Wednesday, February 28, 2007

"KAO" - nje himn per jeten


"Kao" dmth fytyre ne japonisht.Ishte ky emri i nje nga filmave japoneze qe ndoqa gjate kohes se festivalit te filmit japonez javen e shkuar.
Ky film , dale ne vitin 2000 me regjizor Junji Sakamoton dhe me aktore kryesore Naomi Fujiyama eshte nje veper e veçante dhe paksa e çuditshme , veper qe i dedikohet te paperfillurve,te vetmuarve , terbimit njerezor ,dufit ndaj narcizmit , vullentit dhe deshires per jeten sido qe te vije ajo.
Masako , eshte nje vajze jo fort e pashme (madje pak rrangalle mund te themi), ka nje paraqitje prej te vonuare mendore.E gjithe çfare ajo ben tere diten , eshte te qepe ne dyqanin e pastrimit kimik te te jemes , te haje sa te kete fuqi , te lexoje libra roze , te shohe telenovela romantike ku nuk i ndalon dot lotet..Eshte nje femije i vetmuar ,i jati pas te cilit ajo ka qene fort e lidhur nuk eshte me prane tyre, e jema nuk para e merr fort seriozisht dhe e sheh vetem si nje dudume gjysme te çmendur, ndersa motra e vogel e urren ate pa mase per shkak te hallduperise se saj dhe e ka bere si mision mundimin e motres me te madhe dhe poshterimin e saj, duke perfshire ketu dhe poshterime fizike si psh rrezimi dhe qellimin me paramendim te motres.
Rrjedha e jetes se tyre ndryshon nje dite kur e jema i vdes dhe motra e vogel zihet dhe e godet ate me pretekstin se e ka bere te ndihet e turperuar tere jeten..Pas nje perleshjeje te vogel , Masako largohet por motra e vogel e ndjek nga pas dhe e nxit.Pas pak duket trupi pa jete i motres se vogel dhe Masako qe vishet dhe pasi merr dhe leket e sjella per ngushellim per te jemen, largohet nga shtepia...Deri ketu kemi pare vetem njeren ane te medalionit , jeta qe do te ndjeke Masako me pas do t'ju habiste te gjithe me gjallerine , shumengjyrshmerine e saj..Sado qe e ndjekur nga nje sere veshtiresish te shumta te shkaktuara pakez dhe nga menyra e saj e çuditshme e sjelljes , si psh. dhunimi i saj nga nje punonjes i gjendjes civile ku shkon per te kerkuar babain , fillimi i saj i punes ne nje shtepi publike si recepsioniste, me pas lenia e saj per shkak te gjetjes se padronit te vetevarur, me tutje gjetja pune ne nje shtepi karaokeje ku ajo gjen dhe mbase miken e saj te vetme ne jete , eksperiencat e saj te ndryshme ne çdo fushe dhe vullneti i saj i çuditshem per te mesuar çdo gje dhe per te sfiduar veten (si psh biçikleta qe ne fillim sa hipte plandosej me vone e mesoi per bukuri , apo noti gjera keto te cilat i jati qe e vleresonte shume i pat thene se nuk do ti mesonte kurre sepse qe e paafte).Me pas pas vrasjes se vellait te padrones se karaokes (theksoj se Masako nuk kishte gisht ne kete) ajo largohet serish ne nje qytet tjeter pa harruar te lajmeroje padronen e karaokes ne telefon arsyen sepse u largua.Arrin ne nje fshat te vogel dhe aty fillon pune prane nje fshatareje si ndihmese,deri kur vjen deri ne ate fshat te larget lajmi per te si e kerkuar per vrasje .Masako serish ben ç'eshte e mundur per tu arratisur se andejmi dhe filmi mbaron me nje panorame te mrekullueshme ku tregon Masakon te hipur ne nje komardare duke notuar me ate pak not qe kishte mesuar drejt anijes me te afert.
Ndjesi te ndryshme mund te keni gjate ketij filmi per heroinen, disa prej jush mund ta kene inat , mund ta urrejne , disa mund ta vleresojne.
Ajo qe me beri me shume pershtypje qe dashuria dhe etja e Masakos per te jetuar , per te bukuren dhe deshirat dhe pretendimet e saj te pafajshme per jeten.Nje njeri kaq i paperfillur , kaq i larguar , kaq i poshteruar madje dhe nga familja e saj , mbeti e lidhur deri ne fund me familjen e saj dhe e vuajti vrasjen e se motres (duke u munduar dhe te vetevritet disa here por pa sukses, si psh nje here keputi litarin kur u vetevar per shkak te peshes se saj:)
Nje gje e tille te ben te ndiesh nje respekt , nje simpati te çuditshme per kete heroine kaq , antiheroike por aq dhe te veçante njekohesisht , nje heroine qe arrin te ndeze dhe nga mesi i erresires ku ndodhet shkendijat dhe shpresen e jetes , sido qe te vije ajo...
p.s: fitues i 22 çmimeve dhe 5 kandidaturave te ndryshme nga ku , fitues i festivalit te filmit japonez, regjizori fitues i Blue Ribbon festival etj.Pika vleresuese ne imdb.com : 6,9 nga 10 qe eshte maksimalja.Une per vete e vleresova me 8.
photo source: www.imdb.com

Tuesday, February 27, 2007

Radio ime:)

Fale Blendit ( mesuam menyren me te lehte per te nxjerre nje radio ne blog.Ne fakt dija dhe une nje po mezi i zbriste kenget keshtu qe hoqa dore.Kam vene disa nga hitet qe me pelqejne mua , por do i ndryshoj vazhdimisht.Keto jane disa nga kenget qe me pelqejne me shume.Degjim te kendshem dhe juve:)

Monday, February 26, 2007

Photo therapy..


