tregua e gatshme per t'ju nenshtuar operacionit ,dhe vuri si te vetmin kusht marrjen e pageses perballe noterit perpara operacionit.
Sa per ata te familjes , genjeu ata se do te shkonte per vizite tek disa te afermit e saj per disa ore.
Operacioni kaloi mire , vuajti goxha kur po i dilte narkoza dhe kishte mjaft dhimbje , por nuk u ankua fare dhe madje dukej mjaft e lumtur.Sipas doktorit duhet te rrinte ne spital dhe dy dite te tjera , por ajo nga darka , u largua fshehurazi nga spitali.Edhe aq majde dhe pati frike se mos zhdepej ne shtepi per vonesen :(
Ne darke e morri te bijen ne dhome, e futi ne kraharorin e saj dhe ja shpupurisi floket plot hare.Pastaj pasi i beri shenje me dore te mos nxirrte asnje ze ,nxorri nga kraharori nje tufe me leke dhe ja zgjati te bijes.Ja mbylli gojen se bijes se shashtisur , duke i thene te mos e pyeste se nga i kishte gjetur leket, por te arratisej sa me shpejt te qe e mundur nga shtepia dhe se shpresonte se me keto leke mbase nuk do te shkonte dot tek ato shkollat qe donte aq shume te shkonte por se paku do ta kishte te mundur te largohej jashteshtetit dhe te fillonte nje jete te veten aty.Teksa fliste keshtu syte ju mbushen plot me lot , por njekohesisht qeshte plot gjalleri.
E bija u largua pas nje jave.Ne shtepi ra zia dhe e bija si e larguar nga shtepia u quajt si " e vdekur" dhe e fshire nga defteri per familjen , si nje femije i keq, i pabindur dhe "faqja e zeze" qe kishte tronditur nje here e pergjithnje si nderin ashtu dhe "xhepin " e familjes duke kundershtuar dhe fatin " e arte" berlinas , qe i jati i kishte zgjedhur .
Fatima qante pa pushim , por sa here ishte vetem nje buzeqeshje e hidhur , sa edhe triumfante i pershkonte fytyren..Se paku , vogelushen e saj e kishte shpetuar , i kishte dhuruar nje jete tjeter.Mbase nuk do ta shihte ate me kurre , por se paku e dinte se vajza e saj e zgjuar do te behej e zonja e jetes se saj dhe vendimeve te saj, po aq sa dhe e endrrave te saj.
Keto po mendonte Fatima teksa po fshinte trotuarin perpara shtepise.
Qe pasdreke dhe gjindja flinte..I shoqi ende nuk kish ardhur..
Ishte mbase nje dite si gjite te tjerat , por ama shume me e mire se sa shume te tjera sepse Fatima e ndjente tashme prej kohesh se kishte triumfuar te pamunduren , se paku per shpresen e saj te vetme te mbetur ne jete, te bijen...
Kjo e beri dhe nje here te vinte buzen ne gaz dhe ti jepte nje vrull qe e shprehu duke i meshuar fsheses plot me force.Me pas , me po ate hov u fut brenda.
I duhej te shpejtonte , po vinte mbremja dhe kishte ende shume pune per te bere...
Eni Turkeshi

Tuesday, March 13, 2007

Women's film festival





Each year at march , the Women's Film Festival is taking part here , in Istanbul.
"The Purple Workshop" is the place that has been organising this activity since 5 years ago.
The purpose of their establishment , was to increase women's visibility and participation in cinema and to encourage their film making projects.
This workshop has really done a huge work in those last 5 years.
Each year the festivals main theme changes , this year the main theme is about "honour and virginity" and the problems and tragedies caused because of the its doctrines.
Films from different countries are available in the festival , like Iran,Mexico,Netherlands-Marrakesch , Italy,Spain,Germany,Canada, Palestine,Africa and this year we even have an Albanian movie as well :) Directed by Blerta Basholli "Mirror , mirror" is a film from Kosova .
This festival is being organised in other cities of Turkey as well and different activities take part during the festival such as conferences,panels, etc.Above you may find the photos of festival posters which I think are cute:)
I can't wait for Saturday to watch Blerta Basholli's movie.In fact she will participate in a discussion panel , over "Honor" theme on Sunday , at 14.30 , but alas I'll be at the airport by that time:(
Anyway I'll try to watch as much movies as I can this week.
For more information you may have a look at the workshops page which has got an english version too : www.filmmor.com


