Friday, November 02, 2007

Ditari i Melodise

"Ezginin Gunlugu" apo e perkthyer ne shqip , "Ditari i Melodise" eshte nje grup turk me nje muzike mjaft te veçante.Melodite e tyre nuk jane te caktuara por mund te themi se kenget e tyre kane nje rryme etnike dhe nostalgjike.
Per kete arsye mbase nuk para njihen nga te tere dhe kane nje grup te caktuar admiruesish.
Grupi u krijua ne vitin 1981 dhe ne 1983 dhane koncertin e pare.Ne vitin 1990 paten nje shkeputje per tu rimbledhur serish pas nje viti me nje album te ri te quajtur "Stavridh".
Grupi ka nje krijmtari te pasur prej 15 albumesh.Spikasin punet e tyre te bukura mbi melodite e vjetra azerbajxhanase dhe kompozimet e tyre mbi vjersha te Nazim Hikmetit dhe Orhan Veliut.
Sot dua te ndaj me ju kengen dhe tekstin e nje prej kengeve qe me pelqen me shume nga ky grup.Shpresoj t'ju pelqeje dhe juve...


1980..

Sikur te te rrethoj me tymin e cigares time
dhe te te ruaj ty aty;

Mos ik , mos ik
Nuk ka kthim nga rruga per ku je nisur;

Mos ik , mos ik ,
do t’me beheshe i huaj i dashur
dhe kjo do me lendonte;

Sikur rruga te merrte udhe
gjate kohes se mungeses tende,
une ty nuk te harroj!

Eshte kohe mbremjeje
na pershkoi serish trishtimi
Ne zemren time ka rene flaka
Eja dhe me shpeto prej teje ;

Ne mbremje shetita neper rrugica
Nje afishe e grisur,
Te pashe ty ne mur!


Sikur te te rrethoj me tymin e cigares time
dhe te te ruaj ty aty;

Sikur rruga te merrte udhe
gjate kohes se mungeses tende,
une ty nuk te harroj!

Mos ik , mos ik
Nuk ka kthim nga rruga per ku je nisur;

Mos ik , mos ik ,
do t’me beheshe i huaj i dashur
dhe kjo do me lendonte;







Powered by eSnips.com

14 comments:

  1. jo gitme dmth : mos ik :))

    ReplyDelete
  2. çok güzeller sanatlarını doruklarda icra ediyorlar mest edici dinlendirici Allah onlardan razı olsun sonsuz saygı ve sevgiler

    ReplyDelete
  3. vay e.t. türkçeyi bitirmişsin abi..helal sana:)

    ReplyDelete
  4. cok guzel! rrofsh enushka se na kenaqe:)

    ReplyDelete
  5. Eni!Vecanerisht jamkenaqur dhe te falenderoj per kenaqesine qe me dhe me"Mos ik".Ah,sikur ta shihja ate kengetaren!Sidoqofte, presimte tjera.

    ReplyDelete
  6. Sa bukur tingellon ne shqip "ditari i melodise"...e kisha pranuar veç si "Ezginin Günlüğü"....nuk e di nese te ndodh dhe ty kjo gje...

    ReplyDelete
  7. meditime-pershtypje : flm shume.per te pare me shume rreth ketij grupi futuni ne faqen e tyre.eshte ne turqisht por te pakten foton e kengetares e shihni:) www.ezginingunlugu.com.tr

    majla: yep .vertet ashtu ..por e ka kuptimin aq te kendshem saqe s'mu ndejt pa e perkthyer :)

    ReplyDelete
  8. po e di mi e di, ate desha me t'tregu, që e di...:)

    unë vetë s'dëgjoj turçe, po komshija lart është turke dhe na e sëllon herë pas here me ballada, që po të mos ishte orë gjumi apo që mua më është tekur të punoj, do më pëlqenin dhe më shumë...

    e bukur, kjo, me që ra llafi.:)

    Week-end t'vizllueshëm!

    ReplyDelete
  9. Eni!Te faleminderit!Hyra sipas porosise dhe e pashe te gjithe grupin.Tani qe e pashe,jam dhe ca me keq:me rri mendje atje,tek kenget e tyre.Se syte ua pashe,por zerin aha!U percolla.Une jam i sigurt(pse qenkam kaq turkofil,xhanem?!)ti edhe ne te ardhmen do na"qerasesh"me te tilla melodi,qe,mua,si plak me kenaqin.
    Perparim Hysi,3 nentor 2007

    ReplyDelete
  10. akull: pa ça injaronte une, si rashe me te hiç:)
    gezohem qe te pelqeu yllo.weekend me xixa:)

    z.perparim. vjen shume mire qe ju paska pelqyer.Une do ju sjell here pas here kenge turke qe me pelqejne.nese doni te degjoni me shume kenge te ketij grupi mund ti shkarkoni nga faqja esnips aop nga shume programe te tjera software si ares,lime wire etj..fundjave te bukur ju uroj!

    ReplyDelete
  11. gezohem qe te pelqeu Kraste!

    ReplyDelete