I just love photography..It seems like a cure to me..I loved this photo , which one of my photographer friends did.This is a spontaneous photo and really shows the way photographing cures me...I liked to see myself so peaceful:)

Thanks Nilgün:)

Fundjava ime e gjate...









Kjo fundjave qe e mbushur plot me evenimente shume te kendshme dhe te bukura ndaj e kalova aq ngjeshur por aq bukur sa qe ne fakt prej saj do te mund te dilnin disa shkrime..Mbase ashtu do te behet..permban aq shume tema , sa qe do te flas mbase veç e veç per secilat me vone,sepse nuk mund ti kaloj me pak fjale...
Me ane te flicker-it jam njohur me nje frup fotografesh ketu (them ketu sepse nuk ka vetem turq por kombesi te ndryshme.Organizatori eshte turk , nje njeri shume i kompletuar si nga ana kulturore ashtu dhe nga ana e organizimit qe e ben te perkryer).
Te shtunen ne mengjes u mblodha me miqte e mij fotografe ketu dhe siç e patem bere ne plan me pare do te dilnim per te bere fotografi ne lagjet e vjetra te Stambollit.

Koha qe ka nja 2 muaj qe nuk prishet fare , si per dreq u ftoh shume dhe u be shume ftohte ate dite.Por planin nuk e prishem dhe ikem ne vendin e takimit:)
Si fillim u ulem dhe beme nje mengjes te mire (me bufe te hapur)ne nje restorant autentik te Stambollit.Festuam dhe ditelindjen e organizatorit me nje torte te kendshme dhe me pas u nisem per ne stacionin e trenit te provinces pasi rreth zonave te vjetra provinciale te Stambollit do bridhnim.
Stacioni i trenit qe eshte goxha i vjeter , i themeluar qe ne 11 Shkurt 1888 dhe i hapur me 3 Nentor 1890 se bashku me pallatin e stacionit te trenit qe ka per arkitekt , arkitektin e njohur gjerman A.Jasmund , arkitekt i cili me punen e tij te shkelqyer fitoi besimin e sulltanit Abdulhamit II dhe u zgjodh si arkitekt konsulent ne saraj.
Perpara se ti hipnim trenit dhe te nisnim udhetimin tone neper lagjet e vjetra te Stambollit u futem ne nje muze te vogel ne hyrje te trenit , ne te cilin gjendeshin mjaft objekte te perdorura me pare ne tren dhe stacion.Pasi beme disa foto , u nisem drejt trenit.
Pas njefare udhetimi disa stacione zbritem ne nje nga lagjet e vjetra te Stambollit dhe u kenaqem me arkitekturen e vjeter te shtepive perreth.Me e bukura e ketyre zonave eshte ruajtja aq me naivitet e jetes se vjeter te lagjes dhe mosperzierja kokeforte me qytetin kozmopolitan.Habitesh kur sheh ndertesat , njerezit e shperfillur e te qete (gje qe nuk para e gjen ne Stambollin e zhurmshem dhe plot gjalleri, ku kudo vrapon per diku) dhe thua si ka mundesi te ruhet kaq shume dhe kaq bukur e vjetra..
Me pas u ulem ne nje kafe autentike dhe me stil popullor , ku dhe aty pata rastin te marr disa foto te mira.U kenaqem me nga nje pije te kendshme dhe nargile (me molle jeshile) ..
Me tutje serish duke ecur beme disa foto shume te lezetshme dhe pas nja njefare ore do habiteni por kryetari jone na beri nje surprize dhe na morri qofte te gjalla (receten e tyre e keni tek blogu im yummania) sepse kishim ardhur afer me nje restorant te shquar per gatimin e tyre.Pasi i morrem ato te paketuara , u ulem ne nje kafene.Ishte interesante te uleshe ne kafene , zakonisht neper to ulen vetem burra qe lozin tavell e pijne çaj te zi tere kohes, ndaj ishte nje ndjesi e lezetshme.U ulem aty dhe nderkohe qe pinim çajin tone , ju perveshem qofteve te gjalla.Une supozova qe grupit tone perveç emrit te fotografise ti shtojme dhe nofken "gurme" sepse shyqyr Zotit jemi te gjithe mire me oreks:))Me pas vazhduam te benim foto dhe per nja nje ore tjeter derisa me ne fund vendosem te kthehemi se per pak do na ngrinin duart aq ftohte qe:) ..
Ndersa te dielen se bashku me Majlen(shoqen time te ngushte qe prej 12 vjetesh) ikem ne festivalin e filmave japoneze dhe pame nje film shume interesant per te cilin do ju flas me vone.Kete festival e ndjekim perhere sepse ka filma vertet shume cilesore.
Me pas nje vrap ne nje kafe shume te kendshme te quajtur "Bota e kafese" qe ma pat rekomanduar fort nje miku im nga grupi i fotografeve.Nuk kishte te share vertet.Kishte shume lloje kafesh nga me te ndryshmet.Ndryshimi i vetem nga Starbucks dhe Gloria Jeans eshte se kjo eshte nje firme turke dhe i ka me tradicionale kafete , gje qe me pelqen me shume.Une morra nje makiato me karamel per vete.Ishte pak i embel sidoqofte me pelqeu mjaft.
Me pas i erdhi rradha detyres me te veshtire, percjelljes se Majles e cila siç mund ta lexoni ne blogun e saj po transferohet per ne Ankara..Kjo qe dhe pjesa me e veshtire dhe e keqe e dites:(
Ngushellohem me faktin se do ikim shpesh tek njera tjetra..
Ne darke ndoqa semundjen time "Oscars"..them semundje se me eshte bere si ves qe e ndjek perhere..Po na la pa gjume dreqi:(
Siç mund ta shihni kjo fundjave qe e mbushur aq plot sa me shume u lodha se u shplodha.e mgjth mendoj se ja vleu se u kenaqa mjaft:)
Ne foto do shihni fotografi qe kemi dale me grupin e fotografeve dhe disa foto te tjera nga ajo dite...







