Thursday, March 29, 2007

Poezia ime e vetme..

Nuk e di ne e mbani mend nga shkrimi kur flisja per veten se , jam e paafte ne shkrimin e poezive.Kur isha e vogel me dukeshte si cen sepse ne kopesht dhe klase kisha perhere talente te tilla.Nje here s'e harroj , ne klase na dhane detyre te shkruanim diçka per xhaxhin Enver me rastin e ditlindjes.Çfare stresi nuk e harroj, doja te shkruaja nje poezi te vertete per te dhe jo nje shkrim dosido.Sepse poezia do te kishte me shume pamje.Nuk e harroj u ula nja nje ore dhe u mundova te shkruaj nje poezi dhe pas nje ore mundimi shoh se kisha nxjerre ne drite nje alamet paçavureje.Qe prej asaj dite i dhashe fjalen vetes te mos guxoja me te shkruaja nje poezi , ndryshe do frikesoja boten.Ne pergjithesi me pelqejne poezite , qe nuk kane rime brenda madje pak si te ç'rregullta.Mirepo mosha e adoleshences ben te veten dhe njeriu i lejon vetes dhe lajthitje ne ate kohe.Ndaj ja lejova vetes per here te pare dhe te fundit te shkruaj poezi.Po e ndaj me ju:)

Pa Emer

Dua te qaj por nuk mundem ;
syte me dhembin
Dua te flas por nuk mundem ;
njerezit do te qeshnin
Dua te uleras por nuk mundem;
zeri me eshte shuar
Dua te pyes pse por nuk mundem;
se askush nuk pergjigjet
Dua te shprehem por nuk mundem;
askush s'do t'me kuptonte
Dua te shpjegohem por nuk mundem;
mund te shkaktoj dhimbje
Dua te fle por nuk mundem;
shpirti i trazur s'do me linte
Dua te prehem por nuk mundem ;
se nuk e gjej dot nje vend te qete
Dua te marr fryme por nuk mundem ;
agonia me asfikson
Dua te bej diçka por nuk mundem ;
zemra e ndryshkur nga pritja,indiferenca me ka paralizuar çdo qelize
Dua te gjej nje zgjedhje por nuk mundem ;
gjithçka e re eshte rrembyer
Dua t'ju ndihmoj por nuk mundem ;
jo se jam e dobet vete ,por sepse cinizmi juaj s'me lejon
Dua te bej diçka per te ndryshuar boten por nuk mundem;
se gjithçka eshte ndertuar e erret dhe e komplikuar si nje zgjua bletesh qe ne zanafille
Por mos u gezoni sepse sidoqofte nuk do te mundni t'me merrnishpirtin tim qe eshte i rrethuar nga nje dashuri metalike e kristalte...

Shenim: Eh adoleshentet , sa kryengrites dhe njekohesisht pesimiste jane:)

8 comments:

  1. Me pelqeu poezia.
    Pavaresisht nga pesimizmi i saj :)

    ReplyDelete
  2. Atehere ne ato kohra kolere, esh normale te jesh pesimist. Sae fshehte paske qene moj!Kte poezi te sunduku jot e kishe?

    ReplyDelete
  3. ha ha..e kam pas te fletorja qe normalisht secila nga ne kishte ne vit te katert ne gjimnaz e mban mend?e mbushur plot me shprehje,poezi e shkrime qe na pelqenin.te kujtohet si ndonjehere ne ore te mesimit merreshim me shkrimin ne keto fletore te gjerave qe na pelqenin:)
    e doja aq shume ate fletore sa me dukej si pashaporte:)kudo e kisha me vete:)ende e kam:)e dua shume...

    ReplyDelete
  4. M'u duk se e pati shkruar Kastadiva, fillimisht.
    Mirëpo, qenka në gen, ndërtimi i fjalës i veshur me nota melankolike.
    Gjithsesi, bukur!

    ReplyDelete
  5. ha ha me duket se po Ago:)falemderit.

    ReplyDelete
  6. kot thua qe s'di te shkruash:))....vertet shume bukur!!

    ReplyDelete