Photos source: www.filmmor.com

Monday, March 12, 2007

Goja deri ne vesh


Siç mund ta keni marre me mend nga titulli jam shume ne qejf sot.Ndihem si femije i lumtur , qe mami sapo i ka blere nje tullumbac (fiksim i kam pas dhe ende i kam tullumbacat)..
Pse do thoni?Hajt se po ju bej çikkkkkk gizili..
Kete te diele (me 18) nisem per ne Tirane .Kam ca pune per te bere ndaj me kete rast do rri ca dite.
Pa merak do bej tere ato fotografi dhe do jua tregoj dhe juve:)
Redbonsai po pate kohe takohemi si thua?Me lajmero:)
Shendet te gjitheve,
Duararti Sili:))

p.s: do shof ca teatre kukullash se me japin frymezim per budallalliqe dhe gjera te hatashme njekohesisht:)

Friday, March 09, 2007

Vizita ime ne Ankara







Siç e dini te dielen dhe te henen isha ne Ankara.Me duhet te shkoja per disa pune pune .
Eshte nje torture e vertete per mua Ankaraja , nuk me pelqen fare.Nuk eshte se eshte qytet i shemtuar , ka lezetin e vet , por besomeni kush ka jetuar ne Stamboll nuk pajtohet dot kollaj me Ankarane.Ka nje klime qe nuk me pelqen se pari shume te thate dhe eshte nje qytet shume zyrtar.Ne fakt njerezit jane me te sakte ketu , sepse ne Stamboll si ne çdo qytet metropolitan ka shume njerez te rrezikshem.E megjithate , mua me mjafton nje ore ne Ankara per te mbaruar pune , pastaj me vrap nisem per ne Stamboll:)
Kete here ndenja me shume per shkak te Majles.Edhe ajo s'ka shume qe ka shkuar atje ndaj dolem te dyja per ta eksploruar Ankarane.Ne fakt koha qe klas fare dhe qielli ishte i hatashem.Ndjeva doren te me digjte per te shkrepur ca poza , por rruges kishte disa njerez qe isha e sigurte qe do me shihnin si ufo po te fotografoja.Ky eshte momenti qe me hipin nervat me shume sepse me duket sikur me rreshket diçka nga duart:)
Ne Stamboll ke llojshmeri per çdo gje.Ne Ankara kjo gje nuk eshte e megjithate diçka me pelqeu , kafete sepse me kujtuan ato te Tiranes.Mbase nuk ka aq shume sa ne Stamboll por ishin te kendshme.U ulem ne kafene e quajtur "Arsh"..ishte shume e kendshme..
Perveç kesaj nuk mund te shenoj asgje tjeter nga Ankaraja perveç kohes qe kalova me miqte e mi dhe mbesen:)O Zot ajo kishte disa dite qe jetonte e stresuar per shkak te nderrimit te shtepise madje dy dite qe fshehur pa bere ze ne shtepi nga tmerri...Por sa me pa mua filloi te hidhej me gjalleri dhe te vraponte sa andej kendej si futbollist sulmues:)
Apo nuk i eshte rrit barku dhe kur vraponte i shkonte trupi shtrembet:)Me mbushi me kenaqesi kur e pashe si u gjallerua per shkakun tim.E mbajti mend "tezen":) Sa te zgjuara jane kafshet, kane ca intuita qe do doja ti kisha...Dhe ato i perdorin deri ne fund nuk i lene si ne njerezit te paperfunduara dhe te shperndara sa andej kendej..Po ve dy foto te maces dhe nje nga kafeneja...

Thursday, March 08, 2007

Gezuar diten e gruas !