Thursday, February 22, 2007

Parade blogjesh shqiptare...

Me pelqen shume ideja qe blogjet shqiptare po shtohen nga dita ne dite.Dhe me teper per faktin qe te tera kane nje tematike dhe natyre te larmishme dhe mjaft te kendshme.Mos mendoni se do ju rrjeshtoj sipas preferencave sepse nuk eshte e mundur nje gje e tille , por se paku do ju ve nga nje epitet te tere blogjeve qe ndjek,nje epitet qe mbase nuk eshte aq efikas sa te shprehe çdo mendim qe kam per blogun tuaj por te pakten per se largu i afrohet natyres se pergjithshme te blogut tuaj...Eh po ja nis pra:

Kastadiva - me "romantikja"
Zhapiku- me "filmdashesja"
Bizele- me "spiritualja"
Shqipo-me "ciniku"
Tena- me "natyre mesdhetare (dmth me e ngrohta)"
Brisku- me "pena nostalgjike"
Edrus- me "aktivi"
E.T.- me "i ndryshueshmi"
Sapere Aude- me "e larmishmja"
Bleta-me "krijuesja"
E7E -me "artistikja"
Vrima e Çelesit- me "letrarja"
I huaji - me "pene e kendshme"
Tea-me "e sinqerta"
Memua- me "filizofi"
Belle Fleur - me "efekt qetesues"
Eda- me "treguese e çliret"
Erato- me " natyre publicistike"
Selfmaderadio- me "kulturorja"
Orange Bakery - me "bredhesja"
RedBonsai- me "shqiptarja"
London Lily
- me "kozmopolitja"
Lolers- me "ironikja"
Zograf- me "flash"
Naida- me "poetja"
Kushina e Gjyshes- me "orekshapesja"
Mamadhia - me "zbardhje dhembesh"
Peshku Pa Uje- me "Bari"


Kjo qe lista ime miq...ju lexoj me kenaqesi te gjitheve dhe gezohem qe ju gjeta:)mos ndaloni se shkruajturi ju lutem.



Wednesday, February 21, 2007

Dude , what's in my bag?




According to Bizele's request , here's my bag (the bag I'm using today) and its content:
1.Cell phone
2.My cell phone's small bag
3.Lipstick
4.Lip moisturizer
5.Mascara
6.Eye liner
7.Hand moisturizer cream
8.My keys
9.My wallet (with some important photos in it)
10.My gloves (mommy did them for me a long time ago, I love them)
11.Some old cinema ticket (I like to collect them especially when they've got some cool pictures or memories)
12.Brochures of different monthly cultural activities in Istanbul.
13.The book I'm reading now (the name is : Spirit , an archeology ;- different thoughts and essays from Socrates to Ray Charles.This is a cool one and I'm really having fun with it).
14.Of course the last but not the least my digital camera and its cable:)
That's my today's bag content.I like to carry big bags , as I like to carry everything that I might need when I'm away from home .If I had to remove anything from my bag I'd remove the make up things and my mobile, nothing else:)
Well , that's all folks.Since this is epidemic I'd like Zhapiku , Elais , Blete , Orange Bakery , RedBonsai and every one else interested to share their bags contents with us..Common , let us see yours guys !!! It's gonna be fun:)
p.s: men are allowed to participate as well:))




Tuesday, February 20, 2007

Eni me pak fjale...


Ç'ti bej drejtorit une :) pa , as qe do me kishte shkuar ndermend te shkruaja per veten.Çfare mund te shkruaje njeriu per dike qe e ka afer perhere dhe merzitet sa e sa here prej saj? :)

1-Vajza e dyte dhe femija i vogel i nje familjeje ku perhere egziton ngrohtesia familjare.U mireprita si "djale" por e bera proçken rruges duke ardhur e i habita njerezit me pranine time :)aq shume sa infermierja ne maternitet , kur kishte pare babin tim me torte ne dore e kishte pyetur: e pse tere kjo gje , nje goce e vogel te lindi:) (p.s: ate infermieren dua ta gjej per koken time, kam ca plane per te :))
Femijerine dhe çdo kohe qe une e kalova prane familjes e konsideroj si te perkryer sepse perhere e kam gjetur afrimitetin,alegrine,çiltersine ne te.
2-E paafte ne pikture,shkrim poezie,pune teknike dhe ne marrjen me njerez me trurin "dystaban".Mbaj mend se kur isha ne kopesht me detyruan te vizatoj dhe me tremben duke me thene se do vinte kontrolli , nga sikleti mu djersiten duart,gje qe me ndodh sa here sikletosem .E kam peshqesh nga edukatorja qe kishte mbaruar psikologji per femijet ne "Harvard":(
3-Kujt ja nxij jeten : 1-budallenjve te riperterire (i quaj te tille njerezit qe kur nuk i ndihej zeri dhe nuk i perkrahte kush i kam ndenjur afer dhe me vone me kane sprucuar tere dyftyresine e tyre dekadente).2-njerezve te perkedhelur (jam e lumtur qe familja ime nuk me ka rritur si femije te perkedhelur.Pastaj varet se çfare nenkupton me perkedheli.Kjo me ka bere ajo fare gjeje qe jam sot, gje per te cilen jam rehat me ndergjegjen time:) ,3- atyre qe e shohin si per detyre rendomesine ne tru.
4-Kur isha e vogel nja 4-5 vjeç paskam pire birre dhe paskam thene : sa i mire ky biri:) megjithse une veshtire se e besoj kete sepse tani nuk me pelqen fare alkoli dhe nuk me shkon mendja te pij , kur duhet me pi me raste pi pak vere.E megjithate miqte me thone se duhet te pime perpara qe te vijme ne nivelin tend te alegrise sidomos kur kercejme:)Kjo mbase vjen ngaqe vdessssss te kercej dhe nuk besoj se do heq ndonjehere dore.Meqe jemi tek pasionet , ka dhe dy te tjera : kinemaja dhe fotografia.Sidomos fotografia eshte nje nga gjerat qe ka filluar te me terheqe me shume vemendjen kohet e fundit , sepse mbase eshte dhe nje nga pasionet dhe hobit qe kam vendosur ti shkoj mbrapa deri ne fund dhe ta zhvilloj, gje qe se kam bere me shume te tjera me perpara.Kjo gje me mbush me kenaqesi.
5-Hap rruge , duron , perpiqet te jete e qete ne marredhenie me njerezit , por kthehet ne luan (pa egzagjerim) nese behet fjale per te dashurit e saj.
KAQ....
Hej pse vetem ne do vuajme ? do te doja dhe une te dija diçka me 5 llafe mbi Bizelen,Blendin,Belle,Bleten, Selfmaderadion,Tean,Eraton (ato qe jane thirrur me pare nuk po i permend)..mos pertoni dhe na shkruani dhe ju !ne fakt dua te lexoj nje te tille tek te gjithe miqte qe kam ne listen e blogut tim ,pse jo le ta vazhdojme kete nisme interesante ndonese dhe rraskapitese te N.Agos !
P.S: Ne foto ai rroçi i vogel jam une,tjetra motra (Kastadiva)

Monday, February 19, 2007

Global Warming-An aching pain


Yesterday night when I was getting home I was so surprised to see a tree (I'm not sure if this was a plum tree or not) bursting in its wonderful flowers.I had seen it 2 weeks ago and it had just some new bloomed leaves.I was so surprised to see its wonderful many flowers.
It was so beautiful , yet so painful.I felt so bad about that tree.Yesterday it was a bit cold and I had the strange idea that it was painful for the tree itself.
How might it be this surprising cold after that warm spring and the shinny weather [I guess that's what the tree would have said if it could talk ].
This year we're not having winter at all , I may say.I guess we hardly will have full 4 seasons from now on.
This is just the beginning , what about the future?It doesn't seem bright at all:(

Saturday, February 17, 2007

Fotografia ime per ekspoziten


Isha gati duke harruar kur mu kujtua se sot ishte dita e parafundit per te derguar foto per te marre pjese ne ekspoziten e fotografive me teme nga Shqiperia qe do te organizohet ne Paris.
Ne fakt isha shume e pavendosur se nuk kam shume kohe qe e kam aparatin qe kam tani dhe me perpara nuk kisha bere dhe fotografi shume mbreselenese ne Shqiperi.Ne fakt kishte dhe diçka tjeter qe me beri te jem ne medyshje..Doja ta prezantoja vendin tim sa me mire e bukur .(Kjo ishte dhe arsyeja me kryesore ne fakt).
Kohet e fundit ne shume filma apo fotografi ne lidhje me Shqiperine bie shume ne sy perdorimi i elementeve te varferise , ç'rregullimit, shkaterrimit .Keto mund te jene elemente qe i japin pjeses artistike mbase nje force per shkak te ndjesise se dhimbsurise qe shkaktojne, por mendoj se nuk duhet kaluar shume masa me to.
Une doja te tregoja nje ane tjeter , anen e bukur , ate bukuri te pasforcuar , krejtesisht orgjinale dhe aq naive te vendit tim me foton time.Nuk e di se sa kam arritur ta shpreh veten time , por kjo ishte ideja .Po e vendos foton dhe per ju.
Fotoja e ka emrin "Kontraste Arkitekturale" dhe tregon kontrastin midis shtepive te vjetra tiranase dhe ndertesave te reja te ndertuara pas demokracise.Fotoja ka si sfond nje qiell te shkelqyer , blu , Tiranas qe te kenaq shpirtin kur e shef.Ishte nje dite fantastike , plot me diell kur e kapa foton.Isha me fat:)

Friday, February 16, 2007

Fshati digjet ....motra krihet..

Indifference... Isn't it all what we are complaining about?
Complaining to our friends whom we haven't heard for a long time , complaining to our collegues for not undertanding us , complaning to our family for non-important things, complainig to our beloved ones for being neglected..and the list goes on and on...

We are so busy complaing and blaming the others that we can't see , how indifferent persons we have become ourselves ..
We're becoming more individualist each passing day.Everybody is dragged into his own world , into his own problems and ambitions, we have not any time at all for nobody ,we avoid anything that would delay our priorities or even worse that would delay any non-important daily habit of ours.We are happy for our job promotion ,we feel great about how beautiful our flower garden is , we get excited for our brand new gown , we go crazy for our new hair style , we have time for plenty of our obssesions , we have time and patience to indulge before the refrigerator and for many other nonsenses , without whose , ok I accept our life wouldn't be that colorful or meaningful , but we go so seriously short of time and empathy when it comes for the others...
Ok I understand we're human beings with our flaws , we aren't perfect and it's the way we live that forces us to be like that.
But all this indifference , until when?Do we have to get our flower garden burned to be more concerned with everything:( ?
Do we really have to loose , to become more interested with what surrounds us?
We have to resolve this with ourselves first...







Thursday, February 15, 2007

Post Scriptum-Si u festua Sh.Valentini neper bote

Po lexoja gazeten Milliyet sot dhe u argetova goxha kur lexova sesi qe festuar Sh.Valentini neper vende te ndryshme te botes.Ishte artikull interesant , thashe ta ndaja me ju:

1-Tajlande,Bangkok: Me shume se 1000 çifte u martuan sipas riteve budiste dhe 10 çifteve te para ju dhuruan siguracione per tere jeten dhe pushime per muaj mjalti.
2-Japoni: Nje qender shendetsore pergatiti "banjo me çokollate" per çiftet qe festonin.Perveç kesaj ofroi dhe alternativa te tjera si "banjo vere" , "banjo kafeje" , dhe "banjo sakoje".
3-Kine,Shangai: Shume restorante ne kete qytet kishin shtuar ne menyne e dites dhe nje lloj gatimi me "patate jashtetokesore"!E ashtuquajtur ndryshe dhe "Pema e Orkidese Roze" eshte perftuar nga farat e qe jane kaluar nga nje proçes mutacioni ne nje mjet kozmik.Restorantet e shpallen kete patate si simbol i fisnikerise te dites se te dashururave.

4-Afrika e Jugut : Personave te bezdisur nga te dhururarit çokollata apo lule ju ofrua nje alternative origjinale dhurate: Test per HIV.Nje qender mjekesore ne Johanesburg shpalli se do te shiste me nje çmim shume te arsyeshem (2,5 $) nje test te tille ne nje vend te tille ku nga 9 veta nje ishte mbartes i ketij virusi.(me kuptimplota per mendimin tim !!)
5-Indi-Ne zonen e Kashmirit nje organizate e quajtur Duhtaran e-Millet bastisi lokalet dhe rrahu te dashuruarit si dhe dogji kartolinat e Shen Valentinit. (faqe e zeze).....
6-Stamboll -Ne nje nga zonat me te zhvilluara dhe evropiane te qytetit , ne lagjen Nishantashi (ketu e kam punen une me qe ra fjala) , u nda nga dy fotomodele te njohura afrodiziaku "Vitesse" i njohur si Viagra natyrale.Pjesemarrja qe e hatashme:))

Cila nga keto te sipermet ju beri me shume pershtypje?Mua per vete Afrika e Jugut, Kina dhe Japonia.Po juve?

Wednesday, February 14, 2007

Gezuar Shenin miq !

Po e bej zemren gur dhe po shkruaj dhe une diçka me rastin e shen valentinit:)
Nje vjershe qe me pelqen shume nga Pushkin...

Une ju kam dashur;
ndoshta dashuria ne shpirtin tim
ende nuk u shua...
Por s'dua qe t'ju kape merzia tani..
T'ju pikelloj tani ?;
Jo kurre s'dua
Ju desha heshtur , fare pa shprese
munduar ende nga zilia s'jua thashe
ju desha aq sinqerisht e aq me bese ,
sa dhente Zoti dikush tjeter kaq ju dashte...

Gezuar dhe mos harroni , mos e vini dashurine tuaj ne fron vetem per kete dite por per tere vitin!

Tuesday, February 13, 2007

Aktivitete para-shen valentin!


Ja ku erdhi serish Shen Valentini.Erdhi me tere zhurmen , rremujen , zellin e njerezve te pickuar ne maksimum nga fryrjet kokoshe te komercialeve te ndryshme qe reklamojne papushim vleren dhe bukurine e kesaj dite te dashuruarish sigurisht nen shtresen e biznesit, nen hijen e publiciteit.I njejti perdellim , te njejtat reklama te perenduara , te njejtat promocione te shfrenuara qe i "thurrin lavde" dites se te dashuruarve... Sa te palvlere qe e bejne çdo gje.
Megjithate midis ketyre kishte dhe disa aktivitete qe me argetuan dhe me bene te ve buzen ne gaz per arsye te larmishmerise dhe kreativitetit te tyre.Ja ku po jua shkruaj me nje liste si me poshte:

1-Ne Filipine , Manila 6.124 veta u puthen ne te njejten kohe.Me kete rast thyen rekordin e thyer ne vitin 2005 nga 5.875 vetave ne Hungari . (shih f oton)
2-Firma Pfizer , prodhuese e Viagras , lajmeroi se do ta shiste kete te fundit pa recete dhe pa limite me date 14.Shkurt.2007.
3-Nje firme amerikane ndihmon personat qe te gjejne nje arsye per te mos e kaluar Shen Valentinin prane te dashures/dashurit te vet.Sikunder moda kete vit eshte qe te kalohet kjo dite prane bashkeshortit/es :))lol , kjo firme gjen arsye te ndryshme per te mos u takuar me te dashuren/dashurin. (kjo me argetoi me shume)
4-Nje firme argjendarie ne nje qytet te Turqise , kishte pergatitur nje pale pandofla , me peshe 80 gr , komplet prej floriri , çmimi i te cilave eshte 2.000 $.Ide e mire sidomos per nje vend ku njerezit vdesin ende per ar dhe kane preferenca arabeske.
5-Shume restorante kane filluar te pergatiten dhe per 15 Shkurtin qe ne shume vende ka filluar te shihet si dita e te vetmuarve.Nuk i shpeton gje nga syte jo.Edhe nese nuk ka nje dite te tille , e krijojne:)
photo source: www.sabah.com.tr

Monday, February 12, 2007

Avantazhet dhe dizavantazhet e te qenurit me shtepi afer

Kam nja 1 vit e ca qe kam nderruar shtepine dhe kam ardhur afer me punen.Po mendoja nje dite se çfare avantazhesh dhe çfare dizavantazhesh ka kur je me shtepi afer me punen.

Avantazhet:
1-Ne nje qytet te madh dhe me trafik te tmerrshem si Stambolli , te jesh me shtepi larg dmth te harxhosh 4 ore (kur ka shume trafik) dhe 2 ore ne dite (kur nuk ka trafik) per te udhetuar.Ata te shtepise qeshnin kur i thoja se bej perdite rrugen Tirane-Vlore:)Ndersa tani e kam 15 minuta larg.Per kete arsye maksimumi i kohes qe harxhoj eshte 30 minuta.
2-Duke qene kaq afer perfitoj te iki dhe te vi ne kembe.Me kete rast bej dhe gjimnastiken e dites.
3-Nese arrin me shpejt ne shtepi ke kohe te merresh me shume me veten ose me punet e tjera.
4-Nese shtepine e ke afer me qendren (megjithse per Stambollin nje qender nuk eshte e vlefshme se ka disa qendra:) eshte mire sepse del kur te duash dhe sa here te duash.Si dhe shkon ne cilin aktivitet te duash dhe sa here ta ka qejfi.Kur isha me shtepi larg pertoja ta beja kete perhere.Si thone shaka 2 ore vajtje e 2 ardhje:)

Dizavantazhet:
1-Duke qene afer , njeriu ka raste qe neglizhon me shume dhe kesisoj vonohet:(
2-Kur je larg ke mundesi te flesh gjate rruges , apo te lexosh libra.Duhet ta pranoj se jeta qe bejme nuk na e jep tere kohes mundesine dhe perkushtimin per te lexuar shume.Ndaj kur isha me shtepi larg e perdorja shume mire kohen per te lexuar gjate udhetimit.S'kishte gje me te kendshme.Per te fjetur flija ne mengjes, kur kthehesha lexoja:)Ndersa kur je afer nuk ben dot asnjeren:(

3-Xhepi te tronditet me shume kur je afer qendres dhe shtepia nuk eshte me e mire:(
4-Nese je buf nate :) s'te ben derman as e qenura afer me punen per tu ngop me gjume:)

Perfundim : Pa si eshte njeriu , nuk kenaqet kurre me asgje.Do e gjeje nje kleçke kudo:)

Friday, February 09, 2007

Terms of tenderness ..




I dislike teddy bears and all kinds of those pink presents.I find them really so artificial and stupid , they make me sick.I remember very well since I was a child I've never liked such kind of things (dolls are an exception of course).I remind I had only one monkey (instead of a cute teddy bear) and I loved it because it was so ugly , yet extremely charismatic and had a hooligan like face:)
However , this year happened something that melted even my icy and antipink heart:)
My mom and dad were by my side this summer.Each day I turned back from work with a great sense of humour and happiness , to see my mom and dad waiting for me home or at the park near my house.
When they left , I was still under their sweet affectionable caresses effect and the house seemed yet so bright because of them but alas , so bleak as well :(
I decided to read a book, just not to think about that , until I saw something at my library.My sweet mommy has put a silly looking teddy bear , as a decoration over my books!I started to laugh loudly and I should admit I felt sympathy for that teddy bear:)Just to think of what made my mom to decorate my library and thus make me feel better filled my heart with love.Her innocent affection made my day ! Funny , but sometimes you see some objects you don't like differently.This is possible if they bear your beloved ones tenderness !

Wednesday, February 07, 2007

Ne , brezi "i humbur" ....


Ishim diçka me pak se adoleshente kur filloi çdo gje.Ende pa arritur te kuptonim diçka u zhytem ne vorbullen e ndryshimeve se bashku me vendin tone.
Ju futem kesisoj nje rremuje te zhurmshme nga ku nuk dolem dot me.Mbase ende te papergjegjshem per ate qe benim , por me deshiren per te arritur perhere e me mire , shumica jone u largua nga familja , vendi i vet.
U larguam drejt nje te panjohure , drejt nje gjeje qe as na ftonte ,as na largonte.Me shpresat per me mire , por me bezdine , me ankthin e se panjohures ne shpirt.
Pas perballjes se pare me te rene , filluan , sigurisht , pse ç'prisnit tjeter perpjekjet per asimilim:(
Njeriu keshtu qenka gatuar.Do patjeter qe te sosi diku , i pelqen apo jo destinacioni.
E çuditshme sesi mund te fshije njeriu çdo gje , apo sesi mund te fshehe nen ndergjegje vetem per hir te ketij qellimi.
Fillimi qe i veshtire sigurisht.Fillimet jane perhere te veshtira.
Larg familjes, larg vendit , larg kujtimeve , larg botes tende , larg traditave te dashura , larg femijerise ..... , larg pafajsise, larg te perhershmes tende...
Nuk eshte e lehte.
Por nderkohe je i detyruar te vraposh me nje hop me te tjeret , nuk e ke luksin e soditjes, meditimit te sjelljeve te tua dhe ambjentit qe te rrethon.
Dhe ja vjen nje dite qe ti behesh pjese e ketij ambjenti , pjese e kesaj gjeje dikur te re per ty... Vjen nje dite qe ti shikon se ke perftuar zakone , mendime , ide, besime , doktrina te reja...
Nuk i perket me vetem se kaluares dhe unit tend te vjeter.Sado qe e mendon ate vazhdimisht .. sado qe te mungon vazhdimisht..
Befas e ndjen veten ne mes te nje udhekryqi gjigand.Jeta jote nuk eshte me njeshe por e ndare ne mijera copa , si copat e nje pasqyre te bere cope e therrime.Secila cope me pasqyrimet , reflektimet e saj.
Mbase e vetmja gje qe mund te te zgjoje sadopak nga kjo zhgjenderr eshte koha qe ka kaluar si pa ndjere dhe ka reflektuar kudo gjurmet e saj.
Sheh qytetin tend te ndryshuar , me nje ritem jete tjeter qe ti nuk e kap dot me , nuk ja ndjen dot me pulsin , sheh se pothuajse te mungon krejtesisht shoqeria jote shumica dhe ata si ty jane larg , sheh se nuk ka me gjurme te jetes tende ne asnje cep.Sheh prinderit e tu me te plakur dhe me pak energjike dhe te dhimbset koha qe nuk ke kaluar me ta .Kohe kjo e shpenzuar per tu bere pjese e se rese , per te sfiduar peshen e se papritures ...
Por ne fakt çfare ke arritur:Ndihesh ende i huaj ne vendin ku tashme jeton ,e misafir ne vendin tend.Ndjen se nuk i perket me asgjeje 100% dhe asgje nuk te pret me .

Keshtu pra jemi ne , ky brez.
Njerez pa 1 destinacion te caktuar , pa nje prehje konstante ...
Njerezit e brezit te humbur....
Eni Turkeshi

Tuesday, February 06, 2007

Ekspozite fotografike shqiptare ne Paris

Shkrimi i meposhtem eshte marre nga blogu i Tenes dhe po e publikoj ashtu siç eshte me shpresen qe te shikohet nga sa me shume shqiptare.

Ekspozitë fotografike në Paris.
Me rastin e 10-vjetorit të saj Shoqata e miqësisë Francë – Shqipëri, organizon në Paris një ekspozitë me fotografë amator ose profesionist shqiptar.
Qëllimi i ekspozita është të sjelli një këndveshtrim të ri vizual të Shqipërisë dje dhe sot : pamje nga një rrugë, një pejsazh në qytete apo fshat, portrete njerzish monumentesh ...
Fotografitë duhet të jenë një takim i frymëzuar mes artistit dhe jetës ose personazheve. Për t’ju përgjigjur këtij qëllimi, fotografitë duhet të jenë të shoqëruara me një diçiturë dhe disa fjalë të shkruajtura nga autori për të ndarë me ne historinë e fotografisë së tij dhe përse pikërisht kjo fotografi është e rëndësishme për të.
Me anë të kësaj ekspozite, organizuesit synojnë të prezantojnë Shqipërinë, një vend që ngelet akoma i panjohur, tek qytetarët francez. Do të ekspozohen rreth 30 deri 50 fotografi (çdo autor ka të drejtë vetëm të një fotografie) në formatin 20 x 30, fotografi me ngjyra ose bardh e zi.
Kordinatori i eksozitës është : Yves Rousselet dhe mund ta kontaktoni ne adresen elektronike :
yrousselet@wanadoo.fr
Fotografite dhe teksti që i shoqëron, duhen dërguar para datës 18 shkurt 2007 (e djelë) në adresat:
yrousselet@wanadoo.fr ose assoc.albania@wanadoo.fr
Me postë: Association Albania - 34, rue de Toul 75012 Paris


Falemderit Tena!

Monday, February 05, 2007

When it comes to obsession..
















Since yesterday I had a talk about obsession I'll follow up with a list of the things I'm obsessed to:)
Your list is wellcomed as well:)))


1-My family and my real friends ( their number won't pass a palm's number)
2-Photography and Cinema .I can't separate them.I go nuts for both:)
3-Danceee (makes me fly)
4-Flickr and blogs (mine and my nut virtual friends:)
5-Arts (not martial ones:)
6-Cats, cats , cats ('n kneading a cat's belly:)
7-Deliberate disturbation of stupid , banal,brainless,egoist ,spoiled people.
8-Surprising people(good surprises for my beloved , bad surprises for the itching ones:)(angel Eni & evil Eni:)
9-Entertaining everybody (when I feel like)
10-pomegranate:) everybody knows it:)))

Well , I guess my brain is on his way to Bali holidays right now :) I simply can't remeber anything else, but this is :


TO BE CONTINUED.....

Sunday, February 04, 2007

Fiksimi qenka gje e keqe:)))

Ja ku jam miq...se pari falemderit per interesimin.Nuk kam humbur gjekundi veçse kisha pak pune kete fundjave.Kisha nje "derr" :) perkthimi per te bere..Por pse ta fsheh; e bera dhe pak me kast per te provuar veten sa do i rezistoja tundimit per te kontrolluar blogun tim,tuajet dhe faqen e flickr:))
Nuk thone kot se fiksimi qenka gje e keqe:)))
Dje isha gati te vija dhe ta kontrolloja faqen time por e mbajta veten:)u hutova ca me perkthimin.per fat te mire ende s'e kam lidhur internetin ne shtepi , ndaj e pata ca me te lehte te ambjentohesha me idene:)
Por pasi perkthimi mbaroi,sigurisht mu desh te vija ne internet kafe per ta hedhur tekstin e perkthyer..ja aty erdhi fundi i durimit dhe hop.... i harrova te tera sa pata thene:)
mu kujtua nje vajze turke blogun e te ciles e lexoj shpesh.Edhe ajo ka bere disa eksperimente me veten si psh: mund te jetoje e lumtur pa embelsira ,si shtyhet nje dite ne nje qender tregtare , te jesh apo jo super pozitive etj etj..
Çdo here eksperimentet i perfundonin si ne tym dhe vazhdonte te bente siç i desh koka..
Po ashtu edhe une:)
Eshte mire te merresh me gjerat qe te pelqejne , qofshin keto dhe fiksime:)
Fundjave te mbare te gjitheve...

Thursday, February 01, 2007

Lufta me cigaren dhe sensacionet mediatike

Po lexoja ne blogun e Tenes , shkrimin e saj mbi cigaren dhe mu kujtua nje shkrim qe pata lexuar nje dite ne gazete.Siç dihet sidomos ne Amerike por dhe ne Evrope ka filluar nje lufte e theksuar per ndalimin e cigares dhe kjo lufte eshte ne forma te ndryshme , duke filluar nda ndalimi i pirjes se saj ne vende publike, restorante,vende pune.Apo me ane te manifestimeve, me ane te kurseve te ndryshme ndihmuese ne pergatitjen e psikologjise se pacientit mbi lenien e cigares etj etj.
Por lajmi qe lexova ne gazete ishte krejtesisht ndryshe , ne te flitej per nje studim te universitetit te Los Angelesit nga ku ishte arritur ne perfundimin se demtimi i nje zone te trurit te quajtur "insula" shkaktonte "heqjen e fiksimit" per te pire cigare ose e thene ndryshe , i jep fund te qenurit tirjaqi cigareje.Ne rast deshire te pacientit kjo mund te arrihej me nje nderhyrje te lehte kirurgjikale.Kishte dhene dhe shembull nje te semure qe dikur pinte 2 paketa cigare ne dite dhe qe tashme nuk i shkonte mendja per te pire me.Por ne te njejten kohe nuk thuhej asgje per pasojat qe mund te sillte demtimi i kesaj pjese te trurit.
Eshte kthyer ne nje mode tashme nxjerrja e shpikjeve te reja qe do te ndryshojne shume gjera ne jeten e njeriut , ne te shumten e rasteve qe do ta bejne jeten e tij me komode dhe te nje niveli me te larte.Kjo si ne anen mjekesore ashtu dhe ne çdo fushe tjeter.Por mendoj se zbulimet ne anen shkencore duhet te jene me te ndjeshme sidomos ndaj nje pjese te shoqerise qe e zbaton çdo zbulim si te ishte pjese e bibles.Nuk eshte fort e drejte qe ti hidhet hi ne sy njerezve vetem me anet pozitive te zbulimit , pa treguar ose pa qene te sigurte ende ne pasojat e tij qe mbase mund te jene dhe shume me te medha e te demshme.Kjo e ben ate nje zbulim gjysmak dhe me shume sesa zgjidhje nje fryrje dhe sensacion mediatik..

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Follow by Email

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator