Poshte po shkruaj disa fjali klishe qe i urrej ne shqip:
1.Kur çdo gje te mbulohet nga pluhuri i harreses... (Ky pluhuri i harreses , me duket aq togfjalesh i dobet dhe medioker sa qe me perzihet sa here e lexoj)....
2.Dielli puthi kindat blu te fundit te qiellit...(boooo sa kot)
3.Toka qe mbushur plot me qilimin e kafte te gjetheve...(ça qilimi paskesh qene more:)
per momentin kaq me kujtohen ...mund te shtoni dhe ju...
do shtojme dhe te tjera:)
cfare eshte "kinda?"
ReplyDeletedhe une s'jam shume e sigurte , po m'duket se eshte pjese ne fund...
ReplyDeleteMua me pelqejne frazat numer 1 dhe 3...
ReplyDeleteNuk e di a eshte njesoj, po e urrej kur njerezit perdorin "domethene" me tepri.Tregon se ai njeri nuk di te shprehet aq mire sa do,keshtu qe perdor fjale kot. Afersisht si perdoret "like" ne UK dhe USA.
edhe une si ti mendoj London Lily...
ReplyDeleteNdërsa unë, nuk fsheh habinë time me novatorizmat dhe huazimet që kanë hyrë në gjuhën shqipe nga gjuhët fqinje. Akoma dhe i madhi Kadare, përdor të tilla. Një shembull: dimë se, në gjuhën tonë i themi "pajë"(Fisheku në pajë) kurse fjala "prikë", është fjalë greqisht! E përdor Kadare në "Prilli i Thyer" !
ReplyDeleteMuaj të këndshëm!
te bezdis fakti qe dhe Kadareja i perdor keto...
ReplyDeleteGjithashtu dhe ne shume libra shqiptare perdoren shume turqizma qe ne fakt nuk dihen mbase dhe aq mire qe jane te tilla dhe perdoren gjasme si fjale shqipe...nje shembull eshte fjala : sarhosh qe ne turqisht domethene pijanec...
Sidoqofte ka dhe vende qe perdorimi i ketyre fjaleve them se nuk te bezdis syrin..nje shembull do te jepja me perkthimet e autorit gjerman Remark , nga perkthyesi Robert Shvarc..Kam kenaqesi kur i lexoj veprat e perkthyera nga ai....