Gezuar diten e gruas te tere nenave dhe femrave ne Shqiperi dhe mbare boten.
Po shkruaj nje pjese te nje tregimi te Kasem Trebeshines qe me ka bere pershtypje:


Me vone e kuptova se bukuria e femres mund te kapet vetem ne befasi , kur ato nuk jane ne shoqerine e mashkullit...Kur jane vetem me veten e tyre ato pasqyrojne qiellin dhe token , blerimin dhe shkretetiren dhe nuk kane turp per ate qe nuk eshte turp...
Per ate qe eshte jeta ne teresine e formave te saja qe nuk mund te ndalen ne lindje dhe vdekje pa mbarim.Prandaj ne befasi bukuria e femres tregon hapur e thjeshte ate qe eshte ne te vertete , tregon gjithe jeten , pa turpin e shtire , tregon ate qe nuk mund te rrime pa e mesuar..

Kasem Trebeshina

Wednesday, March 07, 2007

Bus trip : Cakes,coffee and D.class movies


Photobucket






Sunday I had to go to Ankara, so I decided to go by bus , as I like travelling by bus .Well , as a matter of fact , I'm afraid of plane trips , I have travelled several times , but I still haven't managed not to be stressed while being in a plane.
Anyway , the trip would last 6 hours so I thought it might be better to take a book by myside.
As soon as the journey started , the hostess started to offer us , cakes, coffee and other beverages as well.She kept doing this approximately all the time.I was surprsed to see such a thing , because even in the plane you can't get such a service.You know the meals are getting smaller each time at the planes.
As I wrote on my last post , I was feeling so sleepy so I decided to have some coffee .I was just to read my book when I heard some awful voices.They came from the movie.It was a movie about some magicians.I don't know , should I add it was a dreadful movie?That's why B.class would be too positive for it:)
I remember my last time when I travelled , it was a bad movie playing too.
I think some music would do better:)
Anyway , I got some great photos from the bus , it had snowed somewhere (I don't know where we was at the moment) and looked really enchaunting.
I enjoy travelling by bus, reading while traveling and meditation.And the view was really terrific , so I had a great time.
I guess I'll go there often as long as my friend will be there...

Sunday, March 04, 2007

Fundjava qe me shkoi huq..


Pas nje kohe fort te gjate dhe te ngjeshur pune , sot mezi po prisja me padurim pak ç'lodhje dhe pushim.Po vdisja te beja pak dembelizem fundjave , tip zgjimi andej nga ora 11.00 (shhhh mos ja thoni njeriu ka dhe raste 12.00:), nje mengjes i ngadalte duke lexuar gazetat(qe per fundjave jane ende dhe me te trasha:) , duke degjuar muzike dhe duke ndenjur kot.Apo nuk eshte dhe koha sot , e vrenjtur s'te behet gje tjeter.
Por ç'e do se me duhet te iki ne Ankara per ca pune pune.Epo thashe , nuk te lejne rahat more..Keshtu dhe fundjava ime e shumepritur per te pushuar dhe dembelizuar sado pak , shkoi e vate..Ne mendje me ngeli vetem pushimi dhe asgje tjeter.
Ngushellimi i vetem eshte se do takohem me Majlen, si dhe me mbesen time (macen e Majles:)..Te pakten do vleje per diçka..Fundjave te mbare dhe sa me shume dembelizem apo relaksim ju uroj , te pakten juve:(

Friday, March 02, 2007

Istanbul , the city of 3 million tulips

Photobucket

Tulips are widely believed to be of dutch origine, but in fact they aren't.Their origin is ottoman. The seeds of tulips were sent to the Netherlands by Dutch traders living in the Ottoman Empire, shortly after a large number of intellectuals living in Saray, left the Ottoman Empire for the Netherlands and Italy and started the movement called "Humanisma" which was the firststep towards renaissance.That's why it is believed they are of Dutch origine.
Anyway, last year the Istanbul municipality announced a project of planting 3 million tulips all over Istanbul. It was like to show to the whole world the true origin of tulips.
I like the plentitude of projects, the municipality organises to enliven the tourism in here.They do claim their own history and know how to showcase it.
I wish we could do this better in Albania, because we have amazing scenery and a lot of great historic places and things as well :(
However, the city was really beautiful last year, you could see tulips ofall colors everywhere. It was such a great and rare experience. I particularly loved the black tulips, they're amazing. Looked surreal...I wish they'll do it again this year!

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Follow by Email